20

1.2K 94 45
                                    

~•~

Atë mëngjes vonë, ajo shtëpi ishte më e heshtur se kurrë. Si asnjëherë më parë !! Qetësi.

Gjyshja çuditerisht nuk shihej më përqark, nuk ishte në guzhinë ku e gjeja gjithmonë.

Nisa të përgatis mëngjesin e vetme, ishte Ermira që hyri në guzhinë që tërhoqi vëmëndjen t'ime.
Hapi frigoriferin duke marrë një suko e më pas u mbështet mbi të si e menduar !

"M-mirmëngjes" i urova me zë të vrarë duke u përpjekur që të mos jepja në dukje trishtimin tim.

Ajo më pa një copë herë pa reaguar sikur të përtonte edhe me thënë: mirmëngjes ! Thjeshtë tundi kokën lehtë me rrathët e syve të nxirë ndoshta edhe nga pagjumësia !!

"Mos gatuaj për të gjith, bëj sa për vete. Nuk do hajë asnji mëngjes sot. Do jetë një ditë e vrejtur në këtë shtëpi. Si çdo ikje të tijë."
Tha me zë të përgjumur e të mërzitur duke dalë nga dera e guzhinës !!
"Edhe boll u solle si shërbëtorë po na bën të ndihemi me faj."
Shtojë kur ishte duke u larguar përgjatë koridorit !

Pse më tha ato fjalë ?
Nuk po sillem si shërbëtore aspak.

Pash jashtë dritares së guzhinës dhe djelli po përcëllonte nxehtësi, qelli ishte me një kaltërsi të zbehur dhe zogjtë e gjinkallat këndonin zhurmshëm.
Lulet plot jetë e pemët plot gjelbërim me insekte e dallëndyshe që qarkullonin përqark në atë kaltërsi të zbehur...një verë që ishte në pikën kulminante të sajë por...

... por vërtetë që në këtë shtëpi ishte një ditë e vrejtur si me shi e stuhi.
Dhe ishte një stuhi e heshtur pa zhurmë, plot malonkoni e trishtim !

Sepse thjeshtë mungonte një diellë mbrenda kësaj shtëpije, një diellë që i jepte gjallëri e hare.

Ja pse ishte e vrejtur kjo shtëpi, thjeshtë sepse mungonte Edi.
Dhe zemra m'u drodh.
Çdo sekond mu kujtonte ai që kishte ikur, që nuk do e gjeja më përqark, dhe nuk ishte as duke fjetur në dhomë ku e lija çdo mëngjes.

Sa do doja të ishte aty.
Nuk do e lija më vetëm, do qëndroja me të... E shtrirë afër tijë, do gjeja guxim dhe do e puthja vetë.
Do e puthja kaq shum, fortë, me mall e do i thoja të më shtrëngonte fortë deri sa ti ndjeja rrashtat e shtypura nga përqafimi i tijë i fortë.
Do ndjeja aromën e ngrohte të tijë deri sa të mu mbushnin sytë me lot nga ndjenja e pullcities që do më pushtonte zemrën.
Do i thoja të mos më lëshonte kurrë, të më mbante në gji.
Dhe do bëja dashuri me të, përsëri e përsëri. Mjaftonte vetëm të ishte aty...

Por nuk ishte.
Nuk doja as të hyja më në atë dhomë ku tani do flija sërisht vetëm pa të.

Sytë më ishin veshur e zemra më ishte mbushur me hidhërim...

Ndjeja thjeshtë nevojën për të qarë.
Dhe atë nuk mund t'a bëja dot.
Mora frymë thellë si për të mbledhur veten dhe fillova të përgatis mëngjesin për gjyshen dhe për prindërit e Edit që po flinin akoma.

~•~

U afrova në dhomën e sajë duke marrë frymë thellë. Një herë s'doja të hyja por Edi ma pat lënë porosi.

'kujdesu pak për gjyshen' më pat shkruar, dhe ja ku jam.

Trokita në derën e mbyllur por nuk mu përgjigj askush, trokita edhe një herë... " Gjyshe jam un...m-mund të hyj." E informova butë dhe pak si me frikë.

Nganjëher ajo nevrikosesh keq me të shtëpisë, dhe un nuk doja që tu nevrikoste edhe me mua.
Gjyshja ka një karakter shum të fortë.
Ajo është një nga ata persona që nuk thyhen kurrë, një që komandon dhe di gjithmonë çfar është më e mirë për familjen.
Mendoj që ajo i ka dhënë shpirtë e jetë kësaj familje duke e krijuar dhe duke bërë që çdo gjë të ecë në rrugën e drejtë sic duhet të jetë.
Aty ku është më e mira e mundur pa shkelur dhe pa cënuar mirësinë e dikujt tietër. Dhe në të njëjtën mënyrë nuk lejon që askush tjetër të cënojë mirësinë e sajë dhe të familjarëve të sajë.

pse mua ?Where stories live. Discover now