Kapitulli i njezet e nje.

45 8 16
                                    

Janar 2022

Marta Eger. Nuk kishte shume informacione per te ne internet. Iu desh te hapte disa here faqe te gabuara, me njerez qe as nuk i njihte, derisa me ne fund arriti ta gjente faqen qe kerkonte. Dukej se informacioni ne dosje ishte shkeputur nga nje gazete. Ishte shkruajtur ne gjuhen gjermane, prandaj nuk e pati veshtire ta lexonte. Ishte shkruajtur e njejta gje si ne fleten qe mbante perballe. I nguli syte fotos, qe ne ekranin e kompjuterit dukej me e qarte. Marta nuk i dukej me e madhe se mosha e Xhonatanit. Dhe sa me shume shikonte ne foton e tyre, aq me shume kuptonte se midis tyre ekzistonte nje lloj ngrohtesie e çuditshme, qe ua bente syte tu shkelqenin me shume seç mund te shkelqenin syte e nje fitimtari te nje olimpiade.

-Mund te hyj? -Zeri i Samuelit dhe trokitja e grushtit te tij ne dere, e beri te hidhej perpjete. Vetem kur ktheu syte, kuptoi se qielli kishte filluar te erresohej dhe drita e zyres duhej te ndizej. Erresira thyhej vetem nga ndriçimi qe leshonte kompjuteri.

-Po, sigurisht, -u kthye bashke me kolltukun me rrotat, keto te fundit qe u perplasen me pllakat e dyshemese.

Samueli hyri brenda, duke e mbyllur deren pa zhurme. Zuri vend ne karrigen perballe tij dhe heshti. Rafaeli e veshtroi nje cope here, i pasigurt se çfare duhej t'i thoshte, pastaj iu rikthye leximit ne kompjuter. Nje pjese tija, donte qe Samueli ta pyeste çfare po kerkonte, por pjesa tjeter kerkonte qe ta linte te qete. Po e ulte me kot poshte e lart informacionin e njejte te dosjes, paksa i bezdisur prej hyrjes se kolegut dhe heshtjes se çuditshme qe po mbante, derisa tjetri foli:

-Heinriku dhe Stefania do te nisen ne France. -Rafaeli ngriti syte i habitur drejt tij. Heinriku nuk ia pati thene kete detaj. -Heinriku i propozoi bashke me dy bileta avioni. 

-Nga e more vesh ti kete? -e pyeti duke e pare me mosbesim, pavaresisht se u perpoq shume te mos e bente te dukshme. Jo se nuk kishte besim tek Samueli, por fjalet e tij dukeshin te pabesueshme.

-Isha me Haroldin, kur Heinriku erdhi dhe i tha se u duheshin disa jave leje sepse do te nisej ne France, -iu pergjigj me nje mbledhje te supeve. Rafaeli u perpoq te mos e jepte veten qe u ndje i acaruar: fakti qe Heinriku po largohej tani qe kishte me shume nevoje per te, po ia bente nervat tel. -Une dhe Laura do te punojme bashke. Ti... do te punosh me Emilion...

-Cfare thua ti? -u ngrit menjehere, duke i dhene nje te shtyre i nxehur kolltukut me rrota ku pak me pare, ishte ulur. Ai u perplas pas tavolinave mbrapa shpines se tij. Samueli uli veshtrimin. Siç dukej, e kishte pritur reagimin e tij. -Mund te punosh ti me Emilion, ose Laura... ç'eshte ky budallallek?

-E di, Laura u perpoq ta bente Haroldin te punonte ajo me te, por ai kembenguli se do te ishte me mire te bashkoheshe me Emilianon...

-Haroldi e tha kete?! -e nderpreu: syte gati po i leshonin xixa.

-Po, -pohoi me gjysem zeri.

Doli prej zyres duke e perplasur deren fort. Mia ne tryezen e saj te zakonshme te recepsionistes, prane telefonit, ktheu koken dhe e pa me habi. I hodhi hapat tere zemerim drejt zyres se shefit dhe e hapi deren pa trokitur. Haroldi po fliste ne celular me kembet mbi tryeze, por kur e pa tjetrin te hynte, u ngrit menjehere. Uli celularin dhe beri nje shenje sikur te donte ta pyeste çfare e kishte gjetur. Vetem kur arriti aty, Rafaeli e kuptoi se nuk kishte asnje fjale ne mendje se çfare t'i thoshte.

-Per çfare erdhe, Mejer? -ia beri i habitur. -Dhe ç'eshte gjithe ky terbim i pahijshem?

-Pse me caktove me Emilion? -shpertheu i nxehur. U perpoq ta ruante gjakftohtesine, por toni i doli mjaft i ngritur.

Haroldi e kuptoi sakaq arsyen e zemerimit te tij, sepse shfryu dhe i ktheu shpinen. U ul serish nga karrig'ja ku ishte ulur dhe i hodhi nje veshtrim nga koka tek kembet, pastaj ia beri me shenje te mbyllte deren. Akoma i nxehur, Rafaeli e shtyti deren me kembe. Ajo u perplas pas shpatullave te tij me zhurme. 

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now