18.Suicide

682 75 20
                                    

Hello babes ^_^ Here it goes , a long chapie ! I hope you enjoy it and here you'll see everything about Erisa and.... What happens with her may satisfy some of you , or you'll understand her polite...

Enjoy

A.B


Erisa's P.O.V

E urreja qe po genjeja vellain tim,gjene me te shtrenjte qe kisha , por do te beja gjithcka per te , perfshire dhe nese duhet te jepja jeten time. E kam kaq te veshtire sa nuk mundem te duroj.


Erdha serish ne Londer pas 5 vitesh ,pasi kuptova se jeta e Marko-s eshte ne rrezik. Diten e dyte Marko me prezantoi me te dashuren e tij Elenen dhe gjithe ceshtjen qe po studionte . Pranova ta ndihmoja duke mos e ditur qe jeta e tij rrezikohej nga kjo gje. Po ate dite , ne mesnate mora nje mesazh ne telefon , i cili nuk me frikesoi aq shume , pasi isha mesuar me kercenimet boshe.

Shkova te vendi qe me thane . Ishte nje magazine ; nuk di cta quaj , nje vend i erret i madh. Ndoqa dy burra qe me bene te kaloja tek nje korridor gjithe shkelqim dhe pasonte te nje dere e madhe e erret.

Hyra aty pa hezituar duke degjuar nje kercitje te vjeter dere dhe nuk mund te shihja asgje , vecse tingullin e takave te nje femre. Pra, kercenuesja ime qenka nje femer ? Mrekulli !

U mundova te qartesoja shikimin , duke shkaktuar zmadhimin e bebeve te syrit nga erresira , dhe ia dola vetem kur mbi te u ndez nje drite e vogel. Arrita te shikoja shpinen e nje femre , e veshur e gjitha me te zeza dhe kacurrelat qe i binin mbi shpine. Prita te kthehej , pasi isha kurioze per fytyren e saj , por as qe mori mundimin.

"Cfare kerkon nga une ? " - fola me nje vetebesim te pathyeshem. Nuk isha e frikesuar. Aspak

"Shiko , Shiko ! Domanovet , kryenece , guximtare dhe teper acarues. " - u degjua zeri i saj. Me dukej i njohur , por arrija ta konceptoja kush dreqin ishte.

"Kush dreqin je ti ? " - ia ktheva aty per aty.

"Qepe ! " - toni i saj u egerrsua, u be me i thelle .

"Perse me thirre ? "

"Te qartesojme disa gjera komisare. Une jam Madrina. Fiksoje mire kete emer , sepse sdo te te shqitet kurre. Jam autorja e vrasjes per te cilen po kerkon Marko dhe e qindra te tjerave ne kete dhe qytete te tjera ; me sakt te gjitha vrasjet e pazbardhura dhe te gjithe komisaret e policet e vdekur jane fryt i inatit tim. Eh ! Disa kane qene goxha pjeshka , ashtu sikurse vellai yt ; por c'e do qe kane perfunduar tek te shumtet. Te kujtohet letra qe te erdhi ne Turqi ? " - ajo e kishte fjalen per kercenimin kundrejt Markos. Dreqi e marrte ! Perse duhet te ishte kjo ? Perse ? Mendova se ishte dicka e pakuptimte , e pavertete.

"Ti je ? " - kesaj here ndjeva nje tendosje ne zerin tim. Kisha frike per Markon.

"Nuk me pelqejne fjalet e teperta Erisa Domanov. Kam thjesht disa gjera per te qartesuar. Mbaj larg meje tet vella , ose gjeja e fundit qe do shohesh do te jete zemra e tij e paketuar. Sic mund ta shohesh , i adhuroj organet e njerzve " - foli duke me hedhur nje kuti para. U hap pasi ra ne toke dhe pashe gjak dhe nje zot e di ckishte brenda. M'u perzie !

"Nuk e ndaloj dot , eshte teper kokeforte dhe sidomos me ndikimin qe ka e dashura e tij tek ai "

"Nuk me intereson Erisa. Do ndalosh tet vella apo e do te vdekur ? "

"Do bej gjithcka per ta ndaluar. Te premtoj ! " - nga syte me pikoi loti im. Nuk kisha qare qe per vdekjen e prinderve .

"Ke vetem 1 jave kohe ! "


U largova vrikthi nga ai vend. Shkova tek Marko dhe pashe sesi po flinte. Ishte kaq i patrembur , trim e zemergjere. Do te bente gjithcka per Elenen . Ajo vajz po me vinte ne rrezik vellain.

Te nesermen ne mengjes duhet te shkonim me Elenen tek apartamenti i ish te dashurit te saj dhe, Marko po me priste. E binda te pinte dicka para se te niseshim dhe pasi e piu perfundoi ashtu si doja une ; pa ndjenja per disa dite. Ishte menyra e vetme per ta mbajtur larg gjithckaje.

Me pas shkuam se bashku me Elenen per nje rikerkim tek apartamenti i Aleksit. Me nervozoi , ishte kaq idiote. Kur u largova i thashe te qendrove larg Marko-s , por sapo une ktheva shpinen ajo i telefonoi dhe telefonin e tij e kisha une. I shkova ne shtepi dhe po e prisja aty derisa ajo te vinte.

Se shpejti degjova deren qe u hap dhe une qendroja pas deres. Sapo ndjeva ate te futej brenda e godita me nje vazo qelqi duke e lene pa ndjenja. E terhoqa drejt tavolines se hekurt te kuzhines duke e prangosur aty ; njeren dore se bashku me kembezen e tavolines. Nuk isha kaq e keqe, por duhet te beja gjithcka per ta mbajtur larg Markos.

Pas 3 ditesh Marko u zgjua dhe e filluam me nje debat , por ai u zbut me pas kur sajova dhe nje genjeshter per Elenen. Me besoi , pasi u betova per prinderit. Hera e pare qe betohem kot.

I premtova se do e liroja ne mengjes dhe eshte ende mesnate. Isha e frikesuar. Nuk dija si te veproj , keshtu qe u nisa drejt Madrines , duke lene celsin e pranges prane shtratit te tij . Nuk dihej cme ndodhte.

Hyra dhe serish e gjeta me shpine

"Erisa. Kemi tre dite pa pare Markon. Duhet ta pranoj je vajze e zgjuar. " - foli dikush , por nuk ishte Madrina. Ishte bashkepunetorja e saj , Hulia. E kisha pare kur shkova nje here per te vizituar Madrinen. Ajo ishte njesoj si Madrina. E ftohte dhe e lige.

"Nuk e di Hulia. Mendoj se e kam ndaluar per momentin , jo per shume gjate. "

"Je ne vete vajze ?! Ne nuk jetojme per momentin , por per shume gjate. Ma hiq sysh ose do e heq qafe"

"Mos i beni gje atij. Me beni mua cte doni"

"Ti nuk me bezdis e dashur , ti me acaron. Do te besh cte them une ? "

"Vetem nese le Markon te jetoje "

"Tingellon bukur ! Mund te bej cte duaa me te , vetem do e le te jetoj . Argetuese ! Ti.... "

"Po ? " - isha paksa e frikesuar.

"Do vrasesh veten e dashur. "

"Por... "

"Ose jeten tende , ose te Markos. Zgjidh dhe shpeto ! "

"Shpetoj Markon "

"Zgjedhje me mend . Nese lendon dhe dike tjeter, Marko iken pas teje "

Elena's P.O.V

Po qendroja e shtrire ne dysheme. Erisa eshte nje psikopate e cmendur. E kam pare vetem njehere qe me solli pak ushqim dhe eshte zhdukur. Si mos mjaftonte kjo kam me shume se 3 dite e prangosur duke mos marre vesh asgje per Markon. Jam e shqetesuar dhe nuk kam as telefonin prane ! Dreqi e marrte.

Po qendroja duke bluajtur qindra mendime ne koke dhe ishte ora pothuajse 12 e drekes , kur papritur degjova deren te hapej. Ishte Erisa.

"Me liro e cmendur " - i bertita me sa kisha ne koke , por kur e pashe me nje arme drejt meje u struka drejt tavolines .

"Ti je shkaketarja e gjithckaje Elena. Qendro larg Markos dreqi e marrte . Jeta e tij eshte ne rrezik me ceshtjen tende idiote. Ti je vete murtaja per te ! " - foli Erisa duke qare. Nuk mendoja se nje femer si ajo mund te derdhte lot. Nuk e kuptova c'donte te thoshte.

"Mire eshte Marko ? Perse me ke lidhur ? "

"Ai eshte mire , per momentin , sepse kur te lirohet do te vije prane teje dhe do i beje gropen vetes "

"Cdo te thuash ? " - isha konfuze

"Qendro larg tij dhe beje te heqe dore nga ceshtja nese ti vertet e do . " - Do i beja edhe me shume pyetje kur degjova shkrepjen e armes. Jo ! Ajo nuk me kishte plagosur mua, por kishte vrare veten. Pashe sesi trupi i saj i pajete ra fare prane meje dhe gjaku u perhap kudo neper dysheme.

Erisa vrau veten ? Perse ?

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now