Kapitulli i pesembedhjete.

51 9 14
                                    

Janar 2022

Mia u pati ofruar te gjitheve nga nje filxhan kafe ne rajon dhe askush nuk e pati refuzuar. Gjerat kishin qene aq te nderlikuara, sa kafeja e hidhur e rajonit do i qetesonte goxha mendjet e tyre te ngaterruara. Haroldi kishte thyer rregullin e disiplines, duke i hedhur kembet mbi tavoline, por me ate lodhje qe i kishte kapluar, te tjeret nuk paten edhe aq nerva sa t'i hidhnin ndonje fjale, pavaresisht se i beri te dukeshin sikur i frikesoheshin shefit te tyre. Emiliano po shikonte celularin i painteresuar, ishte i vetmi qe dukej sikur s'po e vriste mendjen. Samueli e Laura ishin duke shfletuar disa dokumente qe u kishte dhene Ludvigu per autopsine e trupit, kurse Stefania e Heinriku nuk guxonin te benin asnje gjest te kote qe do i bente te dukeshin si Emiliano. Rafaelit nderkohe, i dukej sikur rrahjet e çmendura te zemres mund t'ia degjonin te gjithe dhe jo vetem ai vete.

-Arma na afron pak me prane vrasjes, -tha Laura, teksa mbyllte nje dosje te kuqe. Samueli u shtriq pas i lodhur. -Mund te marrim gjurmet e gishterinjve te familjareve dhe do te shohim nese i perkasin atyre ne arme. Rafael, ty tu ngarkua te flisje me Neumann-et, i more shenjat?

I shperqendruar dhe thuajse i mbytur nga mendimet e veta, Rafaeli nuk e degjoi fare pyetjen e saj. Stefania prane tij, i ra me berryl dhe ai ktheu menjehere syte rrotull per te gjetur kush i foli. Laura ia beri me dore dhe ai nuk kishte si te mos i rrudhte vetullat ne kerkese qe ta perseriste edhe njehere çfare kishte thene. Duke shfryre paksa e bezdisur nga shperqendrimi i kolegut, e perseriti pyetjen edhe njehere.

-Jo, me fal, ishte dite e ngarkuar, -tundi koken ne shenje mohimi. Po e fajesonte veten qe kishte harruar diçka aq te rendesishme. -Mora alibite e tyre dhe... dhe ka diçka shume te çuditshme ne kete mes, te them te drejte.

-Cfare? -Syte kureshtare te tyre u kthyen nga ai, por pyetjen e hodhi Mia. Leshoi me kujdes filxhanin e kafese ne tavoline, pastaj u perqendrua e tera tek Rafaeli.

-E po qe ta nis nga fillimi... Neumann-et dukej sikur nuk kishin edhe aq shume kontakte me Xhonatanin. Motra e tij merrej me nje tip biznesi arkitekture, keshtu qe shumicen e kohes jetonte ne France dhe siç me tha, nuk kishte shume kontakte me Xhonatanin. Apo jo, Heinrik? -u drejtua ai, sepse iu duk per nje çast sikur po e linte pas dore. Tjetri tundi vrullshem koken ne shenje pohimi. -Njesoj edhe vellai i tij... siç e moret vesh edhe vete, eshte ushtar dhe ka qene ne Afganistan per nje kohe te gjate, keshtu qe kane pasur nje fare distance.

-Kam dyshimet e mia per kete Patrikun qe te jem e sinqerte, -Laura nuk mundi ta injoronte faktin se instiktet po e mposhtin. E dinte qe ishin thjesht te kota, sepse kishte pare shume filma e kishte lexuar shume libra qe tregonin se si vellai vriste te vellain. -Do i hyj nje kerkimi per te.

-E po, ai nuk ta jepte edhe aq pershtypjen per dyshime, -buzeqeshi vaket Rafaeli, teksa kujtonte syte plot dhimbje te Patrikut. -Por sigurisht, asnjehere nuk e dime. Do te beje mire sikur bashke me Patrikun, te kerkoje edhe per motren e tij. Lana, ose diçka e tille, Heinriku e ka shkruajtur ne bllok. Kurse e ema... ajo... dua te them, me mire e leme jashte dyshimeve. Duket se ka qene personi i vetem qe i ka ruajtur kontaktet me Xhonatanin gjate gjithe kohes. -Ndjeu nje dhimbje therese ne zemer, kur mendoi per nenen e vet'. C'dhimbje e tmerrshme duhej te ishte ajo qe ndjente ajo grua e panjohur! -Kurse babai... ketu dua te ndalem pak.

Ai veshtroi njehere rrotull per tu bindur qe te gjithe po e degjonin, por pavaresisht se e dinte qe Emiliano kerkonte t'i fliste, Rafaeli e injoroi plotesisht qendrimin e tij indiferent dhe celularin qe mbante ne dore. E urrente Haroldin qe nuk e pezullonte, por sigurisht qe nuk mund ta mohonte faktin se kishte pervoje, pavaresisht se sa pak. U kthye serish drejt dhe duke shtytur pas filxhanin e kafese qe nuk e kishte prekur fare me dore, tha:

-Babai i tyre... duket si ai tipi i babait qe sundon ne shtepi. Dhe... me dha nje alibi te çuditshme. Ne fakt, zonja. Neumann me tha se gjate gjithe asaj dite, kishte qene e lodhur dhe kishte qendruar shtrire, kurse ky tha se pasi kishte dale me shoket, qendroi me te. Dua te them... ajo do te na kishte informuar nese do te kishte qendruar me te emen. 

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now