Kapitulli i peste.

65 12 28
                                    

Janar 2022.

Jashte, kishte nisur te frynte ere. Meteorologu ne lajme, fliste per motin me nje pasion te mbytur dhe nje entuziazem paksa te shtirur. Sa kohe ishte bere qe ne Berlin, nuk kishin te benin me stuhi te medha debore? Kete here, erresira e nates kishte rene kater ore me heret dhe ora shtate dukej si te ishte ora njembedhjete. Te gjithe grilat e shtepive qendronin te mbyllura dhe njerezit, strukur ne batanijet e trasha, mbanin vesh eren qe perplasej me furi dhe shfrynte e acaruar. Shume besonin se pas kesaj stuhie, moti do te qetesohej dhe dallget e medha do te zevendesoheshin me rrymat e vogla, vale te hijshme qe perkedhelnin bregun. 

Ai nuk e kishte marre makinen, pavaresisht se Stefania i ofroi sediljet e pasme per ta shoqeruar gjer' ne shtepi. Por krenaria ia kishte mbytur kenaqesine e te qenit ngrohte dhe i sigurt nga ky mot harbut, vetem sepse atje gjendej edhe Emiliano. S'kishte fare ndermend te qendronte ne te njejtin vend me kolegun qe urrente me shume. Perpiqej ta nxitonte hapin sa me shpejt, duke menduar per batanijet e trasha qe e prisnin ne shtepi, per perqafimet e ngrohta qe do i dhuronte e dashura dhe puthjet pasionate qe s'do e linin te merrnin fryme. Vazhdonte te ecte me hapa te shpejte, duke shpresuar se ky ritem do e bente te arrinte dyfish me shpejt.

Mendimet filluan t'i trazoheshin serish. Takimi me zonjen. Neumann, sikur e kishin shastisur dhe ia kishin prere vrullin e kenaqesise per tu marre me hetimet. Akoma i sillej para syve fytyra e gruas se gjore, rrudhat qe iu shtuan aq shume sa e bene te dukej dhjetefish me e vjeter. Ndjeu dhimbje ne zemer, ne temtha dhe ne çdo qelize te trupit. Sa shume duhej ta kishte dashur te birin! Sa shume duhej te ishte kujdesur per te, per t'i falur nje jete te mire! Pavaresisht asaj shtepie te mjerueshme, qe çuditerisht ishte pa nje televizor, kishte arritur te rriste femije, kishte arritur te mbijetonte. Por nese Rafaeli do e dinte sa shume sekrete fshihte ajo shtepi, do i duhej te dorezohej perpara mendime te deshperuara e ta pranonte qe jo te gjithe kishin jeten e tij.

Perpara shtepise, ndaloi. Ngjiti tri shkallaret e vogla dhe trokiti. Celesin e kishte harruar nga nxitimi me te cilin kishte shkuar ne rajon, kur mori telefonaten e pare. Por nuk e vriste shume mendjen, sepse e dinte qe Beatriksi ishte brenda. U bind per te dyten here, kur dera u hap. Iu paraqit fytyra e saj aq e mahnitshme perpara syve. E terhoqi menjehere brenda dhe ajo mbylli deren, perpara se t'i hidhej ne qafe dhe ta perqafonte fort. S'e kuptoi arsyen e perqafimit te tij: Beatriksi nuk ishte nga ato femra qe e shprehnin kaq shume dashurine. Mbase lajmet per vdekjen e djalit njezet e pese vjeçar, e kishin bere te mendonte Rafaelin ne vendin e tij.

-Duhet t'ia hedh fajin motit per kete dashuri te madhe? -e pyeti, teksa u shkeput me ngadale prej saj. Kur kthehej prej rajonit, e para gje qe donte te ndjente ishte pikerisht trupi i saj qe perqafonte tijin.

-Me mungove, -i tha. Fytyra i kishte marre nje pamje te çuditshme, por syte i kishte po te gjalle si gjithmone. Edhe floket ngjyre ari i dendeshin njesoj, bukur dhe dredhur si dallge deti, mbi supe.

-Sot te paskam munguar shume, -i buzeqeshi, tek e puthi lehte mbi buze. U perkul te zgjidhte lidheset e kepuceve e nderkohe, shtoi. -Kishim shume pune ne rajon. Ishte tragjike vdekja e Neumannit. 

Beatriksi nuk foli. Ne Berlin, ishin te rralla krimet, prandaj te gjithe duhej te ishin te shastisur. Por Rafaeli nuk kishte si te mos dyshonte per shprehine e fytyres qe kishte ajo, as per syte qe sakaq i humben gjallerine e meparshme. Ngriti paksa syte drejt saj dhe duke rrudhur ballin, e pyeti:

-Cfare nuk shkon?

-Asgje, -iu rikthye serish humorit qe i humbi brenda atij fragmenti te shkurter sekondash. Nxitoi t'i dilte perballe me ate trupin e persosur e linjat perfekte. -Cfare mund te mos shkoje?

Rafaelit iu duk vetja budalla qe po e shihte Beatriksin aq ndryshe, sikur te ishte e huaj. Tundi lehte koken per te hequr ato mendime dhe duke u ngritur, hoqi edhe xhupin. Pastaj, shkoi drejt dhomes. Ajri i ngrohte aty, i  mbushi tere zemren dhe u shtri i lodhur ne shtrat. Syte i nguli ne tavan. Beatriksit iu desh se paku, nje minute qe t'i vinte pas dhe te ulej kembekryq ne anen tjeter te tij. Nuk po flisnin.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now