23.My shining light.

655 70 24
                                    

Marko's P.O.V

U ngrita menjehere nga shtrati  sikur te ishte dicka instiktive sapo degjova alarmin e telefonit teksa ora kishte shkuar 7:00AM.  Doja te isha aty kur te kryhej ekspertiza e armes me shenjat e gishtave te Elenes.  Sapo do telefonoja Teo-n ta pyesja per Elenen , telefoni u fik dhe u detyrova ta vija ne karikim teksa u nisa drejt laboratorit te komisariatit tone.

***

Hyra dhe aty u hasa me prokurorin e disa te tjere qe do te kryenin procedurat e nevojshme. Ne syte e tij pash vetebesim dhe pathyeshmeri.

"Pra paskeni erdhur komisar. Te gjitha do te kryhen kur ju te jeni ketu , keshtu qe nuk do te keni asnje dyshim , vecse faljes qe do te me kerkoni "

"Te shohim zoti Prokuror"

***

Nuk mund t'u besoja syve. Shenjat perputheshin. Ate arme e kishte perdorur Elena per te vrare motren time. Ne ato momente syte m'u erresuan e mu veshen nga nje perde e erret e cila theu cdo grimce te besimit tim kundrejt saj. Besimi fitohet me veshtiresi , por thyhet fare lehtas ne mijera copeza qe nuk ngjiten me dhe kete kishte bere Elena. Theu besimin tim se bashku me zemren dhe dashurine. M'u duk sikur e gjithe bota ndaloi. Nuk doja ta besoja kete te vertete te hidhur , por nuk mund ta anashkaloja. Elena ishte bere vrasese e motres sime.

U nisa drejt shtepise me qindra pyetje ne koke , por ajo cka me shqetesone me shume ishte perse e beri Elena kete. Nxorra nga xhepi pusullen qe kishte lene Erisa kur u gjend e vdekur

"Jam vete pergjegjesi per vdekjen time Marko. Te lutem qendro larg Madrines. Le te mjaftoje vetem vdekja ime"

Perse duhet ta shkruante kete kur nuk eshte e vertete ? Vetem nese Elena e ka detyruar ta shkruaje. Ndihem kaq i turbullt sa nuk mund t'i besoj as vetes sime.

Hyra me te shpejte ne shtepi dhe shkova drejt raftit ku kisha me qindra shishe alkooli te shtrenjta te rradhitura si  perlat e nje gjerdani. Kalova doren tek shishet e uisikit dhe mes Chivas Regal , Macallan, Ballatines ,  BourBon e Jack Daniels zgjodha kete te fundit , te preferuaren time. Me shtrengonte zemren dhe me bente te harroja gjithcka. Nuk pija , pasi me humbiste ndergjegjen , por ne keto momente , ndergjegjia ishte gjeja e fundit qe doja te kisha.

Mora goten e kristalte , te rrumbullakte dhe duke e perplasur prane tavolines hodha uisin bashke me disa kuba akulli. U ula ne kolltukun e shtrenjte prej lekure dhe mora telefonin duke gelltitur nje gllenjke , e cila me ndezi shpirtin.

Kontrollova gjithe emailet dhe sapo isha gati ta flakerija tutje telefonin  e ta beja copa-copa syri me kapi nje mesazh zanor .  Lashe goten mbi tavoline dhe u perkula duke i kushtuar rendesi atij mesazhi. Isha teper kurioz :

"E egerr ? Me pelqen me shume " -degjova nje ze te thelle mashkulli

"Me lesho. Nukk jam ketu te te kenaq ty more i poshter.! " - ishte zeri i ELENES !

"Epo ja qe je bush*er. Sonte do te kenaqemi mjaft ne te dy "

"AHHH " - u degjua zeri i tij dhe mesa kuptova e kishte nga dhimbja. Fill pas renkimit nje buzeqeshje djallezore ironike.

"Do te te vras ! " –foli Elena

"HAHA. S'e ben dot. Per me teper ajo arme ska plumba"- bertiti i xhindosur.

"Si e di ti kete ? " - beriti dhe ELena. E ndieja se ishte konfuze.

"Nuk te duam te vdekur. Te pakten ende jo " – foli serish ai tipi  dhe me pas degjova dicka te rrokullijes poshte. Mendoj se ishte arma.

"Te poshter. Perse e bête kete ? Perse nuk me lini rehat? Perse me je ngjitur si rrodhe?"

"I ke bere gropen vetes rrelse dhe do te rrish gjate ketu dhe per kete do te kujdesem personalisht. As komisari yt ste ndihmon dot. Te gjithe do te kujtojne se e ke vrare ti motren e tij. Do e perfundojme ate qe nisem"

"Ti e di qe nuk eshte e vertete apo jo ? " - foli Elena

"E di bush*er . Por askush pervec meje"

Me pas degjova zhurmen e deres se qelise teksa mbyllej dhe ne ekran u shfaq fytyra e perlotur e Elenes

"Me shpeto komisar. Keta njerez po me thithin oksigjenin. Te dua"


U ngrita menjehere nga kolltuku. E gjithe monotonia qe me kishte  sunduar shpirtin ne ato momente u zhduk. Zbrazetia shkoi tutje me gjithe mendimet e keqija dhe nje buzeqeshje u shfaq ne fytyren time. Elena ia kishte dale. Ne ate video tregohet qarte pafajesia e saj. Ajo eshte e pafajshme. Ndihesha me i lumtur se per cdo gje tjeter ne ate video. Sa per ate tipin  , do ja thyej turinjte sapo te shpetoj Elenen.

Edhe une te dua Elena. Je drita ime ! Je drita ime vezulluese ...

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now