40.He's alive

579 61 23
                                    




Elena's POV

Kishte pothuajse 48 ore qe nuk kisha asnje informacion nga Marko dhe po me leviznin disa neurone krejt shtrember ne koke. Me vinte te plasja nga meraku dhe nuk dija si te veproja.  Morem kamerat e apartamentit te Markos se bashku me Teo-n , dhe ai ishte  larguar  pas mesnate pasi kishte marre nje telefonate . Kush mund ta kishte telefonuar valle ? Te kete ndonje hall apo te jete i gjithi nje kurth ?  Kemi kerkuar ne cdo magazine aty prane per te pare nese e kishin futur aty , por me kot. Kemi kerkuar cdo makine qe donte te kalonte kufirin me friken se mos e nxirrnin jashte vendit per ta mbajtur si te themi peng. Kemi  bere cmos te arrijme Klea-n  ne numrin e vjeter , apo te flasim me dike , por me kot , te gjitha na kane shkuar per dreq.

Asnje shenje nga Marko , asnje sinjal , asnje lloj gjeje. Nese Marko do te ishte ketu , do  e gjente nje menyre per te na lajmeruar , pasi ai do e mendonte qe une do plasja nga meraku per te. Nese Madrina do e kishte vrare , do e kishte sjelle para shtepise sime te copetuar , sepse kjo eshte menyra si vepron ajo. Ketu ka dicka qe nuk shkon. Marko nuk mund te largohet assesi ne kete menyre me deshire , ate ose e ka detyruar dicka ose e ka  marre dikush.

Keto gjera me vinin ne mendje si holograme te ndryshme , vertiteshin sa nje njerin kah te trurit ne anen tjeter dhe  koka ime e gjore ishte bere gati te plaste dhe te merrte fund cdo gje, cdo lloj shqetesimi. Ishte pothuajse dreke dhe vendosa te telefonoj Teo-n.

"He Teo , kemi ndonje te re ? "

"Me kot Elena. Pyeta cdo njeri ne rruge , por askush nuk e ka pare. Te kerkojme ndihmen e policise ? Te bej kallezimin ? " - nuk e kisha lejuar te kallezonte ne polici dhe Teo po me ndihmonte si nje mik i  mire qe ishte. Nuk doja qe policia dhe ata police te shitur te Madrines te nderhynin dhe ta perkeqesonin gjendjen . Ama nese sot nuk kisha asnje informacion nuk e di cka do te beja, thjesht gjene e pare qe truri im do te me thoshte pa u menduar dy here.

"Jo Teo. Te presim edhe sot "

"Ne rregull , po shkoj ne nje lagje te vjeter ketu do pyes per Markon. "

"Pac fat Teo "

Mbylla telefonin dhe u futa ne dush.  Hapa ujin e ftohte dhe nuk ndjeva asnje lloj dritherime teksa ai pershkonte trupin tim. Doja te isha e forte , por ishte e kote. Lotet u ben njesh me ujin e akullt dhe binin poshte. Ndjeva lekuren time te behej kokrriza-kokrriza dhe te me nxihej buza vetvetiu. Fillova te qaja me ngasherim ne  prani te acarit qe po me mbeshtillte ne ato momente.

Kerkoja ngrohtesi te ftohtesia ,kerkoja shprese te humbja , kerkoja lumturi te trishtimi. Si mund te jetoja une ? Si mund te jetoja me te gjithe njerezit e dashur larguar prej meje ? Si mund te jetoja teksa shikoja cdo dite vrasje ,prerje , funerale ? Pa lumturi , gezim ? Me frike ? Eshte tmerr , eshte nje jete parazite .

Dola nga dushi dhe ashtu pa u veshur , me ujin qe pikonte neper gjithe shtepine u hodha rendshem ne kolltuk  duke u mbledhur me veten .Mora telefonin dhe fillova te shikoja fotot e Markos. Me kishte marre kaq shume malli per te.

Nuk kisha ftohte , me e ftohte ishte dhimbja.
Nuk kisha ethe , ethet me futeshin nga frika.
Nuk ndieja gje , pasi ndjenjat e mia gjendeshin ne zemren e tij.

Papritur pashe fytyren e Markos te shnderriste ne ekran. Po merrja nje telefonate nga ai ,nderkohe qe ai telefonin e kishte ne shtepi ? Me duart qe me dridheshin e hapa telefonin dhe u hasa me zerin e tij te thelle e burreror nga ana tjeter e telefonit.

"Elena ? "

Nuk munda ti pergjigjesha , por lotet me rrodhen pakuptuar poshte. Ndjeva nje nxehtesi te pershkonte gjithe trupin. Ndjeva nje fije shprese. Ai jetonte !

"M-Mar-ko " - fola me zerin qe me dridhej

"Mos u shqeteso jam  mire. Kam erdhur ne shtepi qe ne mengjes . "

"Perse nuk me lajmerove ? Isha gati te vdisja nga frika dhe meraku. "

"Rendesi ka qe jam mire. "

"Ku ishe  ?  " - nderkohe qe flisja lotet e mi skishin te sosur. Ai ishte gjalle !

"Flasim perballe dhe do te te sqaroj gjithcka. Me prit se po vij ! " - mbylli telefonin. U clirova. Ai ishte kthyer dhe do e shikoja pas pak . Nuk me interesonte asgje tjeter , ajo cka kishte me teper rendesi ne gjithe kete histori eshte se .... Ai eshte gjalle !

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now