22

1K 92 139
                                    

~*~

Kisha frikë...
Kisha vërtetë frikë të ju përgjigjia në telefon !

Ishte hera e tretë kjo, që po më merrte me melodinë që dukej sikur egërsohej gjithmonë e më shum.

Deri sa mbaroi...

E un qëndroja e shtangur, ulur këmbëkryq në shtratin tim e shikoja skermon përballë meje që lexonte...

tre thirrje të humbura nga Edi.

Mëndja më ishte e bllokuar, dhe e vetmja gjë që mendoja ishin fjalët e Edit që më tha natën e fundit para se të ikë...

'...nëse ndodh. Do ishte më mirë të ikje vetë nga un. Mos prit të të zbuloj e të të përzë.'

Mesiguri po mendonte dicka që nuk ishte për mua e Bledin.

Të paktën un një gjë të tillë do mendoja pa dyshim në vëndin e tijë.

Dhe me padyshim as që do insistoia që të merrja një shpjegim nga ai...
Nga një anë mendoj që po humb një mundësi për të qartësuar gjërat me shpresë gjithnjë se do më besojë!

Mesiguri nuk do më besojë...

E un nuk doja, nuk doja t'u përballuar me Edin, nuk doja të më thoshte atë që kurrë nuk doja t'a dëgjoja nga buzët e tija. ' mbarojë.'

Do më lë me anë të telefonit.
Jam e sigurtë.
E nuk do shohë as dhimbjen t'ime që do ndjejë...shkatërrimin tim.
E un...

Un vetëm këtu.
E pafajshme vërtetë por me gjith vajin e ngecur nga bota.

'Ding'
Ishte një mesazh i ardhur ne telefonin tim që më hoqi ato mendime !

Edi...
<<Përgjigju se të betohem që u nisa direkt për në aeroportin më të afërt e mar avionin e parë për në shqipri. Nuk do të leverdis aspak pastaj...>>

Më pas telefoni fillojë të bie sërish me atë melodinë që ishte një torturë për veshët e mi.

E mora nëpër duar me ngadalë, zemra e gjakosur që pikonte dhimbje e dridhesha, dridhesha edhe nga i ftohti i asaj nate nëntori.

Pranova thirrjen.

Por nuk kisha kurajo të flisja, thjeshtë e mbaja telefonin në vesh, e prisja vetëm zërin e tijë, që ashtu si un dëgjonte në heshtje vetëm frymarrjen dhe rrahjet e zemrës që bucisnin dhunshëm...

"Nuk ke ndërmënd të flasësh apo jo ?"
Tha pas një copë here heshtje, ndoshta i lodhur duke pritur zërin tim që nuk kishte vërtetë ndërmënd të dilte.

"Më dëgjo mirë, se nuk më pëlqen t'i përsëris gjërat dy herë.
Nuk më pëlqejnë as gënjeshtat  dhe sidomos bazohem në besim.
Se un rojen tënde nuk e bëj e as nuk kam ndërmënd t'a bëj ndonjë herë..."

E un kafshova buzën me lot nëpër faqe kur dëgjoja fjalët e tijë.
Prisia vetëm më të keqen tani.
Por nuk bëra sërish zë, thjeshtë e dëgjoja me kujdes.
Dhe për një moment as nuk po i kushtoja shum rëndësi fjalëve që po më thoshte...

pse mua ?Where stories live. Discover now