Kapitulli i dyte.

95 12 26
                                    

Mars 2019.

Pranvera ne Berlin, ka qene gjithmone e ftohte madje mund te ndihej me ethshem se ne muajt e dimrit. Tek qendronte me syte e kthyer nga vitrina e xhamit te qelqte te dritares se barit, Xhonatani s'e kuptonte kur kaluan me kaq furi muajt e dimrit. Perpara tavolines kishte vendosur laptopin, por nuk kishte bere asgje tjeter perveç disa llogaritjeve te thjeshta. Ai e dinte se nuk ishte puna qe ishte bere e lodhshme, ishte jeta. Gjithça i dukej e veshtire dhe e ngaterruar. S'e kuptonte se kur u rrit kaq shpejt, se kur kaluan vitet si me magji. Tani, ishte njezet e dy vjeç dhe i dukej sikur nje jete te tere, kishte qene ne ate moshe.

Ishte lodhur se qendruari ne shtepim ku nga Angela ndjente nje trysni te madhe qe ia ushtronte peshe mbi mendje. Donte thjesht, te zhdukej disa dite te mira nga i gjithe ky qytet i madh, por nuk e kishte bere asnjehere. I urrente udhetimet dhe nuk e kishte idene se si ia bente e motra qe udhetonte gjate çdo çasti: ajo i thoshte se puna ishte eksplorimi me i mire qe mund t'i beje botes. Ne fakt, asaj thjesht i rastisi fati te ishte aq e sukseshme. Nuk kishte asnje ndjenje xhelozie ndaj Alajnes: akoma i kujtohej se si dikur, ajo studionte fort pavaresisht te gjitha problemeve ne familje, pavaresisht rolit te saj si motra me e madhe. Babai ia thoshte gjithmone dikur, kur ishte thjesht nje femije qe s'dinte matematike, se duhej te merrte shembull nga e motra, se ishte gdhe dhe nuk ecte gjekund' me keto hapa te ngadhet. Tani, qeshte me fjalet e tij.

Jo se jeta i kishte ecur shkelqyeshem, por kishte gjetur nje pune ne zyrat e Berlinit si analist i çmimeve. Numrat nuk i ngaterroheshin me, por akoma i sembonin ne koke edhe kur linte punen. Ama, nuk do e mohonte faktin qe e lodhnin. Dhe i kujtonin ato çfare donte te harronte. Dhe kjo e lodhte me shume se lodhja fizike. Prandaj, i dhimbte koka. I dhimbte i gjithe trupi dhe nuk mund te perqendrohej ne ato çfare bente. Kishte gabuar kater here ne analizen e çmimeve gjate vitit te kaluar, sa e kercenuan se nese gabonte serish, do e shkarkonin prej punes. Tani, i llogariste me nga dy here veprimet perpara se ta dorezonte.

-Deshiron gje tjeter? -Hansi iu afrua me tabakane ne dore. Edhe pse bari ishte bosh, atij serish i pelqente t'i pyeste njerezit per se dyti ne deshironin gje. Sigurisht, per disa ishte i bezdisshem.

-Jo, faleminderit, -iu pergjigj shoku me te zakonshmen urtesi. Kjo ishte çfare e kishte karakterizuar gjithmone, qe femije, madje.

Hansi e la tabakane mbi tavoline dhe u ul ne karrigen perballe. E kishte njohur Hansin qe kur kishte qene femije, ishin rritur bashke ne adoleshence e kishin frekuentuar te njejten shkolle. Ia dinte problemet, gjithe çfare kishte kaluar e çfare kalonte akoma. Ishin me shume se thjesht miq te ngushte, i lidhte ajo ndjenja e veçante e vellazerise. Hansi e dinte se per asgje ne bote, nuk do e lendonte djalin qe i qendronte perballe. Mjaft te lenduar e kishte pasur jeten. Mjaft i vrare ishte fati i tij.

-Si shkon? -pyeti. Xhonatani mblodhi supet. -Me Angelen.

-Mire, -u pergjigj fare thate. Tema qe preferonte te mos fliste ishte ajo e Angeles. Gjerat kishin marre perpjete mes tyre.

-Patriku eshte akoma ne Afganistan? -pyeti. Kishte shoqeri edhe me Patrikun, por nuk e quante dot "vella", ishte thjesht vellai i shokut te tij te ngushte.

-Jo, -mohoi, -ne Zvicer me mision.

Hansi nuk u pergjigj. E pa ne syte e lodhur te shokut, se sa i mungonte i vellai. Kishin qene gjithmone te lidhur me njeri-tjetrin, dukej sikur nuk i ndante asgje. Por kur Patriku kishte zgjedhur te linte kolegjin për t'iu futur ushtrise, gjerat sikur paten ndryshuar. Hansi e dinte se si ishte te qendroje per nje kohe mjaft te gjate larg syve te personit qe kishe dashur me shume. Mund ta kuptonte Xhonatanin, ashtu siç e kuptonte ne shume gjera.

-Kur do te kthehet? -vazhdoi. Hansit i pelqente te fliste, por ne ato momente e dinte qe e vetmja gje qe Xhonatani ishte heshtja. Te mos flisnin per nje çast. Te qendronte vetem. Por ishte natyra e tij vete, qe nuk mund t'ia bente kete: te ngrihej e t'i rikthehej punes, duke e lene shokun vetem.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now