Kapitulli i pare.

145 16 20
                                    

Janar 2022.

Rafaeli nuk kishte qene asnjehere prezent ne nje vrasje te sapondodhur. Tani qe po e shikonte me syte e tij, e kuptoi sakaq se koleget kishin te drejte kur thonin se ne te tilla situata, mezi e mbanin te perzieren: sigurisht, nese Haroldi do i shikonte duke kerrusur shpinat e duke nxjerre ç'tu dilte e para nga stomaku, do i shkarkonte nga puna pa nje e pa dy. Por kufoma, kishte diçka te çuditshme ne fytyre. Perveç zbardhesise qe ia karakterizonte fytyren dhe gjakut qe i kishte mbuluar thuajse tere kraharorin e i ishte perhapur me shpejtesi deri ne shtresen e poshtme te debores, ne buzet e tij, Rafaeli vuri re nje buzeqeshje. Ishte nje si lakim buzesh. Ose mbase sikur kishte dashur te therriste per ndihme. Por serish, po buzeqeshte. Dhe ajo buzeqeshja qe ai kishte stampuar, ishte kaq e çuditshme. Ne fakt, nuk kishte asgje qe te çonte ne prova lakimi i tij i buzeve, por Rafaelit thjesht i pelqente t'i kushtonte vemendje edhe gjerave me te vogla.

Pak me tej, Samueli po perpiqej te terhiqej ne heshtje. Mendoi disa here t'i afrohej e te shkembente nja dy fjale me te, por nuk e beri. Ishte me i riu nga te gjithe koleget, prandaj ia kuptonte ndjesine e trazimit qe i sillnin kufomat. Ishte me i prire ne gjuajtjen me arme. Rafaeli çuditej se sa mire mund te shtinte me arme pa iu dridhur qerpiku shokut te tij, por kur binte puna tek kufomat, behej dylle i verdhe ne fytyre. Ne fund, e bindi veten t'i afrohej. Nuk kishte qejf te bente biseda te teperta, por nuk mund thjesht ta injoronte shprehine e fytyres qe kishte marre 21-vjeçari. Haroldi, perkundrazi, vetem sa i kishte bezdi ngushellimet pa pike kuptimi, siç i quante ai.

-Je mire? -e pyeti pikerisht me pyetjen qe donte te shmangte. Prandaj, edhe i nenqeshi vetes kur i drejtoi ate pyetje.

-Ashtu siç ndihet dikush kur merr vesh qe eshte me kancer, -iu pergjigj.

Ne nje rast tjeter, Rafeli do te kishte qeshur. Por kete here, nuk e beri. Vetem para pak javesh, e motra e vogel e Samuelit ishte diagonostuar me leuçemi te fazes se katert. Nuk ishte shume i prire tek ana e mjekesise, por e dinte qe nuk ishte rast qe mund te kapercehej lehte. E kishte takuar Azren gjate nje shetitje te kendshme me koleget, muajin qe shkoi. Vinte bast me veten se nuk kishte pare asnjehere me pare nje 15-vjeçare aq te matur e te pjekur per moshen qe kishte. Samueli tere mburrje, e quante "gjeni". 

-Eshte gjuajtur me Mcmillian Tac-338, -tha serish Samueli, pas nje cope heshtjeje. U duk se e kishte marre pak veten nga pyetja e kolegut, pavaresisht se sa e thate dhe e pakuptimte tingelloi. -Dy here drejt e ne kraharor, ne vendin e njejte. Keshtu, raportoi Ludvigu. 

Nese Ben Ludvigu thoshte se viktima ishte gjuajtur dy here me plumba te nje snajperi te llojit Mcmillian Tac-338, ashtu duhej te ishte. Por viktima, qe nuk dukej me shume se 25 vjeç, kishte ate buzeqeshjen e tille qe dukej sikur e priste diçka te tille. Rafeli kishte pasur te bente me krime te ndryshme, midis tyre nje vrasje, por te gjitha fytyrat dukeshin te shqetesuara e te ngrira. Kurse kufoma qe po thahej nga i ftohti i dimrit aty ne shtresen e debores qe tani nuk ishte gje tjeter veçse nje e kuqe e erret gjaku, nuk kishte ate shtang'jen e zakonshme, as pikellimin, asgje. A thua se vrau veten, nuk e qelluan?

-Akoma mendoj se do te kete vdekur nga i ftohti me shume se nga gjakderdhja, -ia beri Samueli. Dje, kishte qene nate e eger, moti kishte qene harbut fare.

-Besoj se po, por serish e kane qelluar dy here. Mund te kete vdekur dyfish me shpejt nga i ftohti, do te thoja, -e plotesoi. Shoku mblodhi supet, si me padije dhe pasiguri. -Ku eshte Laura? -e pyeti pas nje fraksioni sekondash.

-Do te kete shkuar ne rajon me Emilianon, -iu pergjigj. -Moren ato qe gjeten nga viktimat, celularin e te tillat... dhe do te kene shkuar te kontrollojne edhe kamerat. Na pret pune e madhe, Mejer.

Rafeli tundi koken pa i thene gje tjeter. Te kishte shume pune, per te ishte nje çlirim. Berlini njihej per vendin e numrit te krimeve me te uleta dhe nga te gjitha ato qe mund te quheshin krime, atij i kishte rastisur te merrej vetem njehere me nje vrasje. Perpara dy vjetesh, por akoma e mbante mend mire. Ishte e para vrasje kur mori pjese, pavaresisht se sa larg e studioi çeshtjen. I konsideronte vrasjet gjeja me e mire me te cilen mund te merrej. Ne shtepi, kishte filluar t'i vinte koka verdalle. Beatriksi sikur kishte nisur t'i ngjitej teper, gje qe po e acaronte dhe po e bezdiste, pavaresisht se sa donte ta shmangte.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now