52. The Killer

580 61 68
                                    

Marko's POV

Kureshtja po me brente nga brenda . Ajo gjendej e shtrire ne sediljen e prapme te makines sime. Ende nuk me besohej qe Madrina gjendej prane meje. Ende me dukej sikur te nesermen do te ngrihesha dhe do te shkoja per te kerkuar ate , pasi ajo gjetja e saj ishte kthyer ne nje nevoje jetike per mua.

Doja t'i hiqja ate copez thesi qe i mbulonte fytyren dhe te shihja femren e cila na ka shkaktuar gjithe keto vuajtje. Vrasja e fundi qe ajo beri ishte ajo e Hulias.

E vrau Hulian pikerisht kur ajo vendosi te arratisej nga ne dhe nga Madrina. Nuk me vjen keq , oh jo aspak ! Do te doja ta kisha falenderuar dhe t'i thoja se nuk jam aq idiot , por ashtu e kishte te shkruar. U prefte ne paqe .

Reanes i kam borxh jeten . Ne momentet kur Madrina humbi ndjenjat , nje tip filloi te godase me bresheri kundrejt meje dhe ishte Reana ajo qe me doli para. Nuk e kuptova perse e beri , por fjalet e fundit qe me tha para se te humbte ndjenjat ishin

"Ti e meriton te shohesh fytyren e saj Marko. Nuk ke kohe te dergjesh spitaleve."

Fale zotit ajo jeton se ndryshe nuk do ja kisha falur kurre vetes. Eshte nje vajze vertet e mire dhe ka filluar te shqetesohem vertet per te .

Pas largimit ,ndodhi ashtu sic e prisja. Policia erdhi dhe arrestoi te gjithe qente e Madrines , mori trupin e pajete te Hulias dhe coi Reanen ne spital.

Qe kur hipa ne makine kam tentuar disa here te flas me Elenen , por me kot. Ajo nuk pergjigjet dhe me te drejte . Mendon se e kam tradhetuar , nuk e di te verteten. E kuptoj me se miri , por isha i detyruar te beja rolin e idiotit per tia arritur kesaj dite.

Ende nuk me besohej . Hera-heres ktheja koken mbrapa per te pare nese ajo ishte aty. Me dukej sikur ishte thjesht nje enderr dhe kur te zgjohesha , do te isha serish ne sfide me te . Me dukej sikur do te luanim serish symbyllazi .

Vendosa te mos e shikoja fytyren e saj , pasi do ia hiqja ate dreq thesi kur te gjendesha prane Elenes. Do i tregoja arsyen e trishtimit , arsyen e loteve te saj . Ta kishte perballe dhe t'i bente c'te donte.

Doja te shkoja ne shtepi e te behej keshtu , por nuk me lejoi shefi i departamentit duke me thene se kisha punuar shume sipas kokes sime . Tashme cdo gje do te behej sipas procedurave ligjore.

Serish ia kisha friken . Druhesha se nese e lija vete , ata do e merrnin dhe do shpetonin . Nuk do duroja sikur kjo histori te fillonte qe nga fillimi , keshtu qe vendosa ta ndjek vete kete ceshtje . Ne fillim nuk do me lejonin , por pasi i kercenova si komisare te shitur , te gjithe ulen koken dhe ma kane lene mua ne dore.

E nderkohe shtypja gazin per te arritur sa me shpejt ne komisariat. E nderkohe mesazhet kundrejt Elenes nuk kishin te sosur. Fillova te shqetesohesha per te , por nuk kisha cfare beja . Ndoshta do i shkoja ne mengjes me kete surprize. Ndoshta flinte pasi ora ishte dy i mengjesit.

Sa me shume qe afrohesha ne destinacion , zemra me gufonte cdo here e me shume , ndieja nje vale emocionesh te me sundonin ne gjithe qenien time , ndieja ankth.

Me ne fund arrita. Erdhen ata te komisariatit duke e marre ate ne nje barrele.

Pashe imtesisht me nje vezhgim zhbirues trupin e saj i cili pasqyrohej fare qarte nen ato pantallona te zeza prej lekure , qe i tregonin linjat e mireformuara si dhe kembet e gjata , nen ate bluze te ngushte e te zeze, qe i tregonte gjoksin e beshem e belin e holle. Nga takat e larta pis te zeza , arrita te dalloja disa kembe delikate , te brishta dhe me pas duart..... Ato duar qe dukeshin aq te pafajshme kishin bere me mijera vrasje , kishin marre me qindra jete.
Ajo pamje ishte nje pasqyre e thyer e shpirtit , e zemres se saj .
Ajo pamje me dukej kaq e njohur , me dukej e pare , e shijuar per mua. Me dukej sikur kisha nje jete te tere qe e njihja dhe kjo ndjesi me pushtoi krejt papritur.

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now