50. The Big Day

537 63 37
                                    




Reana's POV

Dola e perlotur nga zyra e saj . Per gjendjen e saj isha une shkaktare. Fola me Markon dhe me tha se nuk kishte probleme te ketij tipi , madje me tha se ishte teper e qete. Ndoshta ai agresivitet ka qene thjesht dicka e moshes se adoleshences. Une i hapa serish plage duke ia kujtuar ato kohe . Shpresoj vertet ta marre veten pas asaj bisede te cmendur qe patem.
Ah sikur ! Sikur te kisha qendruar me te dhe jo te vazhdoja kete dreq shkolle .

Do beja cdo gje , do ia riktheja serish buzeqeshjen asaj me cdo kusht . Marko me tha se lumturia e saj do te arrihet vetem kur te kapet Madrina dhe une do e ndihmoj.

Do bej cmos te kapim ate felliqesire , shkaktare e shkaterrimit te familjes sime.

Me pas qendron dhe ajo ... Hulia.. Ka dicka rreth saj qe nuk me le te qete . Jane ato sy qe me pengojne ta shoh lirshem , pa frike . Ndiej dicka rreth saj . Nuk arrij ta konceptoj dot por shoh nje negativitet te pashmangshem prane saj .

Ndoshta eshte thjesht intuita ime ,ose parandjenja e cmendur , por nuk e di . Ka dicka qe me pengon t'i besoj asaj ashtu si i besoj Markos.

Per 3-dite ishte ditelindja e Elene-s dhe se bashku me Marko-n i kishim vene qellim vetes te kapnim Madrinen brenda ketyre diteve. Mendoj se kishim informacion te bollshem per te kapur ate .

Marko's POV

Endesha nervoz ne ate dhome te stermadhe se bashku me Hulian. Sot do te niseshim te kapnim Madrinen dhe kisha nje ndjenje te papershkrueshme qe sme linte te qete . Nuk me besohej , me dukej sikur do te ndodhte serish dicka dhe do te pengonte kapjen e saj , por isha me i vendosur se kurre qe te kapja ate femer te felliqur.

Kishte luajtur me jetet e te gjitheve ashtu si kishte dashur. Isha i detyruar te qendroja larg Elenes ,larg dashurise sime. Isha i detyruar te shtiresha , te beja idiotin vetem e vetem qe te kapja ate sa me pare.

Kishte dicka qe nuk e kuptoja , perse po ja bente ajo asaj ? Supozohet te ishte krahu i djathte.

Hulia , nje femer aq dinake dhe e fshehte ne te njejten kohe. E kuptova qe ishte ne krahun e Madrines , qe ishte krahu i saj i djathte qe ate dite qe e pashe ne magazine , kur fjetem ne dhomen e saj . E degjova teksa fliste me Madrinen dhe ne ato caste doja ta kapja per flokesh e ta mbyllja ne qeli . Nga ana tjeter doja ta vrisja me duart e mija , por zgjodha nje rruge tjeter...Durimin.

Duke bere idiotin ne sy te saj , mund t'i afrohesha Madrines , pasi pashe qe ajo kishte dicka. Nuk ben asgje per te miren e Madrines , por per te miren e saj , ndaj do qe ajo te kapet me cdo kusht. Kjo eshte arsyeja qe i kam treguar cdo gje ne lidhje me ceshtjen , sepse e di qe do te me ndihmoje , e di qe ka dicka mes saj dhe Madrines , ndaj besoj ne vetvete se do e kapim ate felliqesire.

Nga ana tjeter del Reana , e motra e Elenes.Ajo me kujton Elenen , vecse eshte nje kopje me e pjekur dhe e duruar e saj . Serioze , e zgjuar dhe teper simpatike . Kur flas me te me duket sikur flas me veten time , me kupton ne cdo lloj situate dhe eshte teper e besueshme edhe pse kam vetem disa dite qe e njoh , por ne keto dite jemi bere vertet miq te mire. I besoj me shume se kujtdo tjeter dhe me ka ndihmuar vertet shume ne lidhje me Madrinen. Kemi dyshime ne hallen e Elenes ,por gjithmone eshte nje perqindje e vogel e dyshimit tone.

Gjithsesi , sot ishte dita qe do vertetoheshin dyshimet tona. Ishte dita qe do te zbulonim se kush ishte ajo . Kush fshihej pas hijes vrastare te Madrines.

Dita e Madhe..

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now