39.I will win

551 58 23
                                    

Marko's POV.

"Po ti si perfundove ketu? " - me pyeti Hulia sapo u shtrime per te fjetur. Ora ishte pothuajse 1:45 dhe gjate gjithe kohes vetem kishim folur. Tashme dija cdo gje rreth saj dhe ajo cdo gje rreth meje. Me dukej nje vajze e mire dhe e pervuajtur.

"Nuk e di saktesisht. Mbaj mend qe me moren ne telefon per nje kallezim. Shkova edhe pse isha jashte orarit te punes , pasi nese do te ndodhte dicka nuk do ja falja vetes. Kur shkova te vendi ishte nje vajze , e cila qendronte gjysme e zhveshur ne dhome duke u dridhur. Sapo shkova ta pyesja se cfare i kishte ndodhur ndjeva nje dhimbje te lehte dhe... Ja ku jam ! "

"Do te te kene droguar me shiringe " - foli menjehere ajo.

"Ma mori mendja " - psheretiva.

"Si do te fleme  Marko  ? " - degjova sesi emri im tingelloi bukur nga buzet e saj .

"Ti fli ne shtrat , une ketu poshte "

"  Epo duhet ta pranoj se je nje gentleman i vertete ! "  me buzeqeshi lehtas dhe ktheu shpinen duke degjuar nje " Naten e mire " te lehte. Buzeqesha me veten dhe u shtriva ne shtratin tim prej perandori . Neser me priste nje dite e gjate.

Hulia's POV

U ngrita nxitimthi sapo pashe qe e kishte zene gjumi. Isha e sigurt qe do te ishte top deri ne mengjes , edhe sikur te binte bomba  , pasi ai ilaci  ne uje do i beje vertet mire. Nuk ma merrte mendja qe komisari te tregohej kaq naiv, por ndoshta profesionii im i rradhes duhet te jete si aktore.

Dola nga dhoma dhe u nisa drejt dhomes se Madrines. E hapa dhe pashe ate qe po me priste ulur ne karrige.

"Pra ? " - kerkonte shpjegime.

"Gjithcka shkoi ashtu si ne e planifikuam " 

"Ra ne gracke komisari ? "

"Koke e kembe  " - ia ktheva menjehere.

"Mrekulli ! Tani ai kerkon qe te vije serish ketu apo jo ? "

"Doemos ! Ishte ide fantastike ta benim te mendonte sikur ky eshte vendi jone. Sapo te iki neser me te , ti ik qe ketu . Jam e sigurt se do te vije. "

"Besoi historine tende te rruges ? Nuk i the per ate incidentin me babain tend apo jo ? Jo per gje , por  nuk dua te hap ato histori te vjetra tani " - sapo ajo foli nje pike me rendoi ne zemer. M'u mblodh nje lemsh ne gryke dhe ne ato momente nuk doja gje tjeter vetem te mblidhja fuqite e mia e te shkaterroja gjithcka me dilte para , por po prisja per castin e duhur. Dhimbja do te jete e njejte , madje dhe dyfish. Mblodha veten dhe ja ktheva me sportivitet.

"Natyrisht. Ne fund te fundit gjithe historia ime e rruges eshte e vertete dhe e genjeva vetem per faktin sesi me vdiq babi. "

"Ah Hulia ! E shkuara duhet harruar apo jo ? Shiko te tashmen . Shiko ku jemi ! "

"Natyrisht Madrina. Ne kemi nderrtuar perandore tone. Jemi  Mafia numer nje ne Londer dhe Meksike , kemi emer , fame , para. Cfare te kerkoj me shume ? " - vertet i kisha te gjitha keto , por ama nuk kisha babain  tim , idhullin tim . Nuk me interesonin asgje tjeter vec tyre. E vetmja gje qe doja ishte Hakmarrja dhe me pas sundimi ! Gjithcka do te behet , ashtu si e kam menduar.



"Te lumte Vajze ! Nuk e di , por per dicka jam e sigurt, ty te besoj aq sa vetes dhe je e vetmja ! Je krahu im i djathte. " - kishte besim te plote tek une. Ah ky besim , pika me e dobet te te gjithe.

Nuk e di cdo te ndodhe , por....Per dicka jam e sigurt. Une do te fitoj !

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now