Kapitulli i nente.

53 9 8
                                    

Janar 2022.

Pavaresisht deshires se madhe per t'u rehatuar ne nje karrige te bareve buze rruges, Rafaeli nuk ia kishte falur vetes kete kenaqesi dhe po rrinte ngulitur pas karriges se tavolines ne zyren e tij. Ndihej shume i shperqendruar dhe mendja nuk po i funksiononte siç duhej. Kishte hapur neper tavoline letra e dokumente, por nuk po i sillej asgje ne mendje. Familja e Xhonatanit dukej fare e thjeshte, perveç diçkaje: menyra se si ndryshoi çehra e padepertueshme e Patrikut kur e pyeten per te atin. Ktheu syte nga ora. Akoma 16:43. Dukej se mbremja nuk kishte ndermend te binte. U pendua qe nuk i kishte thene Patrikut ta telefononte kur te gjithe te ishin ne shtepi. Tani, po rropatej qe te gjente nje orar te pershtatshem per ta quajtur mbremje. Tek qendronte ashtu, me syte e fiksuar tek dokumentet, thuajse u hodh perpjete kur i tringelliu celulari.

-Rafael Mejer, nga rajoni i policise se Berlinit. -tha menjehere. Shpresonte te mos kishte te bente me situata te tjera te pakenaqshme. Fundja, mezi po priste orarin e caktuar per tu ngritur e per te thirrur edhe Heinrikun te shkonin ne shtepine e Neummann-ve.

-Gjithe ky formalitet, Jezus! -Zeri i Andreas e shkeputi menjehere nga lodhja qe e kishte kapluar dhe nuk kishte si te mos e mbante nje buzeqeshje. -Je ende ne pune? Po mendoja te pinim ndonje kafe.

-Vetem ne rast se qeras ti, -ia beri me shaka.

-Ke kohe? -e injoroi shakane e tij, i paduruar si gjithmone.

-Per dhjete minuta, takohemi tek "Tausend "-i, -Rafaeli mbylli telefonaten.

Duke futur rremujshem fletet ne dosje, u ngrit per tu larguar. Deren e mbylli pa çeles dhe kur kaloi perballe banakut me xham, ku pas tij qendronte Mia, i dhuroi nje pershendetje te shkurter me dore. Ajo i buzeqeshi ne pamundesi per te folur, per shkak te telefonates qe ishte duke bere. Fatmiresisht, Haroldi nuk ishte gjekund' aty dhe ne ajer, nuk u ndje as tensioni dhe as shqetesimi i zakonshem qe shfaqej sa here qe oficeri perballej me shefin. Kur doli ne rruge, jashte oborrit te departamentit, Rafaeli ndjeu nje lehtesim te papare. Papritur, i ftohti qe rrethonte te gjithe Berlinin, nuk po e dridheronte me, madje iu duk me ngrohte se brenda asaj zyre te erret. Nxitoi hapat drejt barit, qe ishte vendi i tyre i perhershem i takimit.

Kur arriti aty, i ndjeu te gjitha vitet e adoleshences qe i kishin kaluar sa hap e mbyll syte. Tani, ishte tek te tridhjetat dhe nuk e kuptonte se kur kishin ikur vitet me nje kembengulje kaq te eger dhe pa e pyetur ate fare. Nuk ishin me festat e çmendura, me pije alkoolike dhe te dashura nje-ditore. Nuk ishin me as budallalleqet e gjimnazit, sherret me shoket dhe debatet me prinderit per sjelljen ne shkolle. Kishin ikur te gjitha sikur e gjithe jeta e tij ishte nje ore qe rrotullonte akrepat pa mbarim, derisa vinte dita e caktuar per ta lene jeten qe kishte bere, endrrat qe kishte thurur dhe te gjitha embelsite qe i kishte falur jeta. Ai kishte pritur njerez te rinj t'i mbushnin jeten dhe kishte percjelle te vjetrit. Me durim. Me buzeqeshjen e fitimtarit ne fytyre. Fakti qe do takonte Andrean qe e kishte pasur shok femijerie qe dikur, ishte e pamundur ta bente zemren t'i rrihte me gezim.

-Shoku! -Thirrja e menjehershme pa asnje paralajmerim e beri Rafaelin ta kuptonte sakaq se Andrea kishte arritur para tij.

Iu afrua dhe pasi token duart, u ulen ne nje prej tavolinave. Perveç nje kafeje, Rafaeli nuk pranoi te porosiste gje tjeter. Fillimisht, nuk po flisnin. Ngurruan te nxirrnin nje llaf derisa kamerieri erdhi dhe ua la porosine ne banak tere xhentilese. Rafaelit iu duk vetja si te ishte nje grua e re ne nje prej bareve parisiane. Pastaj, Andrea foli:

-Mora vesh ate qe ndodhi ne periferi te qytetit. Sa tragjike!

-Po, ishte i ri, -e mbeshteti. Kur krimet ishin te uleta, te gjithe sikur trembeshin e stepeshin se mos kishin te benin me vrases seriale. Por personi qe kishte vrare Xhonatanin, nuk dukej i tille.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now