54.Everything's clear.

653 68 44
                                    

" Marko ! Epo ckemi ! Me siguri qe tani e ke ne duart e tua .... Elenen..... dhe une jam larguar. E shikon sa ironike eshte jeta ? Dje mendoje se ajo ishte dashuria e jetes tende , ndersa sot e ke ne duar si vrasesen , si ate person qe urreje me shume. E di se ke shume gjera te paqarta ne koke dhe te kam borxh nje shpjegim.... Nje shpjegim te madh. Besoj se e ke kuptuar qe une e urrej Madrinen . Po , po krahu i saj i djathte e urrente dhe do thuash perse ?

Epo le ta fillojme me mua . Une jam Krista , shoqja e femijerise se Elenes. Kam qene prane saj ne cdo hap , ne cdo ngjarje qe i ka ndodhur dhe e njoh me mire se veten time.
Elena , ishte e pasur ndersa une isha teper e varfer e jetoja ne nje lagje te rrenuar.
Nena e Elenes nuk gjendej deri kur Elena ishte 15-vjece . Te gjithe e mendonin te vdekur , madje dhe Elena , pervec te atit te Elenes. Ai e dinte te verteten. Vite me pare kishte qene i ngaterruar me disa Mafie , ku perfshihej dhe babai yt . Po , po Marko ! Ke qene i rrethuar nga mafie madje dhe zoti Domanov ishte i tille. " Perandorine" e tij e kishte ngritur nepermjet puneve te pista ashtu si i ati i Elenes zoti Clifton. Bashke kishin qene ortake , por zoti Clifton kishte lene disa borxhe , disa biznese te pambyllura me babain tend ,madje dhe i kishte vrare gruan e pare babait tend. Epo edhe kete nuk e dije , qe babai yt ka qene i martuar me pare . Mos u shqeteso nuk ke as moter , as vella !
Nga ana tjeter , per tu hakmarre babai yt rremben nenen e Elenes dhe e godet per vdekje, mirepo ajo shpeton. E shpeton nje tradhetar i zotit Domanov dhe e merr shume larg . Ajo ishte me humbje kujtese dhe e paralizuar dhe per 15 vite ka qendruar ne psikiatri derisa mori veten .
Te gjithe e mendonin te vdekur deri ketu , por nuk dinin arsyen . Kur Elio , vellai binjak i Elenes merr vesh te verteten per nenen e tij , hakmarrja fillon t'i vloje ne gjak dhe ta djege nga brenda. Largohet nga shtepia dhe pse ishte ne nje moshe te vogel. Paguan disa njerez per te vrare prinderit e tu dhe kur ata vdesin , ai copeton trupat e pajete te tyre. Po , po ! Vellai i Elenes ka vrare prinderit e tu.
Qe nga ajo dite Elio nuk u kthye me ne shtepi dhe te gjithe e menduan te vdekur. Elena u pikellua per vellain e saj dhe gjendja e saj psikologjike u rendua shume. Reana ishte ngushellimi i saj i vetem. Pas nje viti e ema e Elenes kthehet ne shtepi. Mendja e saj nuk di si te reagoje , nga njera ane ishte pikellimi per te vellain dhe nga ana tjeter lumturia per gjetjen e nenes. Truri i saj nuk diti si te reagonte nga keto ndryshime te menjehershme emocionale dhe kalon ne personalitet te dyfishte. Per nje periudhe kohe largohet nga shtepia dhe behet teper e paqendrueshme. I ati ve njerez ta kerkojne. Pasi zbuluan semundjen e saj e con ne nje psikiatri . I dhane ilace per te balancuar gjendjen e saj . Ne mesnate dhe derisa te zbardhe ajo eshte si Madrina , ndersa gjate gjithe dites ajo eshte si Elena. Per mendimin tim ky ishte nje gabim , pasi ky balancim nuk do te mbante pergjithmone. Nje mesnate ajo zgjohet si Madrina , agresive , e dhunshme del nga shtepia fshehurazi . E veshur me nje veshje lekure te zeze , kacurrelat e erreta te mireformuara e syte e lyera , me nje motorr vjen ne lagjen time. Ta kam treguar kete histori , por nje version tjeter. Une e kisha babain dhe nenen Marko. Ai punonte si pastrues rruges ndersa nena gjysme-sakate. Kur Madrina erdhi , ajo e vrau babain pa ndonje arsye . E copetoi para syve te mi . Une u shkaterrova , isha gati te cirrja fytyren e saj dhe u habita dhe me shume kur hoqi kasken e motorrit. U habita kur pashe Elenen dhe sa bera gati t'i thoja emrin e saj me shkuli per flokesh e me terhoqi ne gjithe lagjen . Me tha mos e permendja kurre ate emer dhe qe nga ajo dite ajo do te ishte Madrina ndersa une Hulia. Nena u perpoq te me mbronte , por dhe ate e vrau.Me mori me vete. Krijova besim tek ajo , por nga brenda me vriste ndjenja e hakmarrjes. Prita per vite me rradhe . Te tre ; une Madrina dhe Elio kishim ngritur organizaten tone. Askush nuk guxonte te sfidonte ate , derisa u shfaqe ti , Marko. Ishe guximtar dhe ambicioz. Pagova nje femer tjeter kur ishe me Elenen qe te hiqej si Madrina dhe ti e hengre, besove se ajo ishte Madrina duke bere qe Elena te dilte nga mendimet e tua si Madrina. Dita-dites po me cmendte ideja se ti nuk mund ta gjeje Madrinen . Ajo zhdukte cdo prove. Isha une ajo qe e shkruajta letren duke kercenuar Elenen dhe jo Madrina. Me pas ia mbusha mendjen Madrines te vija prane teje gjasme per te te hequr qafe. Une doja vetem qe ti te gjeje Madrinen , doja te merrej haku i prinderve te mi ne nje menyre apo ne nje tjeter. Do pyesesh veten se nga i di te gjitha keto une. Fletet e ditarit , i kam grisur une Marko , i kam lexuar te gjitha , te babait te Elenes , Martes , nenes se saj , Aleksit madje dhe te Elios. Nga ato kam bashkuar copeza historish dhe kjo eshte historia e vertete. Nese nuk me beson , fletet e ditarit , se bashku me pamjet e asaj nate i ke ne adresen me poshte. Do te ti jape motra ime.
Nderkohe duhet te dish dicka. Elena po cmendet edhe me keq. Ai balancim qe i bene atehere i moren jeten tani.
E droguar me ato ilace , koka e saj filloi te cmendet. Teper agresive, crregullimte te shpeshta . Ndonjehere ajo nuk pinte dhe ilacet . Dy personalitete te kunderta ,ajo ka filluar te cmendet. Nuk ka ilac qe e sheron ate. Faleminderit Marko ! Hulia ose Krista Thomas! "

Nuk mund tu besoja syve se cfare kisha lexuar. Gjithcka me dukej si nje histori e pamundur para syve te mi , por ishte zgjidhja e vetme qe sqaronte gjithcka. Vende-vende pashe bojen e stilolapsit te prishur nga lotet e mi. Babai im... prinderit e mi..... Gjithcka ishte e lidhur zinxhir , cdo gje kishte ndodhur vite me pare , por pasojat po i vuanim ne. Elio, vellai i Elenes. Ai eshte gjalle , diku aty. Nderkohe Elena.... Dreq ! Nuk eshte faji i saj , eshte faji i Madrines.

Shkova nxitimthi ne dhomen ku ajo qendronte e mbyllur dhe pashe se kishte hapur syte.

"Marko. Cme ka ndodhur ? Perse jam une ketu , e lidhur e mbyllur dhe per me teper e veshur me keto rroba te tilla ? " - pashe makiazhin e saj te prishur , te perhapur ne gjithe fytyren nga lotet e saj . Tashme ne ate barrele ndodhej Elena ime. E perqafova fort dhe pse e dija se ke kisha perqafuar. E dija se brenda atij trupi ishte dhe ajo , perbindeshi qe ka shkaktuar kaq shume vrasje.

"Elena.... "

"Cfare Marko ? Cfare ka ndodhur ? Perse nuk mbaj mend asgje ? "

I shkova prane dhe i hoqa prangat qe e mbanin te lidhur.

"Elena ti ... Je e semure ! " - vazhdova ti shpjegoja.

"Nga se ? Cfare kam Marko ? Perse ke qare kaq shume ti ? "

"Je me personalitet te dyfishte " - me ne fund i thashe.

"Cdo te thuash ? Marko ? Une jam mire . Jam shume mire. "

"Ti nuk di asgje Elena. "

"Nga e di ti Marko ? "

U ngrita ne kembe . Fillova te qaja. nuk mbaja dot lotet. Si do ja thoja qe ajo ishte... Madrina ? Si do ja thoja qe ajo urrente veten e saj ? Qe ajo vete ishte shkaktarja e gjithckaje qe kishte ndodhur. Edhe pse ato vrasje kishin ndodhur nga dora e saj , une ... Une nuk mund te zemerohesha apo t'i mbaja inat asaj . Une nuk isha i dashuruar me Madrinen , por me Elenen.

Fshiva lotete e u ula prap prane saj . I kapa duart dhe e pashe drejt ne sy.

"Marko po me ben merak , me thuaj cfare ka ? "

"Elena , ti je Madrina " - Qeshi. Normal cfare te prisja ?

"Marko, je shume shakaxhi per ate zot "

"Atehere si mendon se ke perfunduar ne kete gjendje ? "

"Si mund te jem une Madrina ? Dua te them , nese do isha do e dija apo jo ?"

"Je me personalitet te dyfishte po te them. "

"Jo , Marko. E ke gabim . "

"Elena." - me nderpreu.

"Te lutem boll fole budallalliqe. Me co ne shtepi te lutem , ndihem shume e lodhur."

Cfare pergjigje t'i ktheja ? Une kisha mese te drejte dhe ajo gjithashtu .

Zot me ndihmo. Me ndihmo qe gjithcka te rregullohet. Do e coj ate te nje psikiatri.

The Killer [Shqip]Where stories live. Discover now