Kapitulli i nentembedhjete.

46 9 16
                                    

Janar 2022

-Per çfare me telefonove, saktesisht? -Laura ishte gjithmone e prere, kjo ishte pse Rafaeli e kishte me te lehte te fliste perballe me te.

-Heinriku do te dilte me Stefanine, i kishte marre leje Haroldit. Po mendoja te mbaronim nje pune bashke, -iu pergjigj. Ai shume lehte mund te kishte telefonuar edhe Samuelin, por ndryshe nga Samueli, Laura i dukej me e shkathet dhe pak me me shume pervoje sesa kolegu i tij i ri.

-Ku je tani? -pyeti.

-Mu perballe Zyres Arkitekturore "Freiwald ". Po te pres, -e mbylli telefonaten aty, nga frika se Laura do te refuzonte ta ndihmonte. Fundja, kjo nuk kishte qene e menduar me pare.

Nisi ta rrotullonte celularin nder duar, i merzitur dhe i bezdisur qe Heinriku kishte zgjedhur te largohej ashtu dhe ta linte vetem. I pelqente me shume ta bente punen me te sesa me te tjeret, ndihej me i sigurt dhe me i qete. Fakti qe e kishte lene nje takim me Stefanine qe dje dhe nuk i pati thene, ia kishte ngritur nervat. E kishte lene vetem pa i dhene asnje shpjegim me shume se vetem duhej te ishte me Stefanine ne ate ore. Akoma po e nervozonte mendimi dhe e kuptoi se po bente si femije vetem kur mendoi se keshtu do ia punonte edhe ai njehere. 

Nderkohe, filloi te mendonte se çfare lidhjeje mund te kishte Lounje me Polin. Pse i kishte dhene ate emer? Dhe brenda pak oresh, ai kishte vdekur. Filloi te ndihej ne veshtiresi per ta zgjidhur kete, pastaj as nuk mund ta çonte ndermend qe i duhej te fliste edhe njehere tjeter me Polin. Pikat e para te djerses filluan t'i pikonin prej ballit, pavaresisht se frynte nje ere e ftohte, dhe i fshiu me kurrizin e dores. Ecejakjet qe nisi te bente e qetesuan goxha. Per t'i shpetuar atij sikleti qe e mbertheu aq keq, i nisi edhe nje mesazh Beatriksit se kur te kthehej, do te dilnin. Ajo ia ktheu me qindra fytyra qe leshonin puthje e me zemra te kuqe. Nuk ia hapi mesazhin, sepse e dinte qe do ia linte pa pergjigje dhe ajo do te merzitej me kete.

-Pra, çfare do ne kete skute ti, Mejer? -degjoi zerin e Laures pas vetes. U kthye, i kenaqur qe ajo kishte ardhur aq shpejt. -Po me vjen keq qe Heinriku te la vetem, por nga njera ane une do e prisja prej tij. 

-Po, mbase edhe une, -shtiri nje te qeshur, teksa iu afrua me hapa te shpejte. Pastaj, shkembyen nje veshtrim te fundit qe e nenkuptonte te qarte t'i linin ato biseda per here tjeter. -Mora disa informacione te reja. Gjithashtu, edhe qe Xhonatani na ka pasur nje te dashur.

-Po, Angela, -e mbeshteti aq shpejt sa Rafaelit iu desh te rrudhte ballin. Laura buzeqeshi lehte, pastaj kaloi doren neper floke dhe nxitoi te shtonte. -Heinriku me njoftoi ne celular.

-Oh, -ia beri, paksa i pabindur. -Dikush qenka kujtuar te te telefonoje!

Nuk i foli me, por eci perpara. Rafaeli qendroi nje hop pas duke e veshtruar me medyshje. Edhe ecja e saj iu duk e çuditshme, kishte diçka ajo. Mendimi se Laura mund te kishte ndonje lidhje me vrasjen e Xhonatanit, e terrorizoi dhe iu desh te mbushej thelle disa here me fryme qe te qetesohej. Pastaj, nisi te ecte barazim me hapat e saj. Ndryshe nga ç'ka bente me Heinrikun, me te nuk shkembeu as edhe nje fjale derisa arriten perballe viles qe Alajna i kishte thene. Ndaluan perpara se te kapercenin oborrin e vogel dhe te ngjiteshin ne shkallaret e vogla prej guri.

Rafaeli zgjati doren dhe trokiti. I hodhi nje sy te shpejte Laures dhe vuri re se ne fytyren e saj kishte ndryshuar diçka. Gjeti nje hije shqetesimi ne syte e saj dhe dukej sikur donte t'ia mbathte prej nje problemi, qe ajo shtepi i haste. Por mbase e vuri re veshtrimin e tij, sepse e mblodhi veten shpejt. Dera leshoi nje gervime te lehte kur u hap. Nje fytyre e vogel, me floket e mbledhur ne nje topuz te çrregullt u paraqit tek dera. Duhej te ishte Angela: diçka ne fytyren e saj e bente qe t'i pershtatej emri qe kishte.

-Rafael Mejer dhe koleg'ja ime, Laura. Vijme nga policia, -tha. Ajo e hapi deren deri ne fund. Pas saj, Rafaeli pikasi korridorin e ngushte dhe dyert e mbyllura. -Donim t'ju benim thjesht, disa pyetje per Neumann-in.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now