Kapitulli i dymbedhjete.

49 10 36
                                    

Mars 2019

-Nuk jam shume i sigurt per kete, siç te thashe. Eshte vetem nje ide budallaqe imja. Nje plan qe thjesht, kam qene duke e menduar prej kohesh. Por ti e di si thote nje shprehje... kur njerezit bejne plane, Zoti qesh.

-Po Angela?

-Ajo nuk e ka problem, perkundrazi e do kaq shume nenen time dhe ajo ate.

Xhonatani po shikonte me nje perpjekje te deshperuar ne syte e Hansit per te gjetur nje pergjigje per te gjitha dyshimet qe po e brenin. Donte dike qe ta ndihmonte ta kuptonte se çfare duhej te bente me teper, ta mbeshteste se gjithçka do te shkonte vaj dhe se asgje nuk do te ekzgjagjerohej jashte situates. Fillimisht, kishte menduar te telefononte Alajnen, por nuk kishte pranuar. Telefonata e papritur qe do i bente te motres vetem sa do e shastiste Alajnen dhe do ia trazonte jeten luksoze qe po bente jashte shtetit. Ku duhej te ishte tani? Ne France? Apo ne Hollande? Ajo levizte ne te gjithe Europen, keshtu qe e kishte te veshtire ta mbante mend.

-E di mamaja jote? -Pyetja e Hansit vetem sa e mundoi me teper. Donte qe ai t'ia kishte lavderuar idene dhe te kishte qene i gatshem ta ndihmonte. Por si gjithmone, Hansi kishte qene i sinqerte.

-Jo, mendova t'ia thoja diten kur ta merrja.

-Po Patriku? -vazhdoi. Siç dukej, ai besonte se ishte me e lehte t'ia tregoje idene familjes. Por Xhonatani thjesht, nuk mundej. Dhe si shoku i tij i ngushte, Hansi duhej ta kuptonte kete.

-Ai s'ka qene edhe aq ne terezi keto dite, -pranoi pa ndonje deshire te madhe. Kur pati telefonuar te emen, ajo i pati thene se Patriku largohej çdo nate perpara se Poli te vinte ne shtepi dhe nuk kthehej derisa ora te arrinte dhjete e mengjesit. I vinte peshtire nga i vellai, qe e linte nenen vetem. Ishte edhe ushtar, pale!

-Xhon', nuk mund ta besh te gjithe kete vetem. -Ja tek e nxorri fjalen qe po e mendonte qe ne fillim. Xhonatani sigurisht, ia vleresonte sinqeritetin, por kete here preferonte nje genjeshter. Pastaj, pse nuk mundej? Ai kishte mundur te duronte dhunen, kishte mundur ta shikonte, ta ndjente ate. Dhe tani, sipas Hansit nuk mundej t'i shpetonte asaj. -Duhej t'i thoje te pakten Patrikut. Ose Angeles. Ose thjesht, nenes sende. Mos i ler gjerat per minuten e fundit.

Ai ndjeu nje epsh zemerimi ta mbeshtillte te gjithin. Fakti qe Hansi nuk po e mbeshteste ia gervishte nervat. A nuk supozohej qe si shoku i tij i ngushte, ai ta kuptonte? E vleresonte sinqeritetin e tij, por jo refuzimin e drejtperdrejte qe po i bente planit te tij aq te miremenduar. Sa mire do te kishte qene sikur te mos i kishte shkuar fare ndermend te fliste me Hansin! Nuk kishte fituar edhe aq kenaqesi nga takimi me te.

-Eshte me mire qe ata te mos e marrin vesh, -e perfundoi aty. E shpalosi fare qarte sa i kishte mbetur hatri nga qortimet e kota te Hansit. -Do shkoj sot ne darke. Do i marr sot dhe do u shpjegoj gjithçka.

-Shko thuaja tani planin tend, pra, -guxoi te kembengulte serish. -Ne darke, do te mbeten te ngrire dhe s'do dine çfare te bejne perpara. Ne te kundert, nese u thua tani, do te kene mundesine ta marrin nje valixhe.

Serish, Xhonatani rrotulloi syte me bezdi. E kishte seriozisht ai me valixhen qe po thoshte? Cfare mund te mblidhte e ema e tij nga ajo shtepi? Te ishte per te, do ia hidhte te gjitha garderoben dhe do i thoshte Alajnes te blinte rroba te reja nga Franca e Belgjika. Dhe Hansi po fliste per valixhe! Atyre, u ishin mohuar edhe fotot neper mure, u ishin mohuar edhe orendite e bukura dhe vazot me lule shumengjyreshe. Ndjeu nje sembim te forte ne zemer sa iu duk sikur ia prene me thike zemren e thyer.

-Ti mendo çfare te duash, une do te veproj si dua vete, -u ngrit si per t'i thene se tema mbaronte aty.

-Atehere pse ma the mua? -Zeri i tij i qete dhe shprehja neutrale e fytyres vetem sa i ngriti nervat. Asnjehere me pare nuk i kishte hyre nje debati me Hansin, mbase sepse i kishte pelqyer gjithmone menyra se si logjikonte, menyra se si e ndihmonte edhe thjesht, duke i dale kundra fjalive. Kurse tani, qe po flisnin per nje nga temat qe e preknin me shume, kuptoi se Hansi nuk e kishte as idene me te vogel se si ishte te kishe qene viktime e abuzimit qe ne moshe te vogel.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now