41. Fighting...

531 58 40
                                    




Elena's POV

Degjova zilen e deres dhe me te katerta u nisa drejt saj . Me dukej e pabesueshme , nuk me besohej qe prapa asaj dere do te shihja serish Markon , Markon tim .

Sapo e hapa deren para m'u shfaq fytyra e tij . Iu hodha menjehere ne krahe dhe e mbyta ne perqafime. Ndjeva se dhe ai me perqafoi me pas me largoi lehtas duke me thene.

"Jam mire , qetesohu "

"Marko , ma bere gjakun uje ! Cfare ndodhi ? "

U ulem dhe nuk po ngopesha duke pare fytyren e tij te mrekullueshme. Ah sa me kishte marre malli !

"Madrina ! "

"Fol qarte Marko . Si ka mundesi qe ajo nuk te beri gje ? O zot ! Nuk e di cdo te beja nese ty te ndodhte gje "

Degjova gjithe sy e veshe pergjigjen e tij . Degjova historine e tij dhe gjithcka i kishte ndodhur. Paska qene me fat qe aty ishte gjendur ajo vajza , Hulia !
Nderkohe qe e degjoja nje dhimbje e tmerrshme koke me pushtoi te gjithen. Nje ndjene e frikshme , e menjehershme sundoi ne gjithe trupin tim. Nuk me dukej asgje normale. Nuk mund ta besoja qe Marko nuk kishte dyshime.Nuk mund ta mbaja brenda ate qe ndieja dhe per me teper kur behej fjale per te.

"Marko . Asgje nuk eshte normale. Asgje nuk eshte e rastesishme , madje as Hulia "

"Cdo te thuash Elena ? Fol ti qarte tani "

"Oh Marko ! Mos u bej kaq naiv. Ai vend ishte i Madrines , ata jane qente e Madrines . Pse do te te ndihmonte ajo ty ? Eshte kurth "

"Cpo brockullet Elena ? Ajo me shpetoi sepse i ka erdhur ne maje te hundes me ate jete qe ben."

"Oh te lutem ! Ajo te tha se i rrezikoheshin nena dhe motra. Perse do sakrifikonte ato per nje te panjohur ? "

"Nuk e di Elena , por une i besoj asaj. Ndoshta i ka ato ne nje vend te sigurt. "

"Marko po me dukesh i panjohur per mua. Ti ke qene gjithmone paranojak . Si ka mundesi te besosh kaq lehtas ? E zeme se Hulia eshte ne krahun tone, si arriti ajo te te nxjerre jashte strofulles se Madrines ? Me gjithe ata roje ?"

"Po te them qe me nxorri nga nje tunel i nendheshem . Ajo kishte me vite qe jetonte aty . Dinte pothuajse cdo vrime "

"Ka me vite qe punon dhe gjasme nuk e ka pare Madrinen ? Nuk di asnje informacion rreth saj ?Te lutem pra ! Me dukesh i cuditshem. C'dreqin te ka ndodhur ? Hapi syte !"

"Po me thua se jam idiot ? Kete po me thua Elena ? " - tashme zeri i tij ishte ngritur. Nuk doja te debatoja jo dhe , sidomos kur sapo e gjeta. Iu afrova per ta puthur , por me shtyu.

"Ti nuk beson tek une ? " - vazhdoi serish duke bertitur. Nuk e kisha pare kurre te tille.

"Jo Marko ! Absolutisht . Te besoj me shume se vetes , por... "

"Por cfare Elena ? "

"Me dukesh ndryshe. Nuk je me i njejti . I besove asaj vetem me nje dite . "

"Ashtu si te besova ty , Elena. Te besova mbi gjithcka dhe jo si ti qe me rastin e pare me kthehesh kunder. "

"E ke gabim Marko. Asnjehere nuk me ke besuar ne kete forme. Gjithmone e ke pasur nje fije dyshimi , ne cdo gje qe ka ndodhur . Kurre nuk ke pasur besim te plote tek une ashtu si ke te kjo femer. Je i cuditshem Marko "

"Ajo eshte njeri i mire. Ka vuajtur , ka perjetuar gjithcka , kjo e ben ate me te besueshme se ty !"

"Cdreqin do te thuash ? Se une kam pasur nje jete te bukur ? "

"Doemos ! Pasi ke qene bija e njerzve me te pasur ketu.... "

"Ti kurre nuk me ke pyetur per te shkuaren time Marko. Kurre nuk ke dashur te me njohesh mua. Deri ne moshen 15 vjecare kam jetuar me idene se nena ime kishte nderruar jete e me pas ajo shfaqet vetetimthi nga hici . Kishte qene e burgosur pasi kishte vrare nje njeri i cili donte te me rrembente kur isha vetem foshnje. Ti kurre nuk e ke ditur sesi vellai im binjak , kur isha vetem 16 vjece u largua dhe nuk e pashe me kurre. Policia e la si ceshtje te pazbardhur e me pas na thane se kishin gjetur trupin e tij , por kurre nuk e pame. U rendova shume , e doja me shume se vete jeten time. Po kaloja nje gjendje te keqe psikologjike sa as psikiatre as psikologe nuk benin pune.  Dhe me pas fiks pas dy vitesh humba dhe prinderit e mi . Motra ime u largua pa gjurme . Pas nje viti dhe shoqja ime me e mire , Krista . Isha vetem . Kisha vetem Aleksin ndaj i besoja aq shume , por dhe ai....Kurre nuk me ke pyetur per keto , ndersa ate sa te erdhi rasti e pyete menjehere per te shkuaren. Cfare ti them kesaj Marko ? "

"Ti nuk di se cfare dreqin flet. Ate e pyeta qe te sigurohesha nese mund t'i besoja ."

"Pse duke ditur te shkuaren mund t'i besosh te tashmes se saj ? Marko ! Eja ne vete per hir te zotit "

"Cfare je ti qe me jep keshilla ? Psikologe apo police ? "

"Cfare jam une ? Mos te dukem si nje kukull qe t'i thote keto sepse ka qejf ? Jam njeriu qe te do me shume se veten ! Jap dhe jeten per ty "

"Epo mos e bej pra. Perderisa nuk me beson , nuk mendoj se duhet te japesh jeten per mua . Mund te te shkoje dem " - degjova deren te perplasej . Cfare dreqin kishte ky keshtu ? Nuk ishte sjelle kurre kestu me mua dhe per me teper per nje femer te panjohur. Dua ta njoh ate vajze. Dua te di kush eshte rreziku im i rradhes dhe kam nje parandjenje se Marko nuk do te jete ne anen time.

Pse dreqin e mbron aq shume ? Pse ?!

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now