Kapitulli i njezet e gjashte.

38 8 46
                                    

Janar 2022

Kur hapi syte, nuk e kuptoi fillimisht se ku ishte. Levizi lehte ashtu shtrire siç ishte dhe pavaresisht se grilat ishin te ulura, serish rrezet e diellit, paçka se te dobeta, i zgjuan syte qe kerkonin ende disa ore te tjera gjume. U ngrit ndenjur dhe hodhi nje sy rrotull. Salloni ishte me i madh se i shtepise se tij dhe dukej me i paster dhe i rregullt, pavaresisht se ne ate shtepi nuk jetonte asnje femer. Kishte foto makinash, postera te garave te medha qe e benin murin te dukej si nje piste garash makinash. U kujtua sakaq qe ishte ne shtepine e Samuelit. Ishte paraqitur i merzitur ne shtepine e kolegut te tij dhe i kishte kerkuar nese mund te qendronte nje nate atje. Kishte pranuar pa i bere shume pyetje, mbase sepse ora e vone e nates nuk ia kishte mundesuar ose mbase, sepse Rafaeli nuk ishte paraqitur atje ne gjendjen e tij me te mire.

Bindi veten te ngrihej. Edhe divani ku ishte shtrire, ishte me i madh dhe me komod se i shtepise se tij. Tek verente tere ato pika krahasimesh mes shtepise se tij dhe asaj te Samuelit, iu kujtua Beatriksi. Ishte larguar prej saj pa i thene asgje, nuk u ishte pergjigjur telefonatave te panumerta, madje pati fikur edhe celularin. Tani, nuk ia mbante ta hapte duke pasur parasysh numrin e mesazheve qe ajo do i kishte derguar pa fund. Mbase kishte reaguar me ashper seç duhej, por zemra akoma s'ia pranonte ate qe ajo kishte bere. Dhe per nje çast, ama vetem per nje çast, ndjeu urrejtje ndaj Xhonatanit. Cfare kishte pasur ai qe Rafaeli s'ia kishte falur dot?

-Hej, u zgjove, -e thirri Samueli sapo hyri ne kuzhine. Po pinte nje gote qumesht me pakon e biskotave perpara, por kur e pa te vinte, u ngrit menjehere. Samueli i ishte dukur gjithmone si nje oficer policie i thjeshte, i ndrojtur, por s'e kishte menduar edhe aq te perkushtuar pas rregullit e kujdesit ne shtepi.

-Jo, vazhdo, ha, s'ka problem, -beri ta ndalonte, por ai ishte ngritur tashme dhe ia beri me shenje te ulej.

Akoma ne siklet, Rafaeli zuri vend ne karrigen perballe tij. Ndjeu nje mall te menjehershem, por te shkurter nga mengjeset qe i gjente gati prej Beatriksit. A ishte zgjuar ajo? Apo duhej te ishte akoma ne gjume? Mos valle nuk kishte fjetur fare? Dora kerkoi t'i nxirrte celularin prej xhepit dhe ta ndizte, por nuk e beri. Nuk ishte akoma gati te lexonte morine e mesazheve dhe te kishte te bente me telefonatat qe kishte humbur. Shpresonte vetem qe Beatriksi te mos i kishte telefonuar te emes se tij. Arsyeja perse kishte ardhur tek Samueli ishte pikerisht sepse nuk donte shqetesonte te emen me broçkullat e problemet e tij.

-Biskota 'Oreo ', -i vendosi perpara pakon e biskotave dhe Rafaeli s'kishte si te mos e mbante buzeqeshjen. -Te preferuarat e tua, apo jo? -Mbledhja e supeve ishte pergjigj'ja e tij. Samueli terhoqi nje gote tjeter, i derdhi pak qumesht dhe u ul ne karrigen ku ishte pak me pare. -Mua perkundrazi, me acarojne biskotat. Por keto mbeten prej motres sime.

-Pse nuk i mori me vete? -qeshi lehte, teksa terhoqi nje prej biskotave 'Oreo '. I kishin munguar kaq shume, e kuptoi kete vetem kur ndjeu t'i shkrinin ne goje. 

-Sepse biskotat nuk merren ne Parajse, -qeshi edhe ai, por ndryshe nga e Rafaelit, tija ishte e dhimbshme. 

Tjetri ngriti rrufueshem koken dhe gati, u mbyt me biskoten qe mbante ne goje. U pertyp tere veshtiresi dhe shija e embel qe kishte ndjere me pare, iu zhduk sakaq. Njeren dore nisi ta rrotullonte me kot rreth gotes, qe tani ishte ngrohur prej qumeshtit te nxehte. Per te paren here, nuk po dinte çfare te thoshte. Samueli nuk ishte shprehur asnjehere per jeten e tij ne rajon, por as ai s'e kishte pyetur. Iu duk vetja budalla qe kishte qeshur ne nje pyetje qe kishte marre pergjigje aq serioze.

-Vdiq perpara nje jave, ja perse nuk kam qene edhe aq i perfshire ne kete hetim, me vjen keq, -vazhdoi. Heshtja qe vete Rafaeli po mbante, ishte e padurueshme. -Nuk me pelqejne vrasjet, te jem i sinqerte. E di qe mbase per Haroldin e ju te tjeret eshte... emocionuese sepse ketu, nuk ndodhin shume te tilla, por... -mblodhi supet. Fjaline nuk e vazhdoi, u duk me teper sikur ishte nje fjali qe nuk perfundonte sesa nje fjali e nderprere ne kerkim te fjaleve te duhura.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now