Kapitulli i shtate.

64 10 14
                                    

Janar 2022.

Ishte ngritur me nje dhimbje te tmerrshme koke. Shpina i dhimbte nga menyra se si kishte qendruar shtrire. S'e kuptonte akoma se si kishte mundur te flinte gjume. Aty, shtrire ne divanin e vogel, mund ta degjonte me qarte eren qe uleriste dhe mendimet ia kishin turbulluar te gjithe trurin aq sa e kishin lene zgjuar nja dy ore te plota. Vetem kur hapi syte dhe zgjati doren per te pare sa ishte ora, kuptoi se te pakten, i kishte bere dymbedhjete ore te mira. Kur zgjati doren per te marre celularin, thuajse u hodh perpjete nga zilja qe tringelliu sapo e preku. Ekrani u ndriçua me emrin e Haroldit. Cfare dreqin duhej te donte shefi qe ne shtate te mengjesit?

-Rafael Mejer, -tha, mjaft i vetedijshem qe Haroldi e dinte se ke po telefononte. 

-Eja ne zyre, kemi nevoje per ty. -Qe pergjigj'ja e tij. Pastaj, mbajti nje pauze te shkurter dhe shtoi. Ludvigu na dorezoi te rejat.

-Jam aty per dhjete minuta, -e perfundoi aty telefonaten.

U ngrit menjehere, pergezoi veten qe nuk i kishte hequr rrobat e se djeshmes dhe nxitoi te mbathte kepucet. Sigurisht, bluza i ishte rrudhosur, por me xhupin veshur, nuk do te dukej asgje. Pastaj, nuk kishte shume kohe te mendonte per kete. I shtrengoi lidheset fort qe te mos i zgjidheshin dhe pastaj, veshi xhupin. Celularin e futi ne xhep dhe me pas, vendosi doren drejt braves se deres. Nuk mundi ta terhiqte perposhte. Syte iu kthyen instivikisht nga dhoma. Beatriksi duhej te ishte aty.

Tundi lehte koken per t'i hequr ato mendime dhe doli jashte. Do te fliste pastaj me Beatriksin: ishte pune qe priste, fundja. Sapo doli jashte dhe mbylli deren pas vetes, nje ajer i ftohte ia shtrengoi te gjithe trupin si litar. Stuhia e nates se djeshme kishte lene shume gjurme, sepse vazoja e vetme me lule qe kishin ne oborr ishte rrezuar. Pak me tej, ne rruget e shtruara bukur te qytetit, kishin zene vend dege peme te thyera dhe gjethe te braktisura qe akoma krijonin nje tornado te vogel e te pafuqishme. Te pakten, per stuhine e djeshme nuk paten pasur asnje dem dhe nuk i paten shqetesuar ne mes te nates.

I kaperceu me hap te shpejte ato dy kryqezime dhe, pavaresisht se semafori ishte i kuq, nuk kishte makina dhe ai e theu ligjin per te pritur me kot. Nese Ludvigu kishte zbuluar te reja, do te thoshte se gjerat duhej te ishin mjaft interesante: nuk mund te humbte kohe duke pritur semaforin si nje kalimtar i rastesishem. Ne kryqezimin e fundit, tek e kaperceu rrugen me semaforin e kuq per kembesoret, makina qe i ndaloi fare prane i ra borise. Ngriti doren ne shenje ndjese. Shoferi u duk mjaft i acaruar. E kuptoi shkakun e acarimit te tij vetem kur pa se semafori per kembesoret ishte bere jeshil.

Me te hyre ne rajon, priste te shikonte Mian ne banakun e saj te zakonshem, me celularin ne dore, duke pritur telefonatat e mundshme, por nuk e gjeti dhe kjo e beri te mendonte se duhej te ishte diçka qe vertet nuk priste. Hapat i shpejtoi derisa arriti ne zyren e Haroldit. Kur hapi deren, kuptoi se kishte ardhur me vonese. Askush nuk i tha asgje dhe perveç nje nenqeshje qe stampuan buzet e Emilianos, Rafaeli nuk u ndje i zene ngushte. Zuri vend prane Heinrikut, ky i fundit qe as nuk mundi t'i kthente syte nga shoku. Ktheu veshtrimin nga shefi.

-Siç u thashe te tjereve, po ta them edhe ty, -foli Haroldi, duke u kthyer nga ai. -Ludvigu ka zbuluar disa te reja, tek studioi trupin e viktimes. Ne krahet e tij, jane gjetur shenja shtrengimi qe do te thote se dikush e ka mbajtur me force, ose eshte grindur me dike. Sipas Ludvigut, shenjat jane akoma te dukshme qe do te thote se duhet te kete ndodhur ose naten e vrasjes, ose nje dite me pare.

-Mund te marrim shenjat e gishtave te pjesetareve te familjes, -sugjeroi Rafaeli, duke hedhur nje sy te shpejte rrotull kolegeve. Laura pohoi me koke, duke e bashkangjitur idene e tij.

-Po, sigurisht qe do e bejme edhe kete, -pranoi duke tundur koken ne shenje pohimi Haroldi. -Ludvigu tha gjithashtu, se viktima kishte nje çarje te dukshme ne kafken e kokes. Ishin gjetur copa xhami dhe ai dyshoi se i shembellenin me teper qelqit te nje shisheje. Ndryshe nga shenjat ne krahe, kete te fundit jane duke e hetuar. Nuk mund ta percaktojne akoma daten se kur mund te kete sulmi.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now