Kapitulli i tete.

53 10 14
                                    

Mars 2019

-Cfare nuk shkon? 

Si gjithmone, Patriku e kishte kuptuar ate. Ia kishte kuptuar veshtrimin qe perpiqej ta bente sa me te zbrazet, ia kishte kuptuar edhe dhimbjen dhe deshperimin e fytyres, pavaresisht se shprehine e mbante sa me te ngurte. Kishte qene gjithmone i mprehte ta kuptonte te vellain vetem me nje sy te lire, vetem duke e perpire te terin si te ishte nje liber i hapur. Mbante mend se si dikur kur lexonin te dy te njejtin liber mister, Patriku ishte me i prire t'i afrohej te vertetes me shume se ai. Ky mendim e beri Xhonatanin te vinte buzen ne gaz, por e shoi shpejt si te ishte duke shuar nje fije flake ne nje fije shkrepese.

-Ti e di qe mund te me tregosh mua, -vazhdoi kur nuk mori asnje pergjigje. Xhonatani e ndjente veshtrimin e tij mbi te, ia ndjente edhe doren e djathte qe i shkepuste fijet e gjata te barit te parkut ku ishin shtrire, prane liqenit te vogel artificial. -E di qe s'kam qene gjithmone ketu per ty, por kjo nuk do te thote se nuk mund te me thuash asgje.

-Jam mire, -u pergjigj menjehere, pa dashur qe i vellai te shtonte me teper. Ktheu syte nga ai dhe u perpoq ta bente sa me vetebesues per vete veten e tij se gjithçka ishte mire. Ose do te behej, gjithsesi. 

-Kujt po ia hedh, Xhon'? -Patriku nenqeshi.

Xhonatani nuk i ktheu pergjigje. Ai e dinte mjaft mire sa e veshtire ishte per Patrikun te besonte, por nuk mund t'ia thoshte atij gjithçka kishte ndodhur kur ai nuk kishte qene aty. Nuk mund t'i tregonte per Beatriksin, per menyren se si e donte akoma kur ishte me Angelen, per menyren se si mendonte per trupin e saj te bukur e te holle tek puthte lekuren e bute te Angeles. Ndjeu mendimet t'i ngaterroheshin me njera-tjetren dhe pastaj, kaloi doren mbi grumbullin e flokeve. Nuk mund t'ia thoshte keto gjera, jo. E dinte edhe vete sa te uleta ishin mendimet e tij.

-Si ka qene? -pyeti i pari, duke e lene Patrikun me gojen hapur gati per te leshuar nje tjeter fjali. Me pyetjen e tij, i vellai rrudhi ballin pa e kuptuar. -Ne Afganistan.

Pergjigj'ja e tij ishte nje mbledhje supesh. Per here te pare pas kaq shume kohesh, pa te pasqyruar ne syte e Patrikut nje dhimbje aq te thelle sa nuk mund ta imagjinonte se sa shume dhimbte ta kishe ne zemer. Ai kishte pare shume. Kishte ndjere shume. Dhe nuk dinte si ta ndihmonte. Gjeja qe vriste me shume ishte te shikoje te tjere te vdisnin, te vriteshin para syve te tu dhe ti te mos dije çfare te beje, te mos ishe i zoti te beje asgje. Xhonatani e dinte kete ndjenje, mbase jo ne te njejten menyre qe e dinte edhe Patriku, por e kishte provuar se si ishte te ndiheshe i paafte. Qe femije, kishte pare te atin te shqelmonte te emen.

-Cfare faji kane njerezit? -Nje buzeqeshje e trishtueshme iu var nder buze. Cfare faji kishin njerezit pyeti ai? Faji i tyre i vetem ishte se linden. Xhonatani kishte gati dhjete vite qe mendonte sa ndryshe do te kishte qene bota sikur ai te mos kishte lindur fare. Mbase Poli nuk do te terbohej dhe nuk do ia rrihte te emen. -Cfare faji kane femijet? Per gjithçka qe ndodh midis shteteve, midis vendeve te ndryshme? Midis dy liderave, qe vete nuk ndeshen kurre?

Zeri i tij erdhi duke u egersuar dhe Xhonatani e dinte sa e veshtire duhej te ishte per te. Por Patriku duhej t'i kishte marre parasysh pasojat perpara se te hynte ne ushtri. Duhej ta kishte ditur se do te shihte trupa te vdekur gjate gjithe kohes, se do te shihte femije qe vriteshin pa pasur asnje faj, pa bere asnje gabim. Duhej t'i kishte shkuar ne mendje kjo gje. Ndjeu meri ndaj te vellait qe e kishte lene te vetem ne shtepi, kur kishte pasur me shume nevoje per te. Por ajo meri iu shua shpejt. 

-Dhe, -shtoi, -e çuditshme eshte se jeta vazhdon per ta. Per te gjithe njerezit aty. Ata vazhdojne te flasin, te blejne ushqime dhe te luajne... sikur mos te kete asgje. Dhe... jane kaq... kane nje jete kaq ndryshe nga ne. Nga te gjithe ne.

Nuk iu pergjigj. Atij nuk i pelqente shume te krahasonte jeten e tij me jetet e te tjereve. Edhe ai kishte kaluar shume, por Patriku nuk e dinte kete. As Alajna. Ata mendonin se aso kohe, Xhonatani ishte mjaftueshem i rritur per tu bere balle situatave. Por kishte qene vetem dymbedhjete vjeç. Vetem dymbedhjete! Kishte pare me syte e tij grushte e shqelma, kishte pare xhama qe thyheshin dhe sharje nga me te ndryshmet. Kishte dashur kaq shume te priste venat ne parakrah, te varte nje litar dhe te mbytej, por nuk e kishte bere asnjehere. Per nenen e tij, qe e donte kaq shume. Per nenen e tij, qe kishte duruar çdo gje vetem per te.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now