49. Are you Ok ?

532 58 24
                                    




Elena's POV

Qendroja e heshtur ne zyren e punes , nderkohe qe po merresha me disa dokumente ne kompjuter. Kisha me dite te tera qe nuk i ndahesha zyres . Gjithcka doja ishte vetem te punoja . Vetem ne kete forme mund te largoja mendjen nga ai stres i pakuptimte , nga ato vizione te paqarta qe me zaptonin te gjithen , nga ato makthe aq reale , nga ato dhimbje koke. Tashme as ilacet nuk e benin sic duhet efektin e tyre dhe ndihesha teper e lodhur psikologjikisht. Ndieja nje brenge ne thellesi te shpirtit te cilen nuk mundja ta nxirrja ne siperfaqe.

E nderkohe qe isha e zhytur ne ato dosje , nje fytyre e njohur mu shfaq para syve . Arrita te dalloja ato sy.... Syte e nenes sime dhe buzet e tim ati . Ishte ajo...

U ngrita vrikthi ne kembe dhe fillova te dridhesha e gjitha . Ndjeva nje dallge emocionesh qe nuk mund t'i konceptoja dot te me mbysnin te gjithen ne thellesi te tyre. Ndjeva nje ndjenje te pajetuar me pare , te cilen nuk e dija cfare ishte ; frike apo ankth , dashuri apo urrejtje.

"Elena ! " - foli ajo paksa e perlotur.

"Ana ! " - ia ktheva me te njejten forme. Doja te shkoja , ta perqafoja e ta ndieja prane . Ishte motra ime . Doja te ndaja cdo gje qe me ka ndodhur me te , por ne ate cast kujtova se nuk duhet te ndaja asgje me te . Ajo duhet te kishte qene prane meje ne cdo hap , ne cdo situate. Ajo duhet te kishte qene aty per mua ne cdo gjurme per te me mbeshtetur , per te me dhene shtyse, por jo. Ajo gjendej diku ne ate cep te harruar te botes , duke mos kujtuar qe kishte nje moter , dike qe vuante , qe ia kishte nevojen.

U zmbrapsa. Gjithe ai vrull m'u pre , por ajo qendronte e perlotur para meje.

"Si je tani ? " - foli thate.

"Te intereson ? " - ia ktheva ne te njejten forme.

"Di gjithcka. Marko me sqaroi gjithcka pasi me mori ne pyetje dhe pasi vertetoi qe nuk kisha gisht me Madrinen . Me vjen keq qe nuk kam qene prane teje , por... "

"Nuk me intereson asgje qe ka te beje me ty , Markon apo Madrinen . Thjesht me lini te jetoj , me lini te marr fryme e qete. " - shpertheva ne lot. Sado e forte te isha nuk mund te duroja .

"Vazhdon te kesh te njejtin problem ? Nuk je sheruar ? " - nderkohe qe ajo fliste , nje dhimbje e pashterme koke me pushtoi te gjithen .

"Nga cfare te sherohem ? Une nuk kam asgje dreqi ta haje ! Asgje ! " - vazhdoja me po te njejtin ton zeri te ngritur. Doja tia gericja fytyren . Ate fytyre qe vetem tani arriti te shfaqej.

"Po ja , ti e di . Ate dreq problemi me agresivitetin. " - foli duke ulur koken dhe tonin e zerit

"Une nuk jam agresive. Jane njerzit qe me bejne te tille. " - bertita serish . Mundoja te kontrolloja nervat e mia , por ishte e kote. Ajo me kishte sjelle ndermend shume kujtime te vjetra qe doja t'i harroja , shume dhimbje..

"Elena , me lejo te te ndihmoj "

"Largohu ! Je shume vone per tu kujtuar per mua . Thjesht largohu ! " - bertita serish kesaj here shpertheva ne disa lote te nxehte e te pakuptimte qe preken siperfaqen e acarte te faqeve te mia.

"Elena , je mire ? " - foli serish dhe beri te me afrohej , por u largova. U largova prej saj dhe nderkohe ndjeva duart , te gjithe trupin te me dridhej pakuptim . Ndjeva serish ato vizione vrastare , nje ndjenje te shemtuar , nje ndjenje te pergjakshme te me pushtonte te gjithen .

Se bashku me rrebeshin e loteve te mia , pashe ate te largohej nga dhoma e frikesuar , e shqetesuar.

U ula ne dysheme dhe shtrengova koken , floket e perlotur serish . Me dukej sikur mendja ishte gati te plaste, te dilte nga vendi . Doja qe ky makth i shemtuar te merrte fund .

Doja te jetoja , te isha e lumtur.

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now