21.I should live

682 73 40
                                    




Elena's P.O.V

Me kishte zene gjumi duke qare ne ate stol. Ndihesha e sfilitur dhe po vdisja per te ngrene. Nuk po e duroja dot veten , me duhej nje dush. Si mos mjaftonin keto , gjendja ime emocionale eshte e renduar. Pashe floket e mija dhe ishin te gjitha kacurrela . E ndieja veten si buf dhe koken te me peshonte me tonelata. Kurre nuk me kane pelqyer kacurrelat e mija si shkurre, ishin te bezdisshme dhe acaruese. Cdo mengjes i drejtoja , ndersa tani do me duhet t'i duroj.

U ngrita nga i ashtuquajturi shtrat dhe ndjeva nje dhimbje therese rreth kycit te dores. Hodha veshtrimin aty dhe pashe nje shenje sikur te ishte nje byzylyk. E preka dhe me dhembi. Ishte nje e djegur e bere fare heret. Por kur ? Dreqi e marrte , nuk me kujtohet asgje , vetem pjesen kur po qaja e strukur. Ndoshta duhet te degjoj komisarin tim kur me thote se po eci somnabul . Eh ! Sa me mungon

Marko's P.O.V

U ngrita heret ne mengjes dhe u nisa drejt prokurorise. E dija se kishin gisht te gjithe, e dija se Elena ime ishte e pafajshme. Duke i anashkaluar te gjithe policet apo komisaret e mundshem ,shpertheva dyert e prokurorit dhe menjehere ai u ngrit ne kembe i habitur dhe i inatosur.

"Cfare beni keshtu ? " - jehoi zeri i tij

"Lirojeni Elena Clifton " - i bertita i nevrikosur
"Ajo vrau motren tende. Doni te terhiqni padine ? " - Kjo duhet te ishte mundesia e fundit. Nese do te dilte nga burgu , te gjithe do te kujtonin se e ka vrare ajo dhe reputacioni , punet ne kompani do te shkaterroheshin. Duhet qe ajo te dale dhe te gjithe te besojne ate qe une besoj.

"Jo i nderuar. E dini qe kjo eshte e gabuar. Mos abuzoni me detyren ! "

"Cpo perpiqesh te thuash Marko ? Te kam duruar boll.. Nuk te lejova te merreshe me kete ceshtje , por ti veprove me koken tende. Do te te pezulloja nga puna nese nuk do te binte reputacioni im ketu."

"Po perpiqem te them se je i gjithi i perlyer me punet e pista te Madrines " - sapo degjoi emrin e saj , zgurdulloi syte nga habia ose nga frika. Kjo femer ua paska mbledhur te gjitheve !

"Mus guxo ! Mos guxo te fyesh nderin tim. Tani qerohu ! "

"Je vertet kaq i ndershem ? "

"Sigurisht qe jam "

"Si i aferm i viktimes kerkoj te ribehen dhe njehere ekspertizat dhe se kujt i perkiste arma me identifikimin e shenjave te gishtave. "

"Por Marko.... "

"Trego ndershmerine zoti prokuror "

"Neser ne mengjes , do i keni gati Marko "

U largova nga zyra e tij . Shkova tek drejtori i burgut per t'i kerkuar nje takim me Elenen. Nuk me lejuan dhe s'kisha cte beja vecse te prisja.

Elena's P.O.V

Kishin kaluar disa ore dhe po fillonte te me vinte peshtire nga vetja. Vetem rrija duke mos bere asgje. Nuk duhet te isha ketu. Duhet te kerkoj Madrinen , shkaterruesen e jetes sime. Jam e sigurt se ajo ka gisht dhe ne burgosjen time. Shpresoj qe Marko te jete mire.

Papritur degjova deren te c'kycej dhe kercitjen e deres. Kur te dal do u them ta vajisin pak, kuptohet nese do dal ndonjehere.

Ishte nje femer. Dukej qarte qe ishte nje e perdale nga menyra sesi pertypte çamçakëz dhe si ishte veshur.

"Do te te kem shoqe qelie ? "

"Jo zemer. Kam dicka per te te thene. Marko ka hequr dore nga ti dhe, ti do te kalbesh ketu. Me beso do te vuash shume. Kush te ka mbetur per te jetuar ? Askush ! Te kane vdekur te gjithe , je e vetme. Jepi fund jetes tende dhe jepu fund gjithe vuajtjeve " - foli me nje ze acarues duke me zgjatur para nje arme. Nuk e preka por u ktheva me shpine nga pas. Ajo e la tek stoli dhe u largua duke qeshur.

Perse nuk me vrau ?

"Gardiane ajo me kercenoi , si e lejoni te futet ketu. Me dha nje arme "- bertisja tek dritarja e vogel e qelise , por ajo rrinte si nje hu para deres . Nuk reagonte fare. Dhe kjo police e korruptuar ? Dreqi e marrte ! Mos ka blere gjithe boten kjo !

Kishin kaluar disa ore duke kujtuar fjalet e asaj bush*res dhe duke vezhguar armen. Me ne fund tentova ta prekja dhe ftohtesia e saj u percoll ndjeshem ne trupin tim. E mora ne dore dhe ishte kaq e ftohte dhe e rende ashtu sikurse vete vdekja. Ne fund te fundit ajo kishte te drejte. Te gjithe me kishin braktisur , cdo gje rreth meje peshonte me shume se une. Po une ? Une isha vecse nje milingone e shtypur ne gjithe boten qe thith oksigjenin kot.

E vendosa armen ne koke. Pas kesaj gjithcka do te merrte fund. Do te isha e cliruar nga gjithe keto vuajtje. Tashme e kuptoj Erisen.

Prit... Ne ato momente nuk mund te kuptoja apo mendoja asge. Erisa , ajo vrau veten. E gjora! Nje zot e di se c'i kishte ndodhur. Mendoj se e kishin kercenuar dhe nuk mundi te duronte me.Ajo u tregua egoiste. Mendoi vetem per vete , nuk mendoi per Markon , nuk mendoi se si do te jetonte ai pa te. Nuk do bej te njejtin gabim. Jam altruiste , nuk do lendoj serish Markon , nuk do ja bej kete gje. Kur te dal , ka plot gjera qe me presin dhe ketu perfshihet gjetja e Madrines.

Flaka armen tutje dhe shpertheva ne lot. Edhe jeta ime e ka nje qellim. Kam nje qellim per te jetuar. Duhet te jetoj....

The Killer [Shqip]Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ