Kapitulli i njezet e dy.

48 8 16
                                    

Mars 2019

E ema ishte ne gjume kur ata te dy hyne ne shtepi. Xhonatani i hodhi nje sy shkarazi dhomes se saj, duke u perpjekur t'ia shikonte fytyren, por nuk e vuri dot re. Patriku po ecte me hapa te shpejte drejt katit te dyte, drejt dhomes se tij. Dukej nervoz qe po ia kthente te vellait armen. Kurse Xhonatani po vlonte nga nje çlirim i madh qe do ia jepte armen Beatriksit. U perpoqen te mos benin zhurme neper shkalle qe mos ta zgjonin te emen. Qetesia ne shtepi, ne nje rast tjeter do te ishte dukur e paqte, por ne ato momente e vetmja gje qe po levizte ne koken e Xhonatanit ishte te merrte ate per çfare kishte ardhur. Perpara dhomes se tij, ndaluan te dy.

-Kur isha i vogel, vija gjithmone ketu, -tha papritur Xhonatani. Iu deshen pak sekonda ta kuptonte se e kishte thene mendimin me ze. I vellai nuk iu pergjigj. -Dhe imagjinoja se ishe aty, me mua. Se nuk ishe larguar.

-E di, -u pergjigj, por nuk u kthye ta shikonte. Mbase kishte frike nga veshtrimi i tij, ose mbase syte e tij ishin njomur nga lotet. Zerat ne koken e Xhonatanit nisen te flisnin serish.

Donte t'i tregonte me shume, donte t'i tregonte se si qendronte gjithmone aty, sa here qe i ati uleriste ne katin poshte. T'i tregonte se si mbeshtillej me çarçafin e tij dhe mbulonte veshet me jastek, sikur thua do te mbysnin puplat e tij zhurmat!? Donte ta bente te imagjinonte nje femije dymbedhjete vjeçar qe perpiqej te fliste me vellain dhe motren e tij, qe nuk ishin fare aty. Se si perpiqej fort ta bente veten te besonte se ata ishin aty, me te, se nuk e kishin lene vetem. Por nuk e beri. Dhimbja ishte pjese tija, kishte qene gjithmone dhe tani, gjithçka kishte levizur vazhdimisht sipas kohes, duke e zmadhuar ate dhimbje ne zemren e tij. Por serish, i perkiste vetem atij, jo te tjereve.

Patriku shtyti deren. Hyri i pari brenda dhe pas tij, edhe Xhonatani. Dhoma e te vellait nuk kishte ndryshuar shume. I kishte akoma ato posterat e filmave te tij te preferuar, edhe ate arushin e vogel ne njerin cep te shtratit qe ia kishte dhene vete ai. Ne kendin e murit, ishte akoma korniza me certifikaten e futjes ne ushtri. I hodhi vetem nje veshtrim shkarazi, sepse pastaj Patriku u perkul drejt dollapit dhe iu desh te perqendrohej tek ai. Kujtimet nderkohe, filluan ta sulmonin dhunshem.

-Dua te bindem se nuk do e besh me, ne rregull? -i tha, perpara se te ngrihej e t'i dorezonte armen. Xhonatani nuk u pergjigj dhe atij iu desh te kthente menjehere koken drejt tij. Pohoi menjehere me koke, vetem qe t'i dorezohej arma. -Shpresoj vertet qe ta kesh seriozisht.

U ngrit dhe ia dorezoi. Ishte ne te njejten çante te zeze, me te cilen e pati marre. Deshi ta perqafonte fort te vellain qe ia dorezoi, por nuk e beri. As Patriku nuk iu afrua. Canta e zeze ishte e vetmja gje qe shkembyen. Sikur te donte te bindej se brenda saj, ishte arma e njejte, ai terhoqi zinxhirin e çantes dhe e hapi. Snajperi shndriste njesoj si me pare, dukej fare i paprekur. Mjaftonte t'ia jepte Beatriksit tani dhe gjithçka do te merrte fund sikur nuk kishte ekzistuar. Por thelle-thelle, Xhonatani e dinte edhe vete qe nuk donte ta dorezonte. Per nje arsye qe nuk e kuptonte, deshironte ta mbante vete.

-E di qe eshte e veshtire, -tha Patriku me gjysem zeri. Dhe Xhonatani e dinte qe e kishte seriozisht kete here. E kishte pare me syte e vet' ato dy jave sa e veshtire kishte qene.

-Po, -pohoi edhe ai pa ditur çfare te thoshte me teper. Mbylli me te njejtin kujdes zinxhirin e çantes se zeze.

Patriku nuk foli. Hodhen te dy edhe nje veshtrim te fundit drejt dhomes, pastaj Xhonatani beri te largohej. Por iu duk sikur kthimi qe beri, kishte zgjuar papritur qetesine e shtepise. E ema qendronte perballe tyre. Me nje veshtrim ne fytyre, qe e bente te dukej si e huaj. Xhonatani ndjeu nje sembim ne zemer kur i pa syrin e nxire dhe faqen e skuqur. Pastaj, iu desh nje minute kohe ta kuptonte se syte e saj ishin ngulur ne çanten e zeze qe ai mbante ne dore. Zemra i rrahu fort ne kraharor. Krahet iu leshuan dhe gjymtyret sikur iu prene.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now