35

1K 88 146
                                    

~•~

Tavolina ishte plot e përplot me ushqim. E shtruar vetëm për burrat me pjata meze, oriz e byrek. Tastibab në pjata dheu dhe zhelegu i pjekur në hell sipas dëshirës i vënë në mes të tavolinës.

Raki e muhabet burrash gjëmonin në dhomën e miqëve...
Edhe këngës ja kishin marrë me cifteli !

Un po qëndroja në verandën e vogël jashtë me nuset e dajos dhe të xhaxhallarëve që nuk pushuan së foluri për Edin dhe Shokun e tijë që u ish bashkuar që kur kur therën zbelegun.

Ky i fundit e theri zhelegun sapo Edi i dozoi thikën sikur t'a dinte që Ilavi ishte për atë punë ku Edi dukej që nuk e bënte dot...
Mu duk sikur Edi kishte dhimsë për kafshën, ndërsa Ilav e kapi zhelegun për bringat e vogla të sapo mbir në kafkë.. I shkeli dy këmbët e parme me këmbën e tijë që të mos lëvizte nga dhimbja që do kalonte kafsha e gjorë.
Duke e fshehur thikën nga shikimi i kafshës ja vuri në qafën leshatore të bardhë ku e kish tërhequr e ndalur lëvizjet e Qengjit,ja preu fytin pa dhimsë hiç!

Gjaku curg, ku njollosin e shkriu borën e bardhë e ngrohu tokën e ngrirë! Avullojë gjaku ashtu si shpirti i kafshës në atë ambient të ftohtë.

Edi hoqi shikimin nga ajo pamje ndërsa Ilav tundi kokën si të kish bërë një punë të mirë.

Babai im i rrahi krahun si për t'a komplimentuar krenarë.
'Ti qenke kasap i lindur more djalë!
Çfar nderi të të kem sonte për darkë.'

Ilav kish ardhë bashkë me Edin në kto zona të thella. Më duket se kish qenë edhe pak dit më parë për ca punë të veta, si i dëgjova ti thoshte tim eti ! U çudita kur e pash .

Do kishte ardhë më parë përnjëherësh me Edin i tha, po ishte bllokuar rruga nga bora e ju desh të priste me makinën që se linte dot në mes të rrugës... Kishte pritur deri sa fshatarët të lironin rrugën nga bora duke i dhënë edhe një dorë.

"Aman... të mer në qafë dhëndri ynë.
Po ça fati paske pas mi korbë !!"
Nusja e dajos së madh më shkundi nga mendimet që kisha në kokë.

"Po mi prish ment e kokës dhe mua mi e mjerë." Nisja e xhaxhait kjo e fundit.

"Edhe shokun me yll në ballë e paska..." Vazhduan një pas njëu njëra pas tjetrës...

"Në qafë moj në qafë e kish tatu yllin, e Jo në ballë. Hapi sytë."
I korigjojë Risi dymbëdhjetë vjeçarë ku hyri mbrenda duke kaluar aty mes nesh.

"Po është vetë yll se.
Po të gjith kështu jan çunat e Tiranës moj ?" Më pyeti nusja e xhaxhait të vogël që sikur ju ish skuq fytyra nga ato fjalë.

"Hë me hë se plasët ty i pa e tani ty i mbajta me gojë."
Ja ktheva e vrejtur si isha gjith kohës.

Ku e kisha un mëndjen e ku e kishin ata...

" Çke mi... të hyri xhelozia ty apo ke frikë se mos t'a hamë mësysh burrin?"

"Se kap syri atë dhe jam e sigirt që gjyshja i ka fut kokërr hyrdhe në xhep. Po ju shikoni burrat tuaj se u bënë dru ty pi raki. Si do i shpni në shtëpi tani për natë e dëborë, atë shikoni."

"Ty poqën trut ty kshu mi...
Ke qënë hi i mbuluar... Ç ndodhi ?
Apo të bëri mirë, e të rriti shtrati i burrit ?"
Më tha nusja e dajos së madh me një nënqeshje !

"Hiri i mbuluar djeg.
Duhet t'a dishë më mirë se un, se pjek akoma bukë me çerep." Ja ktheva duke e shikuar shtrembër.

Nuk kisha as qef e as dëshirë të merrem me thumbat e tyre.

pse mua ?Where stories live. Discover now