53.Multiple Personality Disorder

616 67 46
                                    

Marko's POV

U shokova nga ajo qe me tha. Ajo femer qe kisha para nuk mund te ishte Elena. Elena ime ishte e embel , e dashur dhe nuk do guxonte t'i nxirrte kurre nga goja ato fjale te hidhura qe percillnin vetem helm.

"Kush dreqin je ti ? " - i bertita ne fytyre.

"Madrina " - foli ironikisht pa m'i ndare syte.

"Cfare dreqin ! " - nuk mund te kuptoja asgje. Kisha filluar te dyshoja ne vetveten time. Shpresoja qe ajo te ishte ndonje sozi e Elenes apo moter binjake , por ishte e pamundur . Nuk mund te ishte as rastesi dhe asgje tjeter.
Kete gje e vertetova kur i pash nishanin e brishte , kaf rreze qafes. Kjo ishte e tepert per mua.

"Perse ma bere kete Elena ? Perse " - nuk mund ta besoja sesi nje njeri si une ishte bere gati te derdhte lot. Ajo me copetoi zemren , e ndau ate ne qindra copeza. Me dukej e pabesueshme. U dashurova me dike per here te pare pas shume vitesh dhe se bashku po kerkonim armiken , ne fund del se armikja dhe dashuria e jetes sime jane i njejti person. Dashuri dhe urrejtje kunddrejt nje personi.
Ndoshta kjo eshte arsyeja se pse Elena kurre nuk u kercenua nga Madrina . Kurre nuk u ndeshen te dyja balle-per-balle ,pervec disa situatave. Kam shum pyetje ne koken time qe nuk arrij ti konceptoj , ti artikuloj e jo me te marr pergjigje.

"Dreqi ta haje zhigolo i mallkuar! Mos e permend me ate emer se te varros per se gjalli " - nuk arrija ta kuptoja. Une gjithmone e therrisja me ate emer , gjithmone ! Cfare dreqin paska tani ?

"Si dreqin ? Perse e bere gjithe kete ? Perse e vrave Aleksin , prinderit e tu ?" - I bertita me sa kisha ne koke e u ula ne karrige duke pritur per pergjigjen e saj . Me pikonte ne zemer e me lengonte i gjithe shpirti . Ende nuk arrija ta besoja.

"Ah komisar ! Ti e di qe une kurre nuk e pranoj humbjen , madje as tani , edhe pse e di qe nuk kam me shpetim. Gjithcka e kam bere per pasuri , per pushtet , por me teper per liri. Dhe tradhetia ! Ah Marko , ate nuk e toleroj kurre. Ty nuk te urrej , oh jo ! Ti thjesht po ben punen tende . Ajo qe urrej eshte Hulia . Bushtra e mallkuar , me tradhetoi dhe me qelloi ne piken e dobet. Kurre nuk i kam besuar askujt . Askujt nuk i kam treguar fytyren time , sepse njerezit... Njerezit jane qenie te neveritshme , te pabesa . Merre nje keshille nga une dhe mos i beso askujt. Nese sdo te ishte per Hulian , ti kurre nuk do me kishe gjetur . Ajo nuk e meritonte vdekjen komisar.... "

"Cfare meritonte sipas teje ? " - isha me i qete tani . Doja te zbuloja gjithcka.

"Ajo duhej te ishte pergjeruar per ta vrare. Duhet tia kisha copetuar lekuren per se gjalli e tua hidhje qenve te ushqeheshin me te . T'i prisja gjuhen , ate gjuhe tradhtare. Ti merrja ne dore zemren e tia shqyeja me thonj . Ajo nuk e meritonte ate vdekje aq te lehte dhe , per kete i ke ti fajet komisar. Nuk duhet te ishe shfaqur aty."

"Prinderit e tu , perse i vrave ? "

"Ishte aksident . "

"Nuk jam idiot. Mos do me thuash se nuk ke bere asnje vrasje ? Eja pra ! Je e famshmja Madrina , te gjithe te njohin dhe pse askush nuk guxon ta pranoje!

"E drejte komisar . Oh jo , nuk do mohoj asgje. Une i kam kryer gjithe ato vrasje dhe s'e idene sa me kane shijuar. S'e ke idene sa me ka shijuar ai gjak qe derdhej ne duart e mija.
Prinderit i vrava per te qene e lire, e meritonin. Po me merrnin frymen dita-dites. Doja gjithe pasurine ne emrin tim , e bene kete gje. Me pas kisha disa probleme kalimtare psikologjike dhe donin te me mbyllnin ne psikiatri . Une e mbyllur ne psikatri ? E imagjinon dot ? Do te kisha vdekur. I kam fobi vendet e mbyllura."

"Vrave prinderit e ty vetem per kaq gje ? " - po habitesha. Si mund te vriten prinderit kur mendojne per te miren tende ? Nuk kisha konkluzion tjeter , vecse ajo ishte e cmendur , por une..... Une njihja nje Elene krejt normale.

"Ah Marko. Me mire e vetme sesa e mbyllur. Me pas Aleksi . E doja shume. Me mbeshteste ne cdo hap... " - e nderpreva. Isha kurioz per dicka.

"E dinte Aleksi qe ti ..... Qe ti vrisje njerez ? "

"Po e dinte. Kjo me pelqente me shume tek ai sepse nuk me paragjykonte , por me mbeshteste. Ama kur mora vesh se me tradhetonte me ate te pacipen , sa nuk mu shemb e gjith bota mbi krye. E urrej tradhetine Marko . Besimi nese thyhet nuk ngjitet me dhe nuk ka rruge tjeter perpos vdekjes. Ai qe tradheton nuk e meriton te jetoje , te marre kot oksigjenin e kesaj bote. "

"Cfare ndodhi ate nate ? " - arrita dhe e pyeta me ne fund..

"Une isha ne shtepi , ne sallon . Kisha dremitur kur degjoj zhurma nga lart. U zgjova dhe shkova ne dhomen tone te gjumit. Kur cte shoh ? Ishte Aleksi me ate , me Rebeken.... " - e nderpreva serish . KIshte dicka qe nuk po me dilnin llogarite.

"Por ti me ke thene qe ate nate kishit shkuar diku dhe thjesht u shtrive aty. "

"Une te kam thene ? Cfare dreqin ? Je ne vete ? Ti me dukesh sikur smbush mir komisar." -fjalet e fundit i tha me veshtiresi . Ishte pothuajse mengjes dhe kishte zbardhur. Pashe qe filloi te rrudhose vetullat dhe te bertase.

"Mutt ! Kjo dhimbje koke po me merr jeten me zor " - nuk e kuptoja cpo i ndodhte. Pashe ato sy te erret , te ngjyer me katran ashtu si shpirti i saj . Nuk me dukej sikur ishte Elena. Me dukej sikur para kisha Madrinen , sikur se kisha njohur kurre. Ato floke kacurrela , qe ajo aq shume i urrente ishin ne formen e tyre te persosur. Ajo erresire qe asaj i merrte shpirtin , e kishte pushtuar ne gjithe qenien .


Mbylli syte dhe pashe qe  vari koken e saj pa ndienja

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Mbylli syte dhe pashe qe vari koken e saj pa ndienja . Ndihesha konfuz dhe me kishte filluar nje dhimbje e tmerrshme koke. Dreq ! Nuk e perfundoi as rrefimin per Aleksin . Ende kisha shume gjera qe s'i kuptoja. Perse nuk me vrau direkt kur kishte shume mundesi ? Si ka mundesi qe njehere ka shkruar nje kercenim kunddrejt vetes ? Si ka mundesi qe ne ishim bashke dhe pame Madrinen . Si ka mundesi ? Perse duhet ta bente te gjithe kete ? Ajo tha qe nuk me kishte thene asgje... Ajo nuk mban mend asgje. Vetem nese.... Oh dreq !! Smund te jete e vertete ! Mos !! E marrte dreqiiii ..

"Shef" - iu drejtova.

"Po ?! " - u pergjigj

"Kam frike se kemi nje rast te personalitetit te dyfishte !" - kjo ishte ajo cka po mendoja . Ishte gjeja e vetme qe u jepte kuptim te gjithave. Nese nje person eshte me personalitet te dyfishte nuk mban mend asgje cka ben ne njerin personalitet dhe sjellja i duket krejt normale. Eshte teper e veshtire dhe e rende.

"Mendoj se ke te drejte , bir. Duhet cuar ne psikiatri . Nuk mund ta mbajme ne qeli "

"Duhet te kete nje zgjidhje. Brenda atij perbindeshi eshte dashuria e jetes sime. "

"Duhet te flasim me nje psikiatre Marko. Nuk e di nese do te sherohet ndonjehere. Eksperienca me thote jo.... "

"Jo Jo !! Jo e marrte dreqi " - kjo ishte gjeja me e rende per mua. Dola vrikthi nga dhoma drejt korridorit dhe u ula ne nje karrige te ftohte . Mbeshteta koken ne duar dhe shpertheva ne lot . Po , gjithe ky burre , komisar qante si nje femije. I denuar , i persekutuar nga ky dreq fati .

Dashuroja dhe urreja dy personalitete te ndryshme brenda nje personi dhe nuk arrita ta kuptoja kurre. Sa idiot paskerkam qene !

Futa doren ne xhep , por u hasa me dicka . E nxorra dhe ishte nje leter.
E hapa dhe ishte nje leter nga.... nga Hulia....

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now