19.I'm innocent

695 75 40
                                    

Marko's P.O.V

Serish u ngrita me nje dhimbje koke. M'u deshen disa minuta derisa te qartesoja mendimet dhe te mblidhja veten . Menjehere syte u hasen me oren gjigande ne mur qe shenonte rreth 12:57PM.
Isha zgjuar heret ne mengjes dhe gjeta celesin qe me kishte lene Erisa fare prane shtratit keshtu qe lirova veten. U ngrita per te dale jashte dhe ne mes te dhomes rashe serish pa ndjenja ; ndoshta duhet te jene ato efektet anesore per te cilat me foli Erisa. Tani ndihesha me mire. Vazhdova rrugen per tek e cila isha nisur , te shtepia e Elenes.

***

Me ne fund arrita. Kisha nje ndjesi te keqe dhe kisha te drejte. Sapo dola nga makina u hasa me shiritat e policise qe kishin rrethuar shtepine. U shqetesova. Dukej qarte se kishte nje vrasje dhe perderisa ishte shtepia e Elenes... Oh zot ! Madrina ta kete lenduar Elenen ?



Me hyne te dridhurat ne thellesi te shpirtit. Nuk mund te ishte e vertete. Me lejuan te hyja brenda dhe pashe Elenen te strukur ne qoshe te nje tavoline duke qare me ngasherim. Duart e saj ishin me gjak.

Shkova fare prane duke e perqafuar dhe ajo mbeshteti koken ne shpatullen time. Nuk ndalonte se qari.

"Cka ndodhur Elena ? " - e pyeta gjithe ankth.

"E-E-Erisa " - arrita te belbezonte keto fjale teksa me tregoi duart gjithe gjak.Prit. I kishte ndodhur dicka Erises ? Cdonte ajo ketu dhe per me teper gjaku i saj ne duart e Elenes? Qindra mendime po vertiteshin si nje uragan ne koken time. Kishte mendime te frikshme te cilet nuk duhet t'i lejoja te hynin ne koke , por ishte e pamundur.

"C'i ke bere Erises ? " - toni i zerit tim u ngrit , u ashpersua , u frikesua nderkohe qe ajo nuk reagonte fare.


Elena's POV

Erisa ra dalengadale pertoke. Duke rene , fjalet e fundit qe degjova nga goja e saj ishin

"Qendro larg Markos ose Madrina do e vrase. Mos e ler te perfshihet ne ceshtje "

Doja t'i beja pyetje te tjera, por ajo kishte shkuar tashme. Gjaku i saj u perhap ne gjithe dyshemene , erdhi tek duart , tek trupi im. Isha e prangosur, nuk mund te beja gje. Doja te lajmeroja ambulancen por, e kisha te pamundur. Teksa prekja gjakun e saj me hyne dritherimat ne gjithe trupin. Fillova te dridhesha e te qaja me te madhe. Ishte nje traume e madhe psikologjike ta shikoje ashtu dhe mos beje asgje . Fillova te bertisja e te gericesha me sa kisha ne koke duke qare , derisa degjova qe dera kryesore shpertheu. Ishin forcat e policise , te cilet i kishin lajmeruar fqinjet.Ishin me dhjetra te tille. Si fillim moren armen ne nje qese plastike. Kontrolluan Erisen duke nxjerre prej saj nje pale celesa, telefonin dhe nje pusulle. Si fillim me liruan mua nga pranga duke u marre me disa shenja te tjera neper shtepi. Qendroja e strukur prane tavolines duke mos pushuar se qari , kur para meje u shfaq fytyra engjellore e shqetesuar e Markos. Ai ishte mire. Do kisha rendur drejt tij per ta perqafuar, por nuk isha ne gjendje. Erdhi dhe u ul prane meje. Me perqafoi dhe aroma e tij me qetesoi disi. Nuk mundesha t'i thoja asgje. Si do ndihej ai kur te merrte vesh per Erisen ? Do te shkaterrohej ,do te rrenohej i gjori. Nga ana tjeter jane dhe fjalet e Erises dhe frika per Markon. Une po e ve ne rrezik.


"Cka ndodhur Elena ? " - me pyeti me zerin qe i dridhej nga meraku

"E-E-Erisa " - mezi munda te belbezoja dhe i tregova duart gjithe gjak. Ne duar kisha gjakun e se motres , nderkohe qe Erisen e kishin nxjerre ne nje barrele te mbuluar me nje carcaf te bardhe. Pashe sesi po me shikonte i frikesuar , gjithe dyshim

"C'i ke bere Erises ? " - i leshoi menjehere fjalet. Dallova frike dhe dhimbje ne syte e tij. Erisa ishte personi i fundit nga familja. Nuk mund t'i thoja se ajo kishte vrare veten. Me kapi fort shpatullat dhe filloi te me shkunde te gjithen

"Fol Elena , fol. Ku eshte ajo ? Pse ke gjak ne duar ?? Cfare ke bere ? " - kishte humbur toruan dhe me te drejte . Doja ti shpjegoja gjithcka , por nuk mundesha. Kisha nje topth ne gryke qe sme linte te nxirrja fjale. Ai vetem me shkundte te gjithen nderkohe qe une nuk ndaloja se qari. Keshtu vazhdoi derisa nje polic erdhi e kapi mbrapa duke e risjelle disi ne vete.

"C'ka ndodhur Teo ? " - iu referua atij Marko.

"Gjetem trupin e pajete te motres tende fare prane zonjushes. " - i foli komisari i quajtur Teo.

"Cfare ? " - dhe menjehere me hodhi nje veshtrim urryes sikur te isha une shkaketarja e gjithe kesaj , por Teo e kapi nga krahet dhe vazhdoi.

"Vajza ishte e prangosur , nderkohe qe celesi gjendej ne xhepin e Erises. Gjithashtu gjetem edhe nje pusulle. E mora para se ta merrnin te tjeret dhe ta zhduknin nga faqja e dheut. Eshte veper e asaj, por kemi dhe nje problem tjeter. Te gjithe duan tja hedhin fajin Elenes " - dhe mbylli syte pasi mbaroi fjalimin e tij.

"Madrina... Kush e vrau Erisen ? " - foli serish Marko.

"Meqense askush tjeter nuk ishte ne dhome dhe vajza ishte e prangosur... Ajo ka vrare veten Marko. Kemi cuar ne ekspertize raportin per shenjat e gishtave ne arme . " - dhe me pas i dha pusullen Markos. Ai e lexoi dhe vrejti vetullat.

Me pas pashe Markon te me drejtohej.

"Fol Elena. Cfare ndodhi ketu ? " - duhet te flisja. Isha me e forte se kaq.

"Erisa vrau veten Marko. Ajo me tha se ti je ne rrezik nga Madrina. Me tha se nuk mund te duronte me . Ajo vrau veten perballe meje dhe une nuk mund ta ndaloja dot " - arrita t'i thoja keto fjale dhe me pas shpertheva ne lot. Ndjeva serish perqafimin e Markos dhe lotet e tij mbi supin tim. Duhet ta mbeshtesja.

E pashe ne sy dhe dukej i rrenuar. Qante me ngasherim sikur te ishte nje femije i vogel . Perplaste grushtin ne te katerta anet , por nuk gjente qetesi askund. I dukej si nje makth , i dukej si nje enderr e keqe , gjuante koken me grushta. I shkova prane , e perqafova , e putha , doja ta qetesoja , por ishte e pamundur. Kishte humbur te motren


***

Kishin kaluar 4 ore dhe po prisnim per rezultatet e shenjave. E dija se isha e pafajshme dhe tek syte e Markos pashe besim , por nuk mjaftonte vetem besimi i tij. Me ne fund erdhen dy oficere policie tek dera dhe na treguan urdherin nga prokuroria. Shenjat e gishtave ne arme dolen se puthiteshin me shenjat e gishtave te mi. Mbeta si e shushatur. U shokova. E dija fare mire se nuk e kisha bere une, por cpo ndodhte ? Dhe marko mbeti i ngrire . Shtangu , ndersa Teo e goditi lehtas ne supe si per ta sjelle ne vete.

Ata me vune prangat ,, ndersa Marko nuk beri asgje per t'i ndaluar , thjesht qendronte i ngrire perballe meje.

"Jam e pafajshme , Markoo !" - bertita teksa ata me futen ne makinen e policise dhe nuk arrija ta shihja me fytyren e tij. Me te vertete qe isha e pafajshme....

 Me te vertete qe isha e pafajshme

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now