13. That Kiss...

804 79 47
                                    

"Te pakten e dime sesi duket , apo jo ? " - thyeva heshtjen qe kishte mbizoteruar gjate gjithe rruges per ne shtepi.

"Po Elena, po nuk te duket e cuditshme ? Ai e dinte qe ti dije apartamentin e tij , nuk ishte aspak i frikesuar se ndoshta e zbuloje ? " - Nje fjale me vend. Aleksi ... Mendoja se me donte , por cdo gje ka qene nje gabim . Dashuria jone ka qene gabim  !

"Ose atij nuk i interesonte nese ndaheshim , ose ishte i sigurt se me kishte nen kontroll. Ai ka luajtur me mua ! I poshtri ! "

"Qetesohu Elena . Ne fund te fundit ai qe ka humbur eshte ai . Pervec jetes ka humbur nje person si ti "

***

Gjysem zgjuar e gjysem ne gjume ,  ende me pizhamat e mija , me floket e shpupuritura dhe ende e pakthjelluar mire , zbrita shkallet drejt deres kryesore. Ishte zilja ajo qe me zgjohu dhe kisha dite qe ndihesha e rraskapitur dhe kisha nevoje per gjumin e mengjesit , ndoshta nga makthet e tmerrshme qe ishin te njejta dhe perseriteshin cdo nate.

Hapa deren dhe nje gogesime me erdhi ashtu si pa dashur . Perballe meje qendronte nje djalosh rreth 20-vjecar. Fillova te hapja edhe me shume syte , pasi ende isha neper gjume  dhe, nuk e njihja . Ishte nje i panjohur....

"Kush  jeni ju ? " - fola disi e pergjumur ende.

Peshperiti dicka qe nuk munda ta degjoja , por nuk me behej vone.

"Ë ? " - ende nuk kisha kuptuar se cfare dreqin po  behej  , thjesht shpupurita floket mbrapa dhe po prisja per nje pergjigje , edhe pse me syte e mbyllur.  Mendoj se po dremisja ne kembe dhe ishin pikerisht  nje pale buze qe ndjeva mbi te miat qe me hapen syte . Isha zgjuar plotesisht.

Imagjinata ime po me conte larg. Shpresoja te ishte ai qe po me puthte , por me kot. Ishte nje i panjohur qe kishte guxuar ta bente kete veprim   dhe une as qe kisha ndermend te largohesha nga ai , pasi isha shume e zene duke menduar. 

"Elena ? Cdo te thote kjo ? " - u hasa me nje ton te larte e te ashper zeri. Ishte Markoja dhe qendronte fill pas djalit qe sapo ndava buzet.

"Prit. Marko..... Nuk eshte ashtu sic duket. " - u perpoqa te shfajesohesha.

"Kam erdhur ne nje moment te papershtatshem. Flasim me vone " dhe me hapa te shpejte u largua drejt makines se tij. Po turfulloja nga nervat dhe nervozizmi. Kjo nuk duhej te ndodhte.

Mbylla fort deren. Iu drejtova atij tipit qe kishte mbetur si nje hu para deres

"Ti gje e shpifur leshatore !  Nese je eksituar mjaftueshem gjate gjithe nates  duke pare porno apo duke e bere me veten -.- , ik gjej  nje te dashur ose bush*ra rrugeve. S'ke pune te puthesh femra qe jane ende duke fjetur.  Njeri i peshtire !!! "

U largova  drejt makines sime per te ndjekur Markon. Ne fund te fundit , s'kisha shkuar ndonjehere ne apartamentin e tij.

***

Ndohesha  ne katin e 8-te te apartamentit. Kisha rreth 5-minuta qe po trokisja, por me kot. Zoteria e tij po luante rolin e shurdhit.

"Marko Domanov ! Beni mire te hapni deren ose do e shperthej ! " - fillova te bertisja me nje vetebesim sikur te kisha forcen e mjaftueshme per ta bere ate gje , por ne fakt kokefortesia ime arrinte deri ne ate pike sa ta provonte.

Sapo u mata  ta gjujaja fort , dera u hap dhe perfundova ne krahet e dikujt. Aroma nuk me tradhetoi, ishte e njejta arome qe me qetesonte sa here ndihesha keq , sa hera humbisja shpresat. Isha ne  krahet e tij.


Po me shikonte drejt e ne sy , ashtu sikurse une

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Po me shikonte drejt e ne sy , ashtu sikurse une. Me pas u largua dhe u ul ne divan duke hapur televizorin , sikur une te mos ekzistoja fare.

"Pra, do te me injorosh ? " - fola e bezdisur teksa dola para dhe po i pengoja pamjen.

"Jo , thjesht mendova se do ishe e zene me te dashurin " - foli i qete duke bere rolin e moskokecaresit.

"Nuk ishte i dashuri im  ! "

"Pra ti puthesh me ke te dale para ? Nejse s'eshte puna ime... " - tashme ishte ngritur ne kembe dhe bente sikur nuk i interesonte dhe pse perpiqej ta fshinte kete gje.

"KOMISAR! " - bertita fort sa zeri im jehoi ne te katerta faqet e murit.

"Cfare keni zonjusha Clifton ? " - vazhdoi ai lojen.

"Mos guxo ! "

"Cfare t-"- e nderpreva. Ishte rradha ime te flisja

"Mos guxo te flasesh ! Nuk ja kam idene kush ishte ai tipi qe me puthi , ne rregull ? Nuk isha zgjuar ende mire kur e gjeta veten duke u puthur me dike te dera ! Edhe ti zoteri sapo me preke dinjitetin."

"Te kam thene qe ec somnambul ! Pastaj as qe me intereson jeta jote personale vajz " - qeshi paksa me vete.

"Isha zgjuar dhe , po te intereson , sepse jetet tona jane nderthurur qe nga momenti qe vendose te ndjekesh kete ceshtje. Qe nga momenti qe shikimet tona u kryqezuan , qe nga momenti qe syte tane shkelqyen nen pranine e njeri-tjeterit. Qe ng-"

Dashur , pa dashur buzet tona ishin takuar per here te pare

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Dashur , pa dashur buzet tona ishin takuar per here te pare. Ndjeva nje mori ndjenjash qe me pershkuan te gjithen, ndjeva sesi u shkrime dhe u beme nje. M'u duk sikur ishte puthja e pare qe jepja, sepse keto emocione nuk i kisha perjetuar kurre. Ishte krejtesisht ndryshe. Nuk mund te mendoja asgje tjeter, vecse te shijoja ate cast magjik , qe kishte me dite te tera qe me gerryente perbrenda. Ishin pikerisht keto endrra me Markon qe me qetesonin pas maktheve me Madrinen dhe ja.... Endrra u be realitet. Krenaria ime nuk arrinte kaq larg. Mendoja se ndieja dicka per te.

"Qe nga ky moment , llafazanka ime vogel " - vazhdoi ai fjaline qe kisha nisur une.

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now