1.He's Gone...

3.2K 144 155
                                    

-Flashbacks-

" Do te jemi pergjithmone bashke. "

"Derisa vdekja te na ndaje "

"Ne te mire,e ne te keq "

"Te dua Elena "

"Te dua Aleks"

E kishte bere vajzen me te lumtur ne bote. Te kishte prane ate, njeriun e endrrave te saj, mashkullin me te cilin do kalonte jeten, ishte dhurata me e bukur qe kjo jete i kishte falur.

Dukej sikur Aleksi kishte qene ylberi pas stuhise se saj, sherimi i plageve te saj.

- End of Flashbacks-


***

I mbylli lehtas syte me gishterinjte e saj te holle, tashme te bere akull te ftohte. Dy pika loti i pikuan mbi ata sy te mbyllur e ishte duke pritur per ndonje mrekulli;ashtu si neper ndonje film ku ai do te zgjohej nga magjia e loteve te saj, por fatkeqesisht keto shpresa te rreme krijuar nga magjite e femijerise, u shuan kur pritja e saj nuk solli gje tjeter vecse loteve te tjere, njeri pas tjetrtit. Mbylli syte e dashurise se saj qe prej tri vitesh, te mashkullit qe ishte kthyer ne mbeshtetjen dhe uren e shpirtit te saj. Ajo kure, tashme nuk ishte gje tjeter, vecse nje plage me shume per te.

"Trupi jot u largua sot Aleks, por shpirti jot do te jete gjithmone prane meje, sa here qe te marr fryme, ndoshta deri ne perjetesi. E perjetesia do te mbaroje atehere kur ti mos kesh qene ti.-pershperiti lehtas tij, para se arkivolin ta merrnin bashke me trupin e tij te pajete. Bashke me ate trup, moren me vete dhe nje copez te shpirtit te saj.

C'premtim i beri! C'premtim doli nga buzet e saj! E, ata i premtuan dikur njeri-tjetrit se vetem vdekja do te mundej t'i ndante dhe, vdekja e beri. I ndau ata. I ndau, por ajo rimisheroi ate premtim duke perjashtuar vdekjen. Ajo i premtoi atij se as vdekja nuk do mundej t'i ndante, por tashme pesha e atij premtimi do te mbahej nga nje trup i vetem, se trupit tjeter i kishte mbetur vetem shpirti e kujtimet qe pas kish lene.

Eshte kaq e dhimbshme teksa kthehesh nga puna, te kerkosh per te dhe ai...Ai thjesht dergjet i shtrire pertoke,me gjakun qe i derdhet lume,me plaget e thikes ne trup. I copetuar!

Vdes dhe ajo prane tij. Shuhet dhe zemra e saj, por nuk ndalon. Vazhdon te rrahe,packa dhimbjes qe shpirtin i pervelon, packa loteve qe e mbytin me dallget e zjarrta. Jeton, jeton dhe pse mendon se ke vdekur, sepse ende merr fryme. Zemra, ende rreh.

Ai qe deri dje ndodhej ne krahet e saj. Ajo qe deri dje ndiente frymemarrjen e tij.Sot...Sot gjendej ne krahet e saj i pajete, sot ajo nuk ndiente frymen e tij t'i guduliste qafen. Sot ai dhe ajo, trupat e tyre i dhane lamtumiren njeri-tjetrit.

Sot vdiq nje Aleks Gildan. Vajtoi nje Elene. Kushedi sa te tjere ferkuan barkun per vepren e tyre.. Kushedi sa u kenaqen per rivalin e tyre te biznesit.Kushedi sa! Ama qe te gjithe ishin aty. Duke u perlotur, ndoshta nga dhimbja e ndoshta nga nevoja per sy e faqe.

****



"Une jam Elena Clifton, kryetarja e bordit,ketu ne Londer,ne kompanine "Clifton" , trashegimine nga babai im,por mbi te gjitha kam qene per me shume se 3-vite,personi i zemres se arsyes sime te jetes,Aleks Gildan, mikut, familjarit e kolegut tuaj. U njohem ne nje vdekje,pikerisht ne moshen 18 vjecare atehere kur humba prinderit e mi dhe, qe atehere me ka qendruar gjithmone prane dhe serish,u ndame nga nje vdekje. Vdekja na bashkoi e vdekja na ndau. C'dreq force paska kjo e flamosur vdekje!

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now