30

1K 78 165
                                    

~•~

"Bujrëm mik i dashur"
Shikimi i babait tim ishte e njëjtë me stuhinë e acartë të një dimri të egër e të ashpër.

"Ti po më fton si mik. Po un nuk kam fytyrë për të hyrë në derën tënde shoku im." Babai i Edit sikur ju ish ulur krytë kur i dha dorën babait tim.

"Më ke mik e jo shok."
E korigjoj i prerë me vëmëndje të ngulur im atë !

"E Mik dua të qëndroj më beso."
Dhe un e dija rrjedhën e bisedës që po merrte jetë. Duhet vetëm t'a bërballoia. Babai i Edit sikur më kish lexuar mendimet e po merrte situatën në dorë duke i bërë ballë asajë që mua më dridhte shtatin e çdo rrashtë e kockë vetëm duke e mendu !

"Mik je. E Mik do qëndrosh atëherë."
Këtë herë shikimi i babait tim ishte i ngulur në mua.

Qortues. Dyshues. Dominues. Diktator i qënies time që kur më vu në jetë.

"Kam frikë se fëmijët nuk shkojnë dakort mes tyre." Ishin fjalët që tërhoqën vëmëndjen e tijë dhe e shkëputën nga tortura që po shkaktonte vetëm duke mi shkrumbu sytë !

"Ou ! E që kur kshu ?" U shpreh me zë autoritar por qetë si të ishte një çudi.
"Çfar ke bërë ?" Mu drejtua me një hije Tirani po me të njëjtin ton zëri por duke ma hedhur direkt fajin mua.

E un frikën e kisha në palzë.

"Ajo s'ka bërë asgjë.
Ka qenë dritë djelli në derën e  shtëpisë time." Babai i Edit më vuri një dorë mbi shpatull si për të më mbrojtur duke më dhënë forzë !!
E Ka si një tip dhuntije lehtësimi që të jep siguri vetëm me presencën e tijë.

Ndërsa babi im më bën të varfër shpirtërisht, të pa zhvilluar mendurishtë e të dobët fizikisht! Vetëm kur e shikoj ma bën gjakun ujë nga frika.

Gjaku është vetëm ujë nëse nuk ka ngrohtësinë familjare e trashësi dashurie.

"Atëhere ku qëndron problemi ?"
Vazhdoj ta pyesë duke e kthyer shikimin dyshues sërish drejtë tijë !

Fakti që kishte një problem ishte kuptuar që kur hymë në portën e madhe prej druri.
Tani duhet të isha në Itali pran Edit nëse gjithcka do ishte në rregull e Jo në derë të shtëpisë t'ime.

Mesiguri këtë ka menduar babi im.

"Djali im..." U ndal si të mos dinte nga t'ia niste babi i Edit.
"...problemi qëndron tek një tjetër vajzë."

"Po më thua që po lë vajzën t'ime se diali yt do tietër vajzë ?
Pse...?
A ka gabuar gjë vajza ime ?
A Nuk i Ka shërbyer e qëndruar si ka hije t'i qëndroj burrit ?
A e Ka ngrit shikim përveç se për të parë burrin që i dhash e që duhet mbajë.
A me nder a e Ka gjet diali ytë ?
Se deri dje i rrinte mirë djalit tëndë, e sot më thua se nuk shkojnë dakort !"
Zërin e ngritur në kupë të qiellit sa i gjith fshati besoj se e dëgjojë !

E un mbylla sytë fort se më erdhi turp në sy të babait të Edit që po i dëgjonte ato fjalë e duhet t'i përgjigjej !

Ato fjalë që mua më goditën si një uragan në fytyrë të plotë.
Që më buçitën veshët si për të më shtypur si qënie e për të më shkelur shpirtin që ma kish dhënë zoti por po ma dominonte tietër kush.
Nga ato fjalë qënia ime nuk mu duk as njeri, por isha diçka e programuar për t'i shërbyer një të huaji !

pse mua ?Where stories live. Discover now