51. Traitor!

541 63 38
                                    




Marko's POV

Ishte pothuajse mesnate dhe ne kishim rreth 2 ore qe kishim arritur perballe vendit ku fshihej Madrina , nje vend gjigand , nje ndertese madheshtore , por teper e vjeter e cila gjendej ne nje vend te shkrete , mes nje pylli te harruar te mbushur me peme te larta , shekullore, halore.

Ishim vetem ne te tre ; une Hulia dhe Reana. Kisha qendruar prane Hulias ne cdo moment . Edhe pse e dija qe ajo e donte te vdekur Madrinen , serish druhesha mos ndryshonte mendje dhe i tregonte gjithcka.

Ndieja nje lloj frike te Reana. E di se duhet te kishim marre perforecime , pasi na kanosej nje rrezik madhor , por nuk mund t'i besoja askujt. Te gjithe ishin ne krahun e saj dhe une kisha vetem veten time , Reanen , Hulian ,Elenen dhe fatin, ose doja te besoja se e kisha me vete.

Erresira kishte pllakosur vendin dhe shikoja vetem hije burrash te hynin e te dilnin nga ajo ndertese. Dukej sikur ishte nje perandori me vete , me qen qe i sherbenin perulesisht asaj , me qen qe ishin gati te kafshonin vetveten e tyre vetem per te shpetuar , ate . Ate qe e quante veten "te pathyeshme". Ajo qe fundin e saj do ta kishte nga une. Jam e sigurt qe gjykata do e denoje me ekzekutim me gjithe ato vrasje qe ka bere ajo . Jam i sigurt qe jo vetem ne , por do te clirohen te gjithe ata qe e kane frike dhe jane te shumte.

"Marko. !" - me zgjoi Hulia nga mendimet dhe ngrita syte per te degjuar ate cka ajo do te fliste.

"Kam.Kam kontaktuar me dike aty brenda dhe do kemi perforecime. "

"Nga e di ti qe keta njerez nuk i kane thene gje Madrines ? Ta dish se nese dicka shkon keq do jete faji yt Hulia. " - ngrita paksa tonin e zerit. Doja ta mbysja ne ato caste , por e permbajta veten..

"Jam mjaft e sigurt. Jane miqte e mi , jane si familja ime dhe te gjithe e urrejne ate, sepse u ka vrare familjaret , i ka copetuar , i ka nenshtruar , i ka detyruar te bejne gjera te pahijshme. Nuk ka me keq sesa te te vritet nje pjesetar i familjes Marko. Nuk ka ndjenje me te madhe sesa Hakmarrja "

"Ndoshta ke te drejte . Ne rregull atehere. Sa me shume , aq me mire. Atehere sipas planit , nuk do kete te shtena , vetem ne rast emergjence se do ndizej e gjithe perandoria dhe jam i sigurt qe ka njerez qe nuk do e tradhetonin kurre. Nuk do ja shohim surratin e saj te felliqur. Thjesht do e rrembejme dhe do largohemi qe ketu , me pas do te vijne police te tjere te merren me evakuimin e kesaj " perandorie" . Jam i sigurt se pasi te kemi kapur Madrinen do te kemi mjaft ne anen tone dhe do na duhet ndihma e tyre. Hulia , ti e di planin tend gjithashtu dhe ti Reana. Duhet te tregohemi te kujdesshem , sepse eshte mundesia jone e vetme. "

"Ne rregull Marko " - foli menjehere Reana , ndersa Hulian pashe qe po mundohej te me thoshte dicka.

"Marko , kam gjetur pamjet e asaj nate qe ndodhi vrasja . " - foli Hulia sapo iu drejtova duke e pare ne sy.

"Je ne vete ? Dhe ma thua tani ? Do e kishim shume here me te lehte. "

"Nuk ka shume kohe qe i gjeta dhe jane aty , brenda. Do i marr sapo te kapim Madrinen. Me beso ! "

"Ne rregull Hulia . Tani te perqendrohemi . Ajo mund te shfaqet nga casti ne cast. "

Dhe nuk vonoi shume. Mes gjithe atyre burrave , arrita te shikoja silueten e dy femrave . Mbrapa dy pemeve te medha , mes disa shkurreve , aty ku po qendronim kishim nje pamje te gjithe nderteses. Nen ate erresire verbuese , arrita te shikoja hijen e dy femrave duke hyre brenda. Dy femra te gjata , teksa drejtoheshin nga hyrja e nderteses.

Ne ato caste ndjeva zemren te me gufonte shume shpejt. Ndjeva zemren qe ishte gati duke dale nga kraharori dhe i perqafova vajzat. Kjo ishte nje dite e vecante per mua , per gjithe Londren.

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now