Kapitulli i trete.

87 13 20
                                    

Janar 2022.

Emri i viktimes u zbulua ne karten e identitetit qe mbante ne kulete. Xhonatan Neumann. Rafaeli s'e kishte degjuar ndonjehere kete emer, as nuk i sillte ndermend gje. Kur pa fillimisht foton ne karte, nuk mund ta besonte qe ishte viktima djali ne foto. Dukej i kenaqur, madje nuk shembellente fare me kufomen e gjetur ne debore. Tiparet e theksuara te fytyres i jepnin nje tipar me te formuar, e benin te dukej sikur ishte mjaftueshem burre. Tek shihte foton, kuptoi se personi qe vdiq ishte vetem nje viktime, qe fati e kishte sulmuar egersisht. Por brenda vetes, filluan t'i vlonin qindra mendime se kush e kishte vrare. Dhe pse. Pse e kishin vrare kete 25-vjeçar, qe perveç atyre tipareve te ngrira, dukej se nuk kishte asgje tjeter te fshehte? Po çfare dinte Rafaeli per te, fundja? Kjo pyetje i dha fund mundimit per pergjigje.

Ishte ulur prane Heinrikut dhe e gjithe vemendja e tij po binte tek fjalet e Haroldit. Shefi dukej mjaft entuziast nga vrasja qe kishte ndodhur, sepse ne fytyren me rrudha i ishte shfaqur nje interes qe e kishte humbur prej kohesh. Sa kohe kishin shkuar qe nuk degjonte me per vrasje e krime te tjera? Vrasja e fundit kishte ndodhur ne shtepine e nje te moshuari, ku i biri ia nguli thiken tri here ne zemer per t'i marre parate e depozituara ne banke. I ishte dukur budallallek dhe qellim idiot. Kurse vrasja qe kishte ndodhur mbreme, linte te qarte faktin se kishin te benin me diçka te madhe. Haroldit i pelqenin gjerat e medha.

-Sipas specialisteve, Neumanni ka vdekur naten e mbremshme, rreth ores 2 dhe 3. Eshte gjuajtur dy here me snajper. Besohet se kane shtire mbi te nga siper tarraces se nderteses se braktisur. Plumbi i ka hyre dy here ne kraharor.

U mbajt nje pauze e gjate. Haroldit i pelqente ta permblidhte skenen, por detajet qe po jepte ai, Rafaelit nuk i hynin ne pune per asgje. Shefi kishte qene gjithmone ai tipiku qe zgjaste e zgjaste nje teme vetem per te mos e nisur menjehere. Pertonte. I pelqente te fliste per krimet, por preferonte te mos perzihej ne to. Nuk kishte te bente vetem rreth vrasjeve: pertonte te merrej edhe me çeshtjen e vjedhjeve, edhe me çeshtjen e rrahjeve. Rafaelit akoma i vinte çudi se si kishte mundesi qe ky palo burre trashaluq e kishte ne trup uniformen e policise.

-E kontaktuat familjen? -pyeti Mia me bllokun e zakonshem te shenimeve ne dore.

-Po, -pohoi me koke. Pastaj, shtoi. -I thirra te paraqiten ketu. Rafaeli dhe Heinriku do te merren me marrjen ne pyetje. Samueli dhe Emiliano do te kerkojne deshmitarin dhe do e sjellin ketu.

Fakti qe Haroldi pranoi ta vinte Rafaelin ne krye te detyres, ia beri zemren mal ketij te fundit. Per me teper, e caktoi me shokun e tij te ngushte. Nuk çuditej, perkundrazi Haroldi perpiqej t'i shmangte sa me shpesh debatet. I dinte armiqesite qe koleget kishin me njeri-tjetrin, ua dinte edhe pikat e dobeta. Ne te dyzet vjetet e tij, gjeja me e mire qe kishte Haroldi ne zemer, ishte se ai degjonte shume, por fliste pak.

-Kur do fillojme? -pyeti Heinriku. Syte e tij brodhen ca nga shefi tek kolegu, me te cilin i ishte ofruar bashkepunimi.

-Si mendoni te shkoni ne shtepine e tyre? Mund te flisni edhe me familjen e tij, por edhe te beni nje kontroll te shpejte, -Haroldi u pergjigj me aq nxitim sa thuajse, iu mor fryma.

Rafaeli e ndryshoi sakaq mendimin se trashaluqi kete here, po e sterzgjaste ngjarjen. I dukej sikur po perpiqej t'i hynte ne te sa me shpejt. U ndje i kenaqur qe me ne fund, po perpiqeshin te perparonin me shpejtesi. Heinriku u pergjigj me nje tundje koke ne shenje aprovimi pastaj u ngrit bashke me Rafaelin. Dolen prej zyres qendrore me nxitimin e dikujt qe nuk donte te vonoheshin me teper. Nese Rafaeli ishte teper i perkushtuar dhe i zene me morine e pyetjeve ne mendje, Heinriku ishte duke hapur gojen pergjumesh me padurim per ta mbaruar kete pune e te largohej ne shtepi nje ore e me pare. Nuk kishte ndonje problem me Rafaelin, por do te preferonte me shume te vinte Stefania me te.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now