Kapitulli i njezet e tre.

45 8 26
                                    

Janar 2022

Kur shikojme yjet, ne shikojme vetem disa grimca te vogla ngjyre te bardhe qumeshti. Nuk e kuptojme qe ne fakt, yjet jane me te medhenj se vete Dielli. Ato duken sikur vijnë e shuhen me agimin, por thjesht dielli del dhe perpin henen. Njesoj eshte edhe dashuria e njerezve per njeri-tjetrin. Ne nje moment, ngrihet dhe te mbeshtjell ne nje energji te marre e te bukur. Ne momentin tjeter, te mbyt dhe te debon nga çdo energji qe te sillet rrotull. Qielli eshte i çuditshem. Dashuria eshte e çuditshme. Njerezit jane te çuditshem. Ata ndryshojne ne varesi te momenteve dhe nuk lodhen duke e bere kete. Jetojne, por thelle-thelle nuk jetojne per veten e tyre. Ashtu si yjet. Ato ndriçojne. Por jo per veten e tyre. Ndriçojne per ate kupen e gjere qiellore ku shtrihen. Ka kaq shume ngjasime midis yjeve e njerezve. E para eshte se te dyja jane te perbera nga drita. E dyta, se mbeshtillen nga erresira.

-Miremengjesi, zemer, -e thirri e ngazellyer Beatriksi, sapo Rafaeli u paraqit ne deren e kuzhines i lodhur e akoma pergjumesh. -Pergatita kete lengun, shpresoj mos te te helmoje, -qeshi lehte.

Ai u shtriq dhe u ul ne nje prej karrigeve boshe. Terhoqi nje prej biskotave dhe veshtroi me pak mospelqim lengun e frutave qe i kishte pergatitur e dashura. Shpresonte te kishte gjetur 'Oreo ' dhe kafe ate mengjes. Por nuk deshi t'ia prishte Beatriksit dhe me zor, arriti ta kaperdinte te gjithe lengun ne gote. Perveç dy fije biskota, nuk hengri me. Tjetra po e shikonte me nje shprese te fikur se si i ishte dukur lengu qe kishte pergatitur. Rafaeli u ngrit.

-Ishte... -buzeqeshi shtirshem ne kerkim te fjales se duhur. -I shkelqyer.

-Oh, -ia beri. U duk mjaft e kenaqur. Shkelqimi ne syte e saj ishte gjithçka per Rafaelin.

-Duhet te shkoj tani, -shtoi me te shpejte. -Do te perpiqem te vij heret.

E puthi ne ball dhe i ktheu shpinen per te dale jashte. Prane deres, ktheu edhe njehere koken. Beatriksi ishte zhdukur pas kendit te murit sikur donte t'i fshihej diçkaje qe ai mund ta pikaste. Hapi deren dhe doli jashte. Me ta mbyllur ate e kur ndjeu ajrin e ftohte te janarit t'i hynte nen bluze, e kuptoi se tani ishte koha ta linte jashte edhe ngrohtesine e shtepise, edhe dashurine e Beatriksit. Bota jashte ishte e ftohte. Nxitoi hapat drejt rajonit.

Me te arritur aty, arriti ta pikaste qe diçka nuk shkonte nga mungesa e Mias ne tryezen e saj te zakonshme me xhamin perpara. Hodhi nje sy shkarazi ne deren e vetme te hapur te kuzhines, por nuk kishte njeri. Thuajse me hapa te medhenj, pershkroi korridorin deri tek zyra e Haroldit. Nuk trokiti dhe e hapi menjehere. Te gjithe ishin aty dhe veshtrimet e tyre u kthyen kur e vune re. Mungonte Heinriku dhe Stefania, i ra menjehere ne te sepse karriget ishin gjysme te zbrazeta. Por ne veshtrimet e atyre qe ishin aty, pikasi diçka te pakuptimte.

-Hajde, Rafael, ulu. -Mia i terhoqi nje prej karrigeve dhe i buzeqeshi, por ai lakim buzesh nga ana e saj ishte shume ndryshe nga lakimet e tjera. Rrudhi ballin dhe shtyti me ngadale deren, duke u mbeshtetur lehte ne te. Diçka nuk shkonte, ai nuk ishte budalla te mos e vinte re.

Nuk foli. As te tjeret nuk nxorren fjale. Haroldi çuditerisht, dukej i qete. Ose si i çliruar nga diçka, nga nje barre e rende. Pasoi nje minute e tere heshtjeje. Rafaelit i dukej sikur do te çmendej nese nuk do te flisnin me. Por fjalet atij vete, i ishin bllokuar ne gryke dhe nuk arrinin te ngjiteshin deri ne goje. Pranoi te heshtte. Ne fund, dikush do te fliste. Sa keq mund te ishte?

-Djemte e teknologjise na dorezuan celularin dhe laptopin e Neumannit. -foli Haroldi. Syte e Rafaelit u gozhduan tek ai. Tani e bindi veten se diçka vertet nuk shkonte. -Kam nevoje te flas pak me ty. Privatisht, -u hodhi nje sy te shpejte te tjereve.

Laura, Samueli e Emiliano u ngriten dhe e parakaluan menjehere, kurse Mia qendroi nje hop perballe tij dhe i ciku lehte shpatullen si te donte t'i thoshte te mos shqetesohej. Kur dera u mbyll serish, ai ndjeu tensionin te rritej. U afrua me hapa te ngadhet prane shefit dhe me trupin qe nuk po i bindej me, mezi e detyroi veten te ulej ne karrige. Haroldi beri nje frymemarrje te thelle, pastaj i zgjati nje celular. Ekrani ishte i ndezur. Me nje perpjekje te deshperuar, uli syte drejt ekranit. Mesazhet ishin te hapura mu para syve te tij.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now