4

1.2K 99 24
                                    


~•~

Kishin kaluar disa ditë nga ajo telefonatë. Çdo mbrëmje më merrte në telefon, ose më mirë një mbrëmje po dhe një mbrëmje jo.
Thoshte që : një mbrëmje po të lë të qetë, nuk po të besdis duke të futur në siklet.

Dhe ishte e vërtetë...arrinte gjithmonë të më fuste në siklet duke më pyetur edhe për gjërat më banale të ditës !

Por sado në siklet t'u ndjeja un mesi e prisja telefonatën e tijë.
Mu ishte bërë si një drogë që e doja me patjetër që të më çrregulloi qelizat e gjakur dhe neuronet e  trurit.

Ishte më e fortë se un ajo dëshirë për t'a dëgjuar edhe pse pas çdo telefonatë me të, më bënte të ndihesha kalama fare.

Tani isha në shtëpinë e prindërve të mi dhe u ndjeja më e sigurt. Më e fortë mendurishtë për t'a përballuar.

Ishte natë vonë dhe un kisha hipur në saletën e shtëpisë duke pritur telefonatën e tijë.
Isha e shtrirë me shikimin drejtë qiellit të errët duke vështruar ato yje me kujdes si për të kapur yllin e radhës që do ishte duke rënë.

Dhe e kapa.
Arrita që me shikim të kapja rënjen e një ylli, ku la një shije të hollë hollë ndroçimi dhe u zhduk nga ai qellë i errët e i pikatosur nga yjet e tjerë.

Dua që të më marrë tani në telefon.
Dua që të më marrë pikërishtë tani.
Dëshirova me parimet !

Dhe zilja e telefonit ra!!
Pikërishtë në atë çastë !!!

Në zemër u ndjeva aq e mbushur sa nuk e përshkruaj dot.
Por nuk di të themë as se për cilin motiv u ndjeva ashtu!!
Fakti që më mori ai në telefon, apo thjeshtë se mu plotësua dëshira e yllit të rënë nga qielli, që u kap nga sytë e mi ! Di vetëm që u ndjeva mirë dhe sytë po më ndroçonin më bukur se ato yje në qellë !

"Hei..."
Ju përgjigja e gëzuar sapo hapa menjëherë telefonin si për të mos humbur atë thirrje aq të dëshiruar nga un !

"C'ne kjo lumturi kështu ?"
Më pyeti si me çudi.

Dhe me të drejtë.
Ishte zëri i tijë që dëgjohej në fillim të telefonatës dhe më pas ju përgjegja un si e ndrojtur dhe me turp.
Më pas ai më pyeste se çfar kisha bërë gjith ditën. Më fuste në një siklet duke u tallur pak me mua dhe më pas më uronte natën e mirë duke më thënë që nesër e kisha ditën e lirë pa telefonatën e tijë !

Dhe un si budallaqe kafshoja buzën duke ngrënë fjalet që doja t'i thoja me aq dëshirë: ' lutem më telefono edhe nesër'. Por nuk arrita kurrë të ja thoja.

"Pashë një yllë që ra."
Ju përgjigja pas një copë herë e menduar duke përcjellë të gjith entuziazmin dhe ngrohtësinë që ndjeja në shpirtë !

"Dhe shprehe një dëshirë ?"
Më pyeti i qetë me zërin e tijë që më përkëdhelte mendimet dhe imagjinatën !

"Ëhë...dhe çuditerisht u realizua."
Ja pata menjëherë.

"Pse çfar dëshirohet që u realizua kaq shpejtë.
Apo dëshirove të prekje hundën me dorë dhe ja arrite."
Fillojë të më vë në lojë që tani.

"Mos më bëj aq fëmijë, se nuk jam.
Bëj vetë un. Gjithsesi di t'a prek hundën edhe pa ndihmën e një ylli të rënë. Thjeshtë dëshirova që ti të më merrje në telefon në atë moment dhe ja që u plotësua."
Fillova të flasë e rrëmbyer nga ajo lufta ime e të dukuri me patjetër më e pjekur në bisedë me të !

Luftë që e kisha humbur sapo hapa gojë pa u menduar se çfar po thoja!

"Shiko, shiko të fliske me mua qenka dëshira jote me e madhe kshu ?
Dhe un që mendoja se të besdis.
Si e harxhon një dëshirë kështu ?
Mjaftonte të më merrje vetë në telefon dhe un do isha përgjigjur.
Shiko se humbe një dëshirë tipike e 'dua paqen në botë' që do u realizonte...
E Kupton që bota tani është në luftë vetëm për fajin tonë apo jo ?"

Fjalët e tijë më bënë të ndihem akoma më fëmijë.
Si i thash aq hapur që dëshiroja aq shum të flisja më të !?

Për sa i përket botës që ishte në luftë...le të digjej, nuk më interesonte.
Ai arrinte të më bënte aq egoistë sa të dëshiroja një gjë kaq të keqe për botën që na rrethonte !

Dhe po ai më bënte të dëshiroja një gjë kaq të thjeshtë dhe të mundur në ditur e sotme, por që për mua ishte kaq e vështirë për t'ja treguar aq hapur !

Dua të flas me ty dreqi. Le të digjet bota. Ja sa egoiste më bënte të ndihej!

"Shiko se doja vetëm për të provuar në a realizohet vërtetë një dëshirë kur bie një yllë. Dhe ja, zbulova që po.
Është një zbulim epik ku që sapo provova. Dhe tani jam e sigirt që kur të bie një yllë tjerë, dëshira ime e vërtetë do realizohet me patjetër."

Kërkova të dilja si një e mënçur nga ajo situatë fëminore ku kisha rënë në atë bisedë me të !

"Ashtu...?
E pa' më thuaj pak cila na qenka dëshira e vërtetë kshu ?"
Më pyeti me atë zërin e tijë pak si sfidues dhe shakaxhi por kurioz !

Cila ishte dëshira ime e vërtetë ?

Dua të më marrësh çdo ditë në telefon !

Vërtetë ishte kjo dëshira ime më e madhe ? Aq shum e dëshiroja zërin e tijë saqë të përmbysja botën vetëm për t'a dëgjuar të fliste me mua !?

"Sigurishtë që dëshirën tipike kam.
Paqen në botë gjithmonë !
Sapo të shoh një yllë tjetër që bie do dëshiroj paqen në botë.
Dhe un do jenë heroina e të gjith botës sepse jam e sigirt tani se do realizohet."

Nuk mund t'a përmbysja botën vetëm për t'i dëgjuar zërin atijë.
Do ishte një çmenduri !

Më mirë paqen në botë dhe të dëgjoja zërin e tijë një ditë po dhe një ditë jo.
Që do e prisja si gjithnjë me padurim!

"Ah...për një moment mendova se do dëshiroje që; un të isha aty me ty!
Të paktën tani jam i qetë që bota e Ka një shans për të arritur paqen e sajë.
Shpresoj që të mos harxhosh një dëshirë tjetër vetëm për provë !
Dëshiro direkt paqen në botë, mirë?"

Më bëri të riflektoi në mëndjen t'ime.

Po për t'a pasur afër meje ...
Do ja vija flakën botës ?

"Kjo është e sigirt tani."
Ju përgjigja me mira nuanza mendimesh në kokë!

Atë natë, edhe pasi u mbyll telefonata, qëndrova akoma aty duke vështruar yjet. Dua të kap një yll tjetër.

Dua të bëj një provë tjetër: në a plotësohet vërtet dëshira e një ylli të rënë ?

Dua që të vijë tek un.
Dëshirova përsëri egoiste, kur kapa me sy një yllë të bie sërish me magjinë magjepse të tijë!

Nuk isha egoiste, thjeshtë i provova vetes që bota nuk mund të arrinte paqen vetëm nga një dëshirë e një ylli të rënë. Sepse deshira ime e dytë nuk u realizua !

Ai nuk erdhi atë natë, aty...poshtë atij qelli të pastër verorë plot yje, ku isha, dhe e dëshirova un !

~•~

pse mua ?Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon