57.In Marko's Heart

684 65 51
                                    

Petro's POV

Zemra me gufonte cdo sekonde e me teper. Ndihesha sikur kishte erdhur dita ime , sikur kishte erdhur ajo dite qe e kisha pritur me padurim qe nga.... Qe nga vdekja e nenes sime.

Ishte ajo... Ishte ajo qe me mori nenen time , njeriu e vetem qe kisha ne kete bote dhe kishte erdhur dita te merrja une ate. Ta coja ne ferr atje ku e kishte vendin dhe te shpetonte kjo bote njehere e mire nga ajo.

Qendroja ne nje nga korridoret e psikiatrise i maskuar me rrobat e nje psikiatri qe e lashe pa ndienja ne nje dhome. Isha i vendosur qe do e vrisja ate , o sot o kurre.

E durova kur me kercenoi , kur me tha se nese nuk e degjoja do me vriste nenen. Kisha degjuar te flitej shume per te , kisha degjuar qe mafiat boterore nuk ishin asgje kraharuar me te , ndaj pranova. Kisha frike per nenen time , por... Edhe pse iu binda si nje qen , edhe pse abuzova me detyren qe e kisha mbrojtur me jete , ajo serish e vrau ate. Me vrau nenen.

Dhe per cfare ? E gjitha per nje spektakel , e gjitha sepse eshte nje bushter e cmendur , nje e lajthitur , nje e semure egoiste.

Ishte nje fare Hulia , krahu i djathte i Madrines ajo qe me percolli kercenimet e saj . Me tha se Madrina donte te torturoja Elenen ne qeli dhe nese nuk e beja ajo do te vriste nenen time. Nuk doja , por isha i detyruar. E kercenova , tentova ta beja timen madje rrezikova dhe lekuren time ,pasi ajo me denoncoi ne polici. U bera une komisari i keq , u bera une ai poshtersira qe abuzoi me detyren dhe e gjitha per cfare ? U detyrova te arratisesha nga Londra dhe per cfare ? Ne fund marr vesh se Madrina dhe Elena jane i njejti person . Perse e beri gjithe kete gje ? Per shfaqje perballe komisarit te saj ? Kam marr vesh cdo gje per te dhe as qe me intereson.

Nuk me intereson nese ajo e beri pa dijenine e saj . Me intereson ajo qe une shoh . Me intereson ajo qe nuk shoh dhe ajo eshte nena ime. Do marr hakun e saj , do laj gjakun e nenes sime.

E nderkohe qe kujtoja gjithe keto isha afruar prane saj . Kisha marre celesin dhe statusin si psikiatri i saj . Kalova disa roje pa asnje veshtiresi dhe hapa deren e dhomes se saj.

Menjehere u hasa me nje pamje te shemtuar. Ajo qendronte e hipur ne nje stol duke bere me shenja drejt murit te gjelbert te dhomes. Ndonjehere buzeqeshte , e ndonjehere qante e ndonjehere fliste. Gjendja e saj ndryshonte nga casti ne cast. Ndonjehere dukej teper e pafajshme dhe per pak caste dukej sikur ishte djalli vete.

Nuk durova me , por mbylla deren me celes , nxorra armen dhe shkova prane saj . E kapa fort nga krahu dhe e ktheva me fytyre nga une.

Elena's POV

Po flisja me dike dhe isha duke u argetuar shume , kur ndjeva nje dore qe me terhoqi nga pas. Ktheva koken dhe u hasa me nje fytyre te njohur per mua , por me pas nuk e njoha me. Po me mbante armen ne koke dhe po ndihesha vertet person me rendesi. Po me dukej vetja si ne ata filmat e famshem. I buzeqesha lehtas dhe fola dicka qe as vete nuk e kuptova

"Edhe ketu me gjetet? Nuk te mjaftoi tortura qe me bete ne burg ? " - po ndihesha vertet keq . Po ndieja ca boshlleqe brenda ne thellesi te shpirtit tim. Ca ndenja te pakuptimta u shfaqen ashtu sikur te ishin boshe dhe ato. Nuk me ktheu pergjigje dhe fola serish

"E merituat vrasjen e nenes suaj . Ishit ju qe me mbyllet ne ate qeli . " - tashme nuk ndihesha bosh . Tani ndihesha teper e forte.

"Bushter ! Si guxon ! Ishe ti ajo qe me the ta beja. Ishe urdheri jot ! "

"Paske shkalluar komisar. E si mund te doja torturen e vetes sime ? "

"Ti je e cmendur . Cfaredo te kete ndodhur nuk me intereson. Ti vrave nenen time."

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now