25

1K 86 58
                                    

~•~

"Mbërritëm"
Ishin fjalët e paduruar nga nervat e muskujve ku u mbulonin plot adrenalinë e ulur në atë taxi.

Mesi prisja të sbrisja nga ajo makinë.

Mbërritëm...më në fund mbërritëm përballë shtëpisë ku banon Edi.
Më gufojë zemra

Babi i Edit zbriti nga taksia dhe u drejtua për nga bagazhi duke ndihmuar taxistin për të nxirrë dy valixhet tona...

Zbrita njërën këmbë, më pas tjetrën dhe u ngrita në këmbë duke qëndruar si e mbështetur në sportelin e makinës akoma të hapur.

Po vështroja rreth e përqark zonën...
Këtu jeton Edi.

Dhe nga ky fakt më dukej kaq bukur.
Çdo gjë që kishte të bënte me Edin dukej kaq bukur.
Kaq e re dhe e zhvilluar, thjeshtë sepse kishte përqark atë, kaq të veçantë që ishte për mua.

Ai nuk e dinte që un isha në Itali.
Dinte thjeshtë që sot do vinte babi i tijë, si rrjedhojë edhe rihyrja e Edit nga puna do ishte po sot.

Ndoshta po priste mbrenda në shtëpi.

Si do reagojë kur të më shohë?
Do më përqafojë.

E zemra ime nuk duronte, hovi e vluar në kraharorë vetëm kur e mendoj.

Doja t'a shikoja sa më shpejtë, dhe tani, aty tani...

Dhe ja !

Me sy malli e gjeta aty...përmes mjegullës së dendur në atë ditë dhjetori pa diellë edhe pse ishte drekë e djelli duhet të ishte i lartë.

Sapo zbriti nga një makinë ku përshëndeti disa shokë ndoshta kolegë me dorë...

Qetë me një çantë sportive të zezë me logon e bardhë Nike që e hodhi pas shpatullës së djathtë, vazhdojë drejtë pallatit aty anash tijë përballë nesh duke ecur.

Sa i bukur ishte.
Sa më kish marrë malli për t'a parë.

U humba e ngrirë me shikimin në shtatin e tijë madhështore, ai indiferent pa vënë re presenzën t'ime.

Ai i veshur me atë xhupin ngjyrë hurme që i rrinte kaq mirë e bukur, plot siguri e hijeshi. Në ambjentin e tijë...
Flokët e tijë që gërvishtën imazhin, ajrin, kohën, në çdo spostim e hap që bënte. Si për t'i dhënë më rëndësi...

Ambjenti e dinte, e ndjente që ai po kalonte, që ishte, që ecte, dhe e respektonte duke e spostuar mjegullën që ja përkëdhelte shtatin e lartë.

Hapat me këpucë prej lëkure qafgjata po me të njëjtin ngjyrë të xhupit, thyenin petën e borës së ngrirë poshtë peshës së rëndë të tijë. E Edi as që e dinte, as që e shikonte se si bora egoiste këpucët ja puthte bukur duke u shtypur e gdhendur gjurmën e tijë.

D'ora e tijë e veshur me doreza të zeza shtrëngojë më shum dorezën prej cope të zezë sipër shpatullës së tijë. E mua mu duk sikur ja dëgjova edhe zhubravitien e lehtë po e vrazhgët si një litarë i fortë, kur e shtrëngojë ashtu.

Doja t'a prekja sa më parë atë dorë, t'a puthja e ta vendosja mbi faqen t'ime të akullt ftoftë. Për t'i thënë që më kish munguar ngrohtësia e tijë.

pse mua ?Where stories live. Discover now