•2• ○ E përhumbur

2.5K 244 303
                                    


Secili prej nesh
ka në vete një të
huaj shqetësues .
- Vëllezërit GRIMM

Pas disa oresh ...

Hapa syte dale - ngadale dhe u ngrita me shpejtesi rrufe nga nje krevat i derrmuar prej hekuri .
Fillova te rrotullohesha ne nje dhome ku as drita e diellit nuk mund te hynte .
Lotet filluan te me pushtonin syte dhe te dridheshin nga mimika ime e tronditur .
E futur ne ankthin se ku , ne ç'dreq vendi ndodhesha dhe cila ishte arsyeja qe ndodhesha aty, u drejtova drejt nje dere te mallkuar prej druri dhe fillova te provoja disa here nese mund te hapej .
Por ishte e kote qe te perpiqesha me shume . Ashtu e derrmuar nga anthi dhe inati u ula e lodhur duke u mbeshtetur pas murit per te rikujtuar sadopak diten e djeshme qe ishte vetem nje erresire e thelle, asgje me shume .

Pas 2 minutash me vone degjova deren e dhomes te hapej .
Nuk leviza , qendrova ulur duke ngritur koken per te pare kush ishte.
Brenda dhomes u shtua pranija e nje mashkulli esmer me tipare te erreta, rreth njezet e pese apo tridhjete vjec, me floke te qethura shume shkurt, me nje mjeker ne forme perfekte dhe i veshur me nje smoking te zi qe i nxirte mjaft ne pah trupin e madh dhe muskuloz.

Un ndodhesha akoma e ulur, pa levizur duke e pare ne nje menyre serioze me lotet qe ndodheshin akoma ne mollezat e mia .

- Ngriu ne kembe ! - u degjua zeri i tij burreror te dilte bindshem, plot nerva teksa po qendronte perpara meje duke pritur me padurim te zbatoja urdhrin e tij.

Pas nje casti u ngrita ne kembe dhe fillova te ecja drejt tij shume ngadale duke peshperitur disa fjale qe mbanin ne thelbin e tyre ironi.

- Po zoti rrembyes. Cfare deshironi ne dhomen time ?

Ne momentin qe degjoi fjalet e mia u afrua afer meje i nxehur, teksa po shperndante ne mjedisin rrethues aromen e vecante te parfumit te tij, i cili i ishte perzjere me aromen dehese te duhanit qe kishte pire perpara se te hynte ne dhomen e shkaterruar ku po qendronim perballe njeri tjetrit si dy te panjohur.
Teksa kuptoi ironine e fjaleve te mia, me kapi krahun dhunshem i nervozuar , duke i afruar sa me shume buzet e tij te egra afer meje teksa filloi te fliste dhunshem duke perplasur frymen e tij drejt syve te mi te pafajshem .

-Mylle ate dreq goje dhe bej cte them! Ketu behet ashtu sic them une. More vesh? - degjova fjalet e tij te nxehura teksa pashe pistoleten e zeze qe ai e kishte posht xhaketes se erret qe mbante veshur .

Isha me shume serioze se kurre perpara nje mashkulli te nevrikosur, shume simpatik qe po me bente te parpalisja qerpiket nga fjalet dhe fryma e tij rengjethese.

I nevrikosur akoma me shume bertiti duke shtrenguar dhembet dhe duke shtrenguar akoma edhe me dhunshem krahun tim prej asaj heshtje qe po mbaja duke mos iu pergjigjur pyetjes se tij qe ai po e riperserishte serisht , i nxehur:
- Kuptove ?

-Ne rregull do behet sic thua ti . Tani mund te me leshosh sepse po me lendon .- i thash un keto fjale duke e terhequr krahun ne shenje nervozizmi.

Ne ate moment ndjeva serisht doren e tij te ashper te kapte dhunshem kycin e dores sime teksa po fillonte te me terhiqte jashte dhomes .

Pasi pershkruam nje korridor te shemtuar , pa as nje zbukurim , mundesisht me disa pjese te cara qe te benin te kishe neveri sa her i shihje ,mberritem perpara nje dere tjeter te asaj shtepije .
Mesa dukej kjo ishte dhoma e dyte dhe e fundit qe do te vizitoja ne ate shtepi te mallkuar .

Pasi ai hapi deren pash se brenda dhomes ishte nje burre rreth te pesedhjetave i ulur ne nje karrige me nje tavoline perpara ku mbante disa fleta dhe mbrapa kurrizit te tij qendronte nje dollap i stermadh me dosje te ngjyrave te ndryshme .
Ishte vertet nje dhome ku mund te punoje dhe qendroje komod .

-Eja uluni znj.Grill .- tha ai duke folur nje anglishte te çalët, kundrejt meje .

Ashtu e nervozuar dhe e habitur u ula tek karrigia qe i moshuari me ofroi . Ndersa tek karrigia perballe meje u ul Nervozi .
U degjua prap e folura e çalet e pesedhjete vjecarit te dilte ne pah me timbrin e tij te cjerre .

- Omer kjo esht vajza ???

- Po .- u pergjigj Nervozi qe mesa dukej emrin e kishte Omer .

- Atehere duhet t'i bejme disa foto ... Znj.Grill ju lutem ngrihuni dhe mbeshtetuni tek muri.

Ne momentin qe degjova fjalet e tij nuk u permbajta dot me, por u ngrita ne kembe dhe fillova te flisja e nxehur :
- Cfare doni nga une ? Ëëëë ? Çfare? Çfare dreqin doni ???

- Jo ti , por babai... - ne ate moment Nervozi e nderpreu se foluri te moshuarin dhe filloi te fliste plot nerva kundrejt meje :
- Ç'eshte kjo fjale shke*dhate qe po nxjerr nga goja ? Ketu behet si dua une . Dhe ti do besh ato qe te thone . More vesh ?? - tha ai duke me drejtuar gishtin tregues i nxehur ne maksimum teksa bertiste si i marre.

Per te mos vazhduar akoma me ate gjendje nervoze qe po me cmendte , fola serisht kundrejt tij por kete here me nje gjendje te qete dhe nje ze te bute .

- Te lutem mund... Mund te bej nje dush ? - teksa degjoi fjalet e mia beri nje nenqeshje qe shprehte inat dhe acarim dhe me pas foli duke u kthyer perseri nen hijen e seriozitetit :

- Te duket gje loj fjalesh ? - kete here foli qete dhe po priste nje pergjigje duke me pare qetesisht me syte e tij te eger qe fshihnin erresire ne brendesine e tyre .

- Boll me keto budalliqe . Te lutem me lerni te shkoj .- thash un teksa u drejtova drejt deres per te dale jashte saj dhe ne ato momente ndjeva Omerin te me kapte nga krahu dhe te me kthente me shpejtesi duke me perplasur me trupin e tij muskuloz .....

Hiraeth (shqip)Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin