8.Research

731 81 42
                                    

Kishim me ore te tera qe kontrollonim gjithe dhomat e shtepise sime dhe mund te themi se ishte nje pune vertet e lodhshme te beje kerkime ne ato dhoma te medha dhe pjesa me e keqe ishte se nuk kishim mundur te gjenim asgje.

Fatmiresisht na kishte mbetur dhe salloni dhe shpresonin se mund te gjenim dicka aty e cila mund te na drejtonte tek vrasesja. Ishte pothuajse mbremje dhe nuk kishim ndermend te pushonim derisa te gjenim dicka. Filluam te leviznim cdo send , te shikonim cdo gje me imtesine e duhur .

Nderkohe qe une shikoja shkallet , Marko ishte duke "studiuar" hyrjen prane deres kryesore.
Pas 1 ore u ula e lodhur ne shkalle duke shfryre gjithe mllef dhe pashe qe kishte arritur mbremja e hena me buzqeshte lozonjare , sikur te ma bente per inat .

"Me ne fund ! " - bertiti ai i gezuar. Me te degjuar keto fjale u ngrita me shpejtesi nga shkallet dhe fytyra ime u perplas me te tijen ashtu si shikimet tona.Ne syte e tij pash ate shkelqimin qe kishte humbur per ore te tera. Pashe ate shkelqimin qe te sillte shprese , vetebesim dhe te ringjallte cdo ndjenje te bukur te humbur. Ne fytyren e tij u formua nje vije , e gjithe fytyra po i buzeqeshte dhe rrezatonte .

"Cfare ndodhi? " - pyeta e entuziazmuar.

"Gjeta dicka" - dhe ngriti doren teksa futi nje tufe flokesh ne nje qese plastike dhe mi dha ne dore. Ishin floke te gjate sa dyfishi i flokeve te mija , te zinj e te drejte.

"Prit. Nuk po kuptoj asgje. Cfare do te thote kjo ? " - isha teper konfuze sa edhe po te ishte e lehte nuk do arrija te kuptoja se cfare dreqin po ndodhte.

"Eja ulu, do te te shpjegoj gjithcka qe kam arritur te kuptoj " - u ulem ne nje kolltuk te bardhe qe ndodhej ne sallon dhe po prisja gjithe sy e veshe.

"Ne kete shtepi kane qene dy femra, domethene perpos teje dhe-" - Nuk e lashe te perfundonte fjaline.

"Dy femra ? Ai me tradhetonte me dy te tjera ? Po cfare dreqin i shkonte ne mendje nderkohe qe une isha ne shtepi ? "

"Elena , qetesohu te lutem. Sic thashe kane qene dy femra dhe ka ndodhur nje zenke tjeter pervec asaj lart ku gjetem floket kacurrela. "

"Ka mundesi qe te kete qene e njejta femer ? "

"Dhe te kete ndryshuar floket brenda disa oresh ? Gjatesine dhe formen ? Me duket e cuditshme , keshtu qe kane qene dy femra dhe Aleksi. Si duket vrasesja ka debatuar me Aleksin dhe dike tjeter ne dhomen tuaj , do kete ndodhur nje perleshje midis tyre ku gjetem dhe floket e njeres prej tyre. Me pas ka perfunduar pune me Aleksin duke e vrare e me pas ka dale se bashku me tjetren . Tek hyrja , prane deres ka ndodhur nje tjeter perleshje , midis vraseses dhe vajzes tjeter . Pervec flokeve kishte dhe nje shenje te goditur ne dere. Ishte teper e imet per tu kuptuar dhe per tu pare. Por meqense nuk u gjend asnje trup tjeter pervec atij te Aleksit, vajza tjeter eshte ende gjalle.Deri ketu gjithcka eshte e qarte pervec dickaje qe me ben pershtypje.
Si mund te kete ndodhur kjo perleshje ketu , nderkohe qe ti the se fjete ne sallon ate nate ? "

"Ke te drejte. Nuk mund te jete kurrsesi keshtu. Une isha ketu , si mund te kete ndodhur perleshja kur une isha ketu ? "

"Ke sjelle ndonje vajze tjeter ne shtepi , jeni zene , perplasur pas deres ?" -pyeti ai.

"Asnje . Nuk eshte se kam ndonje shoqe dhe me kusherinjte i kemi shkeputur fare lidhjet e per me teper as nje zenke. "

"Atehere si e shpjegon kete gje ? Eshte kaq konfuze !! "

"Nuk ja kam idene. Gjeja e vetme qe di eshte se jemi te zhytur ne nje lemsh te vertete dhe duhet te zbulojme gjithcka, ose perndryshe do te mbytem nga gjithe keto " - Isha e rraskapitur fizikisht dhe psikologjikisht.

Nuk e di si ka per te perfunduar e gjithe kjo , por dua te mbaroje sa me shpejt. Gjithcka.

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now