Kapitulli i njembedhjete.

44 9 31
                                    

Janar 2022

Bashke me Heinrikun, qendronte perballe te njejtes shtepi. Tani, ora shenonte gati-gati 20:00 dhe prandaj, ishte i sigurt se duhej te ishin brenda. Shpresonte qe deren t'ia hapte djali i meparshem: i ishte dukur mirekuptues, durues i shquar dhe per me teper, fakti qe ishte ushtar, e bente te kishte nje mirenjohje te kendshme ndaj tij. Trokiti me ngadale, me doren qe i dridhej: te kishte qene me dike tjeter dhe jo me Heinrikun, do te perpiqej ta shfaqte sa me pak ate dridhje duarsh, por me te nuk kishte arsye perse ta bente. Te dy po dridheshin dhe nuk kuptohej me ne e kishin nga i ftohti apo nga ajo qe i priste perpara.

Deren, fatmiresisht per Rafaelin, e hapi Patriku. I pa njehere sikur s'po e kuptonte arsyen e ardhjes se tyre, pastaj u duk se u kujtua dhe u hapi rruge te hynin. Kur Rafaeli shkeli brenda, per te paren here ne ate shtepi, ndjeu qe mungonte diçka. Mungonte nje ndjenje shume e njohur, shume e ngrohte. Dhe nuk dihej nga vinte. Por nuk ishte njesoj si shtepite e tjera. Nuk kishte ate kenaqesine qe kishin te gjitha shtepite. Edhe dhimbja aty, ishte pak e çuditshme. Por i hoqi tej ato mendime. Kishte lexuar dhe kishte pare shume krime, por nuk kishte perse te bente edhe ai me nje vrasje kinse e kishte vrare dikush i shtepise.

-Ketej, -i udhehoqi me kujdes Patriku drejt kuzhines. Dukej sikur aty, mblidhej gjithmone familja kur kishin diçka per te diskutuar.

Por kur hyri brenda, nuk ishte e njejta atmosfere si ne mengjes. Kishte dy fytyra te panjohura, nese nuk do te perfshinte gruan e mjeruar me syte e fryre qe kishte hasur diten e pare te vrasjes. Vajza qe qendronte mbeshtetur pas murit me nje veshtrim qe te kepuste zemren, dukej se duhej te ishte e motra sepse kishte po te njejtet floke ngjyre ari dhe po te njejten ngjyre bari si Patriku. Kurse tek i ati, Rafaelit iu desh pak kohe ta kuptonte se me ke kishte te bente. Me nje qendrim te drejte qiri ne karrige, me nje seriozitet fare te shtirur ne fytyre dhe me nje padurim qe i shfaqej haptazi ne sy. Kurse tek gruaja nuk guxoi dot ta hidhte shikimin. 

-Rafael Mejer. -Pak i pasigurt, ai i zgjati doren fillimisht, vajzes dhe pastaj, burrit. Ky i fundit e pa tere perçmim dhe nuk ia shtrengoi, gje qe e detyroi ta terhiqte doren pas. -Dhe kolegu im, Heinrik Peters. Vijme nga departamenti i policise. -Nuk qe nevoja ta nxirrte karten, sepse ishte i sigurt tashme se Patriku, duhej t'i kishte lajmeruar. -Fillimisht, ngushellimet tona! Dhe... donim thjesht, t'ju benim disa pyetje... disa pyetje rutine, dua te them.

Patriku u terhoqi te dyve nga nje karrige per tu ulur dhe Rafaeli e pa me miresjellje. I dukej djale i thjeshte dhe i ngrohte me familjen. Por ne sy, i shfaqej nje dhimbje qe ia shponte shpirtin dhe ia çante zemren me dysh. Si te kishte ndjekur shembullin e kolegut, edhe Heinriku zuri vend prane tij. Fillimisht, heshtja qe u var ishte e ndjere dhe dukej sikur edhe ajo vete vajtonte per fatin e asaj familjeje. Pastaj, Rafaeli foli i pari pasi shkembeu nje veshtrim te shpejte me Heinrikun:

-Me Patrikun folem ne mengjes, keshtu qe e morem alibine e tij. Zonje, nuk duam t'ju mundojme shume, por nese mundeni t'u pergjigjeni disa pyetjeve te shpejta... -foli si me ndrojtje, duke u perpjekur te shikonte zonjen. Neumann. Ajo rrufiti hundet dhe terhoqi shamine e hundeve. -Ku keni qene... ku keni qene ate dite?

-Ne shtepi, -u pergjigj me gjysem zeri. Heinriku zuri menjehere te shkruante ne bllok. -Nuk... isha shume e lodhur ate dite dhe... dhe bera nje pazar te vogel tek supermarketi ketu prane dhe... dhe u ktheva prape ne shtepi. Pastaj, u shtriva. Dita sikur kaloi shume shpejt... 

-Te vizitoi Xhonatani ate dite? -pyeti, pasi priti ca ne pauzen qe mbajti ajo. 

-Jo. Ai rralle here me vizitonte, -arriti te thoshte. -Por Xhoni im ka qene njeri qe punonte shume. Dhe gjithmone ishte i zene. Por e gjente prape kohen per te me vizituar here pas here. E vizitonte plaken e tij te gjore. 

Ajo zuri te qante menjehere, prandaj Rafaeli beri te vendoste doren siper te sajes, por nuk e beri dot. Nje ngurrim e zuri ne çark. Patriku iu afrua menjehere, e perqafoi fort, pastaj kerkoi ndjese per ta nxjerre jashte kuzhines. Rafaeli nuk pati kundershtime. E kishin marre alibine e saj dhe nuk dyshonte ne asnje çast tek ajo grua e gjore. Nuk u kthye nga zoti. Neumann qe po e shikonte ngultas pa e shkeputur veshtrimin prej tij per asnje sekonde, sepse e dinte qe do te ishte nje bisede shume e gjate ajo tija. Ktheu veshtrimin me mirenjohje nga vajza, qe dukej tek te tridhjetat.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now