Kapitulli i trembedhjete.

47 8 12
                                    

Janar 2022

Tek qendronte shtrire me syte ne tavan, duke pritur diellin qe te lejonte agimin te depertonte edhe ca, po mendonte se e kishte shmangur ca Beatriksin keto dite. Puna kishte qene aq e ngarkuar dhe ai e kishte humbur fare ne vrullin e saj, pa ditur si t'i shpetonte. Por tani qe po qendronte shtrire me jastekun pas kokes dhe duke menduar se kur kishin ikur te tri vitet qe kishin qene bashke sa hap e mbyll syte. Nuk i kujtohej hera e fundit qe e kishte pare t'i buzeqeshte. Madje, e kishte akuzuar se e kishte vrare ajo Neumannin dhe kjo e beri akoma edhe me shume fajtor. U anua brinjas dhe i hodhi krahun.

Me ngadale, e levizi doren drejt gjoksit te saj duke e shtrenguar lehte. Dukej se nuk ishte zgjuar akoma, sepse fytyra i kishte nje pamje aq paqesore dhe te embel sa atij po i krijonte qindra mornica ne trup. Pershkroi me ngadale lekuren e kraheve te saj fshehur pas mengeve te gjata te bluzes se pizhameve dhe pastaj, ndaloi ne kofshen e saj. Aty, pa se si ajo levizi lehte. Ngriti veshtrimin drejt saj per t'i pare buzet qe iu drodhen. Tek levizi doren drejt zones se saj, dora e saj shkoi instivikisht tek floket e tij. Buzeqeshi lehte. S'po i besohej qe pati kohe ta bente kete te ndodhte.

Por tringllima e celularit prishi gjithçka. U rrotullua me bezdi ne anen tjeter dhe terhoqi celularin qe kishte lene mbi komo. Fillimisht gjithçka mendoi ishte ta injoronte, por kur pa numrin e panjohur ne ekran mendoi se beri mjaft mire qe nuk e anashkaloi. Nuk e kuptoi kush mund te ishte ne kete ore te heret te mengjesit dhe ne fillim, mendoi se do te kishte lidhje me vrasjen e Neumannit, por e hoqi nga mendja. Te gjitha telefonatat e çeshtjen shkonin tek Mia. Hapi telefonaten, duke e vendosur ne vesh me nje bezdi mjaft te dukshme qe i kishin nderprere aktin qe po kryente.

-Rafael Mejer. -tha me zerin autoritar te nje polici te zakonshem. Zeri nga ana tjeter e linjes ishte aq i shperqendruar sa ai nuk po kuptonte asgje. U ngrit ndenjur. Beatriksi ndaloi se beri rrathe ne kraharorin e tij dhe u ngrit edhe ajo ndenjur. -Ju lutem, mund ta perserisni? Merrni fryme thelle dhe ma thoni edhe njehere.

-Une... -Rafaeli s'po e kuptonte nese personi ne anen tjeter ishte femer apo mashkull, nese po qante apo po qeshte. -Kisha dale per te nxjerre qenin shetitje... ai me shpetoi nga dora... dhe...

-Eshte ndonje sulm qensh, nuk po ju kuptoj, -mezi e mbajti te qeshuren kur e tha kete, por nuk ishte edhe aq e pazakonte te kishe te beje me raste te tilla.

-Jo, nuk po me kuptoni... -Zeri dridhej gjithnje e me fort. Tani, Rafaeli ishte i bindur se kishte te bente me nje femer. -Ne... ne garazhin e apartamentit... ka... ka varur dikush veten... o Zot i madh!

Rafaelit thuajse i rreshqiti celulari nga duart. Do te kishte qene me mire te kishte pasur te bente me nje sulm te zakonshem qensh te races Pitbull siç ishin ne te shumten e rasteve, por ajo çfare tha zeri ne anen tjeter te linjes, ia beri te qarte se perse ishte aq i tronditur. Ndjeu nje perzierje ne stomak pavaresisht se nuk e kishte pare akoma trupin. Pati nevojen ta mbyllte telefonaten ose t'i linte numrin e Mias dhe te telefononte ate, por instiktet nuk iu binden. Shtrengoi fort celularin ne xhep. Tjetra vazhdonte te qante, e lebetitur ne kulm.

-Per çfare apartamenti behet fjale, zonje?

-Rruga "Silvio Meier", -u pergjigj me nje shqetesim te madh dhe nje frike qe akoma i ndihej ne ze.

-Ne rregull, do te vijme per pak minuta. Dilni jashte dhe mos prekni asgje. Perpiquni ta mblidhni veten, -tha me ton te prere.

Zeri pohoi fare dobet dhe Rafaeli e mbylli sakaq telefonaten. U ngrit, terhoqi uniformen qe kishte hedhur mbi karrige dhe nisi ta vishte me ngut. Beatriksi nuk po i fliste, gje qe e beri te ndihej fajtor qe nuk kishte shpejtuar pak per te perfunduar çfare nisi. Pastaj, duke kthyer koken nga ajo, i tha:

-Telefonuan per te raportuar nje trup te varur ne garazhin e nje apartamenti. 

-Vetevrasje? -pyeti ajo pa e fshehur kureshtjen. 

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now