Kapitulli i gjashte.

55 12 12
                                    

Mars 2019

E kishte harxhuar te gjithe javen, duke u perpjekur te ishte sa me i zene. Angela fatmiresisht, nuk e kishte bezdisur. Mbasditet i kapercente tek Hansi, prandaj oret i dukeshin sikur iknin shpejt. Nuk e pati vizituar me te emen, nuk i shkonin dot kembet per ne shtepine e vjeter. Kthehej rreth ores nente, prandaj guxonte te shtirej sikur ishte mjaft i lodhur. Nuk i behej te fliste me askend. Njehere pati provuar te telefononte Alajnen si motra me e madhe dhe t'i tregonte çfare po ndodhte ne koken e tij, por e pati hequr menjehere si opsion. Ishte budallallek ta mendonte kete, jo me ta bente. Ishin motrat ato qe i tregonin gjithçka vellezerve, jo vellezerit motrave. Pastaj, ai i kishte mbajtur gjithmone gjerat per vete. Qe femije.

Te dielen, diten e fundit te javes, nuk u kthye ne bar per tek Hansi. Nuk donte te fliste me te, as nuk i behej te qeshte me shakate e tij qe tani i dukeshin aq klishé. Ishte lodhur se shtiruri. Ishte lodhur se idenferentizuari edhe Angelen. I dhimbte zemra per te. Sa shume perpiqej ta bente te ndihej mire dhe sa pak mund te bente ai per te! Sa pak mund ta donte! Pati punuar me orar te shkurter dhe pronari nuk pati ndonje kundershtim lidhur me faktin se i duhej te largohej heret sepse nuk ndihej mire: fundja, ai kishte punuar edhe me orare te tejzgjatura kete jave, nje largim i heret s'i bente keq kujt.

Tek ecte me hapa te vegjel e te ngadalte drejt shtepise, ndaloi ne gjysem te kryqezimit te rruges. Ktheu veshtrimin djathtas dhe priti. Semafori ishte bere jeshil nderkohe, prandaj njerezit po e merrnin perpara me shpatull ne ngut e siper ta kapercenin rrugen perpara se te rikthehej ngjyra e kuqe. Kurse Xhonatani nuk kishte kohe te mendonte per semaforin, as per ngjyren qe do te merrte brenda nje minute. Nje pjese e zemres i kerkonte te kthehej tek e ema, ta pershendeste edhe njehere e ta mbyllte javen me te, por pjesa tjeter kerkonte te qendronte larg ngjarjeve te trazuara qe benin pjese ne ate familje. Nuk guxoi as te ecte.

Kur e mblodhi veten dhe u kthye per te kaptuar rrugen, semafori u be i kuq. Ndaloi, teksa njerezit rrotull nisen te shfrynin me merzi e padurim. Atij perkundrazi, i pelqente te priste semaforin. Ishte si nje çlirim per te menduar pak me gjate se çfare duhej te bente. Nje menyre e lehte per te mbledhur veten. Por kete here, nuk pati mundesi te mendonte. Zilja e celularit qe i tringelloi ne xhep, ia bllokoi rrymen e mendimeve dhe ai u detyrua ta nxirrte me bezdi prej xhepit. Nuk e kishte perdorur kurre celularin gjate rruges, edhe ne pune rralle mund te hynte ne te, perveç ndonje mesazhi te zakonshem te punes. E urrente teknologjine e sotme. Por emri qe paraqitej ne ekran, sikur i shkriu çdo mendim te zjarrte.

-Alo? -mermeriti. A thua, nuk ia kishte numrin e regjistruar dhe nuk e dinte me ke po fliste. Por ishte nje nga ato momentet kur ishte bllokuar pa ditur çfare te thoshte. Pershkroi cepat e buzeve me doren qe i dridhej.

-Me ne fund, ma hape celularin! -u duk aq i kenaqur dhe i lehtesuar. Zeri i te vellait i krijoi mornica neper trup. Gjithmone e kishte pasur te veshtire te komunikonte me njerezit qe i shfaqeshin para syve pas nje kohe te gjate. -Ku je?

-Kur u ktheve? -Pyetja ose i doli thjesht retorike, ose mendonte se do te vinte te nesermen. Ose mund te mos vinte fare.

-Sot, -Zerin e kishte te kenaqur, Xhonatani ishte i bindur se Patriku kishte shume gjera per t'i thene. E kishte vellain e madh, po, por sillej si te ishte i vogli. -Po te pres ne shtepi. Mami ka bere nje pjate plot me biskota. S'e ke idene sa te mira jane. Kisha kohe pa ngrene diçka kaq te mire.

-Eshte babi? -Pyetja serish, i doli retorike. Por kete here, donte pergjigje.

-Jo... -Mbajti nje goxha pauze te gjate. -Nuk eshte. -Pastaj, toni i serte qe pati marre iu zevendesua me te zakonshmin: ate harmonik. -Hajde tani. Bli edhe ndonje pije. Po me thahen buzet per nje Coca-Cola.

Xhonatani uli celularin. Telefonata u mbyll. Vetem atehere, vuri re qe kishte kater telefonata te humbura nga Patriku dhe dy nga e ema. I erdhi keq qe Angela nuk e kishte telefonuar. Por e zhduku sakaq keqardhjen qe ndjeu per veten. Ai nuk e meritonte qe ajo ta telefononte. Nuk kishte bere asgje te mire qe ajo ta donte, asgje qe ta justifikonte dashurine e saj. Dhe ajo prape e donte. Duhej t'i mjaftonte kjo. Ndjeu nje shpim ne stomak, kur kuptoi se nuk kishte nate qe nuk mendonte per Beatriksin. Semafori qe u be jeshil ishte e vetmja gje qe i rrembeu vemendjen.

Erresire e pergjakshme. ✔Where stories live. Discover now