Parathenie.

243 20 22
                                    

Po ecte me hapa te rende, sepse shtresa e trashe e debores nuk ia mundesonte vrapin. Kepucet i zhyteshin ne siperfaqen e bardhe per te dale serish lart e per tu ulur serish poshte: nje ritem i vazhdueshem, bezdises dhe i lodhshem. Dritat e poçeve elektrike ndriçonin ethshem token e bardhe. Nga drita e tyre e meket, mund te shikoje se akoma binin floke bore. Moti ishte i çmendur: era frynte me furi dhe dukej sikur te gjuante me shuplaka fytyres. Por ai ishte shume i zene per t'i menduar te gjitha keto, per ta ndjere te ftohtin t'i hynte ne trup.

Beri nje frymemarrje te thelle, teksa ecte me nxitim ne rruget e zbrazeta. Berlini ishte gjithmone i mbushur deng me njerez, por ate nate te acarte, njerezit kishin preferuar te qendronin mbyllur ne shtepi. E dinte qe ishte ende shume larg destinacionit te tij, por preferonte te mos e mendonte kete. Kishte ecur gjithmone me mendimin se gjerat kalojne me shpejt nese thjesht, ecen pa menduar se sa larg eshte diçka. 

Filloi ta ndjente te ftohtin sakaq, kur doli ne zone te zbrazur. Ndertesa e braktisur qe ngrihej atje disa hapa para tij, ndertim pa leje, ishte e vetmja qe po e mbronte nga shkulmet e forta te eres. Tani, as xhupi qe kishte mbathur nuk po e mbante ngrohte. Mallkoi veten qe nuk kishte veshur tjetrin: ishte me i trashe. Por kishte qene shume ne ngut. Akoma ishte, por akulli aty jashte ia kishte shuar pak zjarrin qe ia pat' ndezur pak me pare mendimet kokeforta.

Vazhdoi te ecte me mundim. Ndaloi per te bere nje frymemarrje te dyte. Nga goja, i doli ajri i ftohte qe iu ngjit qiellit si nje tym duhani. Buzeqeshi kur iu kujtua hera e fundit qe pati ndezur nje cigare. Ah, sa do e donte nje te tille serish! Me shume siguri qe do e ngrohte. Madje, s'do e refuzonte edhe nje gote me alkool. I vuri kusht se do te ndizte nje cigare dhe do te pinte nje gote -vetem nje, nuk do e tepronte -kur te kthehej ne shtepi. 

Degjoi nje feshferime. Por perveç eres qe frynte si e çakerdisur, shume e nxehur me njeriun e vetmuar qe po ecte ne ate rruge te largeta te qytetit, nuk degjoi asgje tjeter. Pak me tej, me nje veshtrim ngulitur si ne boshllek, pa nje siluete te erret. Nuk e dalloi qarte. Nxitoi hapat t'i afrohej. Zakonisht, te gjithe kishin frike nga njerezit qe dilnin neteve te vona, por atij i kishin pelqyer gjithnje shoqeruesit e neteve te vona. Mbase sepse i tille kishte qene gjithmone edhe vete.

Teksa nxitonte drejt tij, qe fshihej per bukuri poshte strehes se stacionit te autobusit -a thua priste nje autobus t'i mberrinte mu tek kembet ne kete mot kaq te mbrapshte? -degjoi serish nje zhurme. Por s'e kuptoi nga erdhi. Pastaj, ndjeu diçka t'i ngulej ne kraharor. Ne fillim, iu duk sikur e sulmuan nga pas. Por ajo gje i dukej sikur i hiqej e i vendosej vazhdimisht, derisa kuptoi se i kishte ngecur diku thelle ne kraharor. 

Nxorri doren prej xhepit dhe kuptoi se po i dridhej. Mendja nuk po i punonte me kthjellet. Vendosi doren ne kraharor. Gjak. Nen driten e meket te poçeve elektrike, pa gjakun e erret, por akoma te njome qe i lagte tere pellemben e dores. Uli syte. Nga pas bluzes qe kishte mbathur, pa njollen e kuqe qe kishte nisur t'i perhapej me shpejtesi.

Nje tjeter e shtene. Kete here, ia zuri veshi. Mbase shqisat iu zhvilluan sakaq. Nuk ishte shquar ndonjehere si njeri i mprehte, me shqisa te mprehta, por duhej ta kishte degjuar kete. Ishte e shtene. Dikush e kishte gjuajtur. E kuptoi me qarte kur e ndjeu nguljen e njejte ne te njejtin vend. Serish nje e terhequr nga jashte dhe nje nga brenda, derisa ajo ngeci aty bashke me te paren.

Fillimisht, nuk reagoi. Kuptoi se kishte nisur te dridhej, por nuk po e kuptonte se nga çfare: nga i ftohti apo nga mungesa e oksigjenit. Donte te therriste per ndihme silueten e erret qe qendronte pak me tej dhe kur ngriti syte ta shikonte edhe njehere deshmitarin e vetem te vrasjes se tij, kuptoi se ai ishte akoma aty dhe nuk ia kishte mbathur. Por streha e stacionit i fshihte thuajse, gjysmen e fytyres. 

Pastaj, u plandos perdhe. Ndjeu shtresen e debores, te ftohtin e saj t'i njomte bluzen e njollosur. I ftohti qe ndjeu sikur e qetesoi per pak çaste, por pastaj iu duk sikur ne stomak po i priste diçka. Ose sikur po ndahej ne dysh. U perpoq ta mblidhte njeren dore grusht, por nuk mundi. Ajo i ngeci sikur papritur era e çmendur t'i kishte ngrire gishterinjte. E kuptoi me vetedijen e tij te plote se nuk do te mund te ngrihej me kurre. 

-"Kam besuar. Kam falur. Dhe kam dashur njerez aq shume, sa tani jam lodhur se dheni dashuri."

E kuptoi, edhe pse nuk donte ta kuptonte. E dinte kush e beri kete, edhe pse do te donte te mos e dinte. Dhe preferoi me mire te vdiste sesa te kishte mundesi te ngrihej dhe te ndeshej serish me te. Sepse atehere, vertet qe nuk do te dinte çfare t'i thoshte. 

E levizi serish doren me nje perpjekje te deshperuar. Edhe kur eshte ne prag te vdekjes, edhe pasi deshiron kaq shume te pohosh mendimet se deshiron te vdesesh, trupi ne te vertete nuk do. Zemra jote nuk do. Por ai u ngushellua me faktin se te pakten, dikush e kishte pare. Dhe mbase, ambulanca do te vinte nga çasti ne çast. 

U perpoq fort te vuloste nje buzeqeshje ne fytyre. Gjeja me e mire qe nje viktime mund te bente, ishte te buzeqeshte ne fund te jetes. 

Por buzeqeshja e optimizmi nuk kishin qene asnjehere pikat e tij te forta. Ishte frikacak dhe e dinte kete. Ia kishte mbathur gjithmone, si te ishte kjo zgjidhja e problemeve. Pikerisht kete ishte duke bere edhe tani.

Por kete here, bashke me te, po ia mbathte edhe e gjithe jeta qe kishte kaluar.

Ok, so, ky eshte libri im i ri dhe e kam marre me shume, shume deshire dhe shpresoj shume t'ju pelqeje. Fillimisht, do te doja qe te falenderoja dy persona per kete liber.

KleaMezini21 si shoqja ime e ngushte. Per ndihmen e madhe qe me dha per kete liber dhe duhet ta pranoj qe jam me shume fat qe e kam nje shoqe te tille, qe jo vetem u tregua e gatshme te me ndihmonte, por pati edhe nerva te pranonte mospelqimet e kundershtimet e mia. 😂💙 Gjithashtu, per emrat e personazheve qe i kam gjithmone kaq veshtire t'i zgjedh. Keshtu qe, faleminderit shume. 💙💙

aless1abloog si shoqja ime tjeter e ngushte qe u perpoq te me ndihmonte. Titulli ishte plotesisht ideja e saj dhe e dashuroj kuptimin e ketij titulli, edhe pse merret me mend ç'kuptim ka. 😂 Gjithsesi, faleminderit. 💙

Mezi pres te shkruaj tek ky liber dhe kam shume besim se do e perfundoj. 💙

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now