55.Elios

674 63 35
                                    

Marko's POV

Ishte pothuajse mesnate e ndodhesha i lodhur ne shtepi. E nderkohe shihja ato pamje te tmerrshme , makabre , teksa Elena .... Kisha shkuar tek adresa ku me tha Hulia dhe kisha gjetur disa CD , ne te cilen ndodheshin pamjet e asaj nate te frikshme , fletet e ditarit dhe disa foto... Kisha hapur nje video dhe gjithcka ishte ashtu si me tha Elena dua te them Madrina. Aleksi kishte qene ne dhomen e gjumit se bashku me Rebeken. Elena ishte zgjuar , por tashme si Madrina dhe kishte shkuar lart, ne dhomen e tyre duke i pare ata duke u puthur. E nervozuar nga kjo gje e kishte kapur per flokesh Rebeken dhe e kishte shkundur para syve te Aleksit . Aleksi i nervozuar kishte kapur Madrinen per flokesh dhe kjo eshte arsyeja pse ajo nxjerr armen dhe e le te vdekur ne vend. Kjo eshte arsyeja edhe pse aty gjetem floket e Rebekes dhe Madrines. Pasi Aleksi vdiq , Madrina i thote se ishte tradhetar dhe e meritonte kete gje. Rebeka fillon te qaje , por Madrina e kap per bluze dhe e terheq neper gjithe shtepine derisa shkon ne dera , prane daljes. Aty Rebeka revoltohet dhe fillon ta kundershtoje , ku ndodh dhe nje perleshje per flokesh . Madrina e godet me dorezen e armes ne koke duke e lene pa ndjenja . Dora i iken keq dhe nga kjo shkaktohet nje e gervishtur ne dere. Sqarimi i te gjitha provave. Me aq sa e njoha Madrinen , kuptova se arsyeja se pse ajo nuk e vrau Rebeken ishte se donte qe te vuante. Nuk donte te vdiste menjehere pasi sipas saj nuk eshte aspak e dhimbshme. Me vinte te qaja dhe syte me ishin mbushur plot lot te nxehte nga ato pamje . Te shikoje trupin , imazhin e Elenes teksa i bente ato veprime ishte mese e dhimbshme per mua , me dukej sikur .... Sikur gjithcka ishte kryer nga Elena dhe jo nga Madrina. Ishte teper e veshtire per mua ,por kjo ishte e verteta e trishte.

Lexova fletet e grisura te ditarit dhe gjithcka me kishte thene Hulia ishte mese e vertete. E me pas ato foto.... Ato foto ishin nje pjese tjeter e dhimbshme te shihje Elenen me ate karakter, me ate identitet kriminel.

 Hodha zarfin ne te cilin ndodheshin te gjitha keto dhe u  hodha rendshem ne karrige

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.










Hodha zarfin ne te cilin ndodheshin te gjitha keto dhe u hodha rendshem ne karrige. Para syve fjalet e psikiatres me vinin si nje film me metrazh te ngadalte , para mendjes sime. Me kujtohet momenti kur cova Elenen ne psikiatri para disa oresh . Me kujtohej fytyra e saj e brishte qe pergjerohej mos e lija aty , qe kembengulte qe ishte mire.

"Marko , me shpeto. Une jam mire " - foli brishte duke me kapur duart. Qante pa pushim e lotet i rridhnin rreke. Ato lote qe me pikonin thelle ne zemer.

"Nuk mundem Elena. Ti nuk je mire. Nuk mund te rrish jashte si Madrina. Do te ishte teper e rrezkishme per te gjithe. Nuk mundem . Me fal " - lotet e mi shoqeroheshin me te sajit. Ndihesha tmerresisht keq . Ndieja nje vend bosh ne siperfaqe te shpirtit tim , sikur nje pjese te zemres sime do e burgosja aty , do e denoja perjetesisht me burg.

"Ketu jane te gjithe te cmendur. Si do mundem une te rri me ta ? " - kishte te drejte. Kudo shikoje njerez te lajthitur qe benin veprime idiote. Njerez me drrasa mangat dhe ta shikoje Elenen , ashtu siperfaqesisht dukej mese normale , por brenda atyre syve te kthjellet ndodhej nje Madrine. Ndodhej nje femer tjeter nen ate trup qe e komandonte . Ishte e pabesueshme.

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now