56.Insane

584 50 36
                                    

Elena's POV

Kishin kaluar disa dite qe rrija e mbyllur ne kete vend. Disa , e ndoshta nje jave , nje muaj ose nje vit , ku ta di une. Shpeshhere kisha dhimbje koke qe nuk me linin te merrja fryme lirshem. Ngado qe shikoja , me shfaqeshin fytyra te panjohura per mua , me shfaqeshin fytyra te njohura , mure gjigande qe me merrnin frymen deri ne qelizen e fundit . Me shfaqej pasqyra e vetes sime ne ato mura te trasha , te izoluara dhe krejtesisht te panjohura per mua. Shikoja njerez me te bardha qe vinin me benin injeksione te ndryshme e une qe rrija si te isha ne gjume , por ndonjehere zgjohesha. Edhe kur zgjohesha une.... Ndonjehere me dukej sikur .... Nuk mbaja mend asgje .... Ndonjehere harroja se kush dreqin isha. Emri me shfaqej si nje e shkarravitur e jetes sime.

Dukej sikur cdo sekonde qe jetoja , merrja fryme kot . Me dukej sikur te gjithe me mbysnin e me merrnin frymen . Nuk isha e lire.

Buzet kerkojne te shprehin ate qe ndjente zemra. Duan te largohen nga ajo vuajtje e pergjakshme qe te shkermoq te gjithen , te heq deshiren e brishte per te jetuar. Duhet te largohem nga kjo bote e harruar , ku te vrasin fjalet , cicerimat e shemtuara te njerzve qe nuk kane te sosur. Dua te largohem nga kjo bote  , ku malli per te jetuar te djeg dita-dites. Dua te zhytem ne nje vorbull , ne nje vorbull qe te me perpije te gjithen se bashku me idete e mendimet e mia. Nuk dua te mendoj. Oh jo  , eshte kaq e lodhshme te mendosh per gjithcka , te vuash per pasojat e gabimeve te te tjereve , te mendosh sikur ... Sikur te ishte njeri perfekt. Dua te zhytem ne ate vorbull dhe te harroj . Po , po te harroj gjithcka , cdo kujtim te bukur qe me ndjek , por tashme ne makthet me te keqija. Kujtimet e bukura jane kthyer ne makthe . Me shfaqen kujtime te pergjakshme , te pajetuara kurre me pare. Ne koken time eshte bere nje corbe , nje lemsh qe nuk ka rrugedalje. E une perseri jetoj....

Dua te jetoj dhe jo te marr fryme. Te le pas gjithe britmat e terrorin qe me ndjek gjithmone , te le pas gjithe fjalet vdekjeprurese qe te pengojne , te mbajne te lidhur ne ata zinxhire shekullore , te vjeter , qe te mundojne deri ne vdekje.

E , keto mendime te rrenjosin aq thelle ne vetveten e tyre , sa te duket sikur je nje qenie qe thith kot oksigjenin e vyer , sikur je thjesht ne pikez e pavlefshme uji ne oqean.  Te duket sikur , sikur bota nuk eshte ai vend ku ti duhet te jesh . Mendon sikur , sikur te ishe diku tjeter , ndoshta e vetme , por e lire. Do te doje te ishe e lire , i lire nga duart e shumta qe kerkojne te te mbysin, te te marrin pabesisht frymen deri ne rrahjet e fundit te zemres , e me pas , te  te hidhnin sikur te mos kishte ekzistuar kurre. Sikur te mundja te ndryshoja cdo gje qe me rrethon , sikur te mundja te krijoja nje bote timen pa trishtim e pikellim  . Ah sikur... Sikur cdo lot i derdhur te thahej e me pas te harrohej , sikur cdo dhimbje e jetuar te zhdukej , te venitej nga memoria jone , sikur cdo fjale fyese e thene te zbehej e mos dukej me kurre. Sikur... Ah sikur kjo fjale te mos ekzistonte dhe cdo gje t'i perkiste realitetit. Sikur...

Turbullira te shumta ne mendjen time. Rrufe qe gjemonin pa meshire ne koken time . Me bucisnin veshe e gjith trupi ziente nga zhurma te paqena. Ngjyrat e jetes ishin fshire per tu mbushur nga nje e gjelber e kote qe me vishte imazhin tim cdo dite e me shume. Po une ?

Une qendroja aty , e ulur ne nje qoshe , pa pare diell e qiell me sy , thjesht ate te gjelber te mukosur tashme. E cbeja do thoni ju ? Po ja shikoja ata bastarde qe vinin e iknin si era e malit e midis atyre , ne ate te gjelber tjeter me shfaqej nje fytyre tjeter.

Nje burre i pashem , komisar , qe se ku e kisha pare. Marko e quanin , por duhet te ishte dikush nga e shkuara, gjurmet e se cilit kishin mbetur te pavenitura ne trurin tim.

Po me duket se ka erdhur te me vizitoje cdo dite , vetem se une se mbaj mend. Edhe emrin ia harroj , i panjohur hesapi. Vec Marko.. Marko me kujtohet gjithnje ....

E me pas fytyra e tij zhduket . Po zhduket , ja ashtu sikur e thith nje perbindesh gjigand e leshon nje fytyre tjeter. Elios.. E kam pare.... Diku para 5-6 viteve e ndoshta para disa ditesh , a para nje muaji. Elios... Emri i tij me duket kaq i degjuar , por sapo arrij te kujtohem , imazhi i tij zhduket. Zhduket e me pas me fillon nje dhimbje tjeter koke . Nje dhimbje qe me pushton te gjithen.

Por edhe ky imazh thithet , e me pas do thoni ju cfare imazhi del ? Fytyra ime ... Ato floke kacurrela. Ato floke qe me shoqerojne ne cdo vrasje , ne cdo gjak qe kam marre. Aroma e gjakut me duket ende e fresket dhe ende e shijoj . E shijoj sikur te isha duke vrare tani.

Kam bere shume prova per te vrare , por jam e mbyllur. Me kane lidhur zemren pisk me zinxhir. Eh , nga ata zinxhiret e trashe qe nuk kane ngordhje kurre.

Bertas .... Ah sa bertas dhe me shijon... Me pas me shfaqet serish nje fytyre e nje burri te quajtur Aleks. Me shfaqet momenti kur e vras e e copetoj , e me pas ai zhduket dalin prinderit e mi qe nuk i mbaj mend . Dhe ata i vras dhe cdo gje me shijon , me shijon kaq shume...

Por me pas , me pas me dhemb perseri koka. Me duket sikur po cmendem , por eshte imagjinate. Une jam shume mire , te gjitheve ua them kete , por nuk me besojne . Jane te cmendur!

E me pas , me pas asgje. Shikoj nje vorbull te zeze , nje erresire totale ne vezhgimin e kujtesen time e mendoj se kam gjetur vetveten. Vetveten e erret...

Pastaj degjoj nje te kercitur dere....





Hejj ! Ju duket nje lemsh ? Epo lemshi eshte ne trurin e Elenes. Yepp! Ka shkalluar , epo disi , ashtu ja gjysme plotesisht. Nejse , se po me duket sikur lajthita dhe une.... Fati i saj i erret ishte te denohej perjetesisht me personalitetin e dyfishte , por mbyllja ne keto ambiente psikiatrie , ilacet e shumta , po e bejne corbe trurin e saj duke pasur shnderrime te menjehershme ne te dyja personalitetet qe as ajo nuk i kupton. Life's a biq sometimes !!

Enjoy ! A.B

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now