Kapitulli i dhjete.

42 10 14
                                    

Mars 2019.

Ai kishte menduar disa here edhe per ndarjen nga Angela, sigurisht. I kishte shkuar disa here ndermend te hapte temen e ndarjes, por fjalet nuk i dilnin dhe goja nuk i bindej. Ose mbase, nuk i behej t'ia thyente zemren. Ai nuk donte te thyente asnje zemer, sidomos nje zemer femre. Nuk donte ta lendonte nje femer. Nuk kishte vene kurre dore tek asnjera, pavaresisht se disa mund ta acaronin. Por tek te gjitha femrat, ai shihte te emen. Dhe gjeja me e mire qe mund te kishte mesuar prej dhunes se te atit, ishte se nuk duhej te vinte dore tek askush. Asnjehere. Pavaresisht çdo arsyeje.

Kur u ngrit prej shtratit pas shume pericepish qe ta bente veten te flinte edhe pak, ne shtepine e tyre te vogel gelonte nje lloj tjeter atmosfere. U sigurua qe gjithçka ishte ne rregull, pastaj nxitoi te vishej e te lante fytyren, perpara se te dilte prej dhomes per ne kuzhine. Aty, atmosfera kishte arritur kulmin e saj. Angela kishte shtruar tavolinen me mbulesen me katrore te kuq e te bardhe dhe mbi te, qendronin dy gota qumeshti, biskota dhe brioshe. Vete ajo ishte prane frigoriferit dhe seç po rregullonte diç' brenda, duke kenduar nen ze nje melodi te panjohur. Zakonisht, qendrimi i Angeles ishte i ftohte, shume asnjanes, por kete here ate e kishte kapluar nje deshire e zjarrte per te qene e hedhur dhe e shkathet, qe nuk dihej nga buronte.

-Miremengjesi, -e pershendeti tere qejf ajo, duke u kthyer nga Xhonatani qe po e shikonte me nje pikepyetje te qarte qe s'po perpiqej fare ta fshihte. -Eja te ulemi, se ty po te prisja.

E pa edhe njehere me çudi, por nuk e pyeti se çfare nuk shkonte. Thjesht, zuri vend ne nje prej karrigeve dhe terhoqi goten me qumesht. Gota ishte e nxehte, prandaj edhe qumeshti duhej te ishte mjaftueshem i nxehte, ashtu siç i pelqente atij. Atmosfera qe mbeshtillte kuzhinen, nuk kishte si te mos i pelqente. Po i kujtonte kohet e shkuara, perpara se te arrinte ate moshe dymbedhjete vjeçare qe dukej sikur i kishte shembur te gjitha. Ndonjehere, uronte qe te mos kishte mbushur asnjehere dymbedhjete. Por çfare vlere do te kishte mosha e tij? I ati do te shnderrohej ne ate perbindesh, gjithsesi.

-Doje kakao? -e pyeti me nje grimce deshperimi ne ze, Angela. Beri te ngrihej, teksa shtoi. -Harrova fare ta vendosja ne tavoline...

-Jo, -e ndaloi ai. Ajo u rehatua serish ne karrige, me nje buzeqeshje qe nuk po i shqitej nga fytyra. Hera e pare qe po e shihte me ate shkelqim aq te bukur ne syte e kalter, pas kaq shume kohesh qe e shihte me nje boshllek te madh. 

-Kisha harruar te blija drithera, prandaj them se duhet t'i blej sot, -i tha serish, duke i zgjatur pakon e biskotave. Ishin nga lloji i biskotave me xhenxhefil, keshtu qe ajo s'dyshonte se Xhonatani do te hante ato. -Por edhe keto mjaftojne per sot. 

Ai tundi koken ne shenje pohimi vetem qe te mos e linte pa pergjigje. Nuk donte t'ia shuante ate driten ne sy, qe e bente te dukej aq e bukur, aq e embel. Iu kujtua se si dikur, te dy uleshin ne stolat e oborrit te shkolles dhe qendronin nen hijen e pemes, kur dielli i veres guxonte tu pershkendiste faqet. Te tjeret talleshin me ate kengen monotone te shekullit IX: "Xhonatani dhe Angela ulur poshte nje peme, duke u p-u-t-h-u-r ". Atij akoma i kujtohej e fresket ne mendje, por asokohe ishin mjaftueshem çapkene sa per tu hequr akoma edhe me shume si te dashuruar.

-Ti do te jesh ne pune, apo jo? -e pyeti, me shpresen se do te merrte nje pergjigje kete here. Por Xhonatani u mjaftua duke tundur koken serish. -Po mendoj te kaloj njehere edhe nga mamaja jote. Elenes do i behej qejfi sikur te shkoja ta pershendesja.

-Po, ka ardhur edhe Patriku. -Menyra se si i hyri menjehere temes me koke, thuajse e beri Angelen te kercente perpjete nga gezimi. Ishin bere kaq shume kohe, qe Xhonatani nuk i bashkohej temave qe hapte ajo. Vete ai ngeli i shastisur nga menyra se si nderhyri, por vazhdoi per ta bindur veten se shkelqimi ne syte e Angeles vlente me shume se mendja e tij qe kerkonte te kryente idenferentizmin e rradhes. -Mund te kenaqeni nese flisni me njeri-tjetrin. 

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now