•36• ○ Surprizë romantike

1.5K 170 311
                                    


                》Ndjenjat e ethshme   
                    romantike nuk
                    karakterizojnë vetëm   
                    njerëzit e butë dhe me 
                    shije, ato fshihen thellë
                    edhe në zemrën e hekurt
                    të njerëzve më të egër e
                    moskokeçarës.
                                         - kurtjani__

( Omeri )

Oret kaluan shume shpejt.
Erresira kishte pushtuar qiellin, nderkohe qe une po largohesha prej katit Dark, pasi kisha mbaruar ate qe kisha nisur te beja me brunen prej eksitimit dhe inatit qe mbaja perbrenda, gje qe e beja me shume ku*va kur me eksitonin dhe kerkonin vete te argetoheshin.
Pas kesaj caktova vendin se ku do qendronin dhe do angazhoheshin vajzat e tjera qe kisha blere dhe me pas u mora me disa ceshtje rreth ekonomise se viles.

Oret kishin kaluar pa u vene re, sepse te tilla kaloheshin gjithmone ne katin Dark.
Po largohesha prej keti kati per te shkruar sa me pare ne suiten time, per te bere nje dush dhe per tu veshur serisht sepse kishte ardhur momenti qe Emily te dilte me mua jashte viles, ashtu sic ma kishte kerkuar kur ishim tek mensa duke ngrene mengjesin.

"Dua te dal jashte viles, per pak ore dua te qendroj vetem me ty mes pemeve te thara qe formojne ate pyll pertej ketyre muresh."

Mu kujtuan fjalet e saj, te cilat nuk mund t'i refuzoja kur mund t'i perdorja per ta afruar ate sa me shume prane vetes, duke i bere mjaft te besueshme ndjenjat e mia, qe ate e benin te ndihej e pasigurt ne cdo veprim qe bente.

Pasi bera nje dush, dola prej tualetit dhe u drejtova drejt garderobes prej se ciles mora dhe vesha nje pale jeanse te zeza, nje bluze te zeze, nje xhup te zi dhe nje pale atlete te zeza lekure.
Me pas shkova drejt kasafortes qe qendronte e fshehur ne nje prej syrtareve te garderobes. Pasi e hapa dhe formova kodin, mora pistoleten qe e mbaja gjithmone me vete kur dilja jashte viles dhe pasi e futa ne brez, u drejtova drejt nje syrtari nga i cili mora nje kuti te vogel te kuqe qe brenda mbante dicka simbolike te cilen e kisha porositur para disa oresh per Emilyn.

Pasi u bera gati dola prej suites, duke ecur ne korridorin e katit te dyte. Zbrita shkallet per te shkuar ne katin e pare dhe me pas ndeza nje cigare.

Pas disa minuta pashe Emilyn teksa po vinte drejt meje, duke zbritur shkallet me plot sensualitet nderkohe qe po kapte floket e saj ne nje topuz te crregullt.
Teksa po thithja cigaren, po e shikoja pa ja ndare syte, teksa po vinte drejt meje me Bruslin, i cili e shoqeronte nga mbrapa si bodyguard personal.

- Mund te largohem vlla? - u degjua Brusli ne kohen qe Emily erdhi prane meje dhe po vazhdonte te rregullonte floket, teksa po me shikonte serioze me syte e saj te zi dhe po priste ndonje fjale nga une.

Pas nje casti shkeputi shikimin prej mejen nderkohe qe vazhdonte te rregullonte floket teksa shikonte drejt deres se xhamte qe nxirrte ne pah mjaft qarte pjesen e jashtme te viles.
Pasi i bera me shenje Bruslit qe te largohej, fola kundrejt Emilyt qe po qendronte shume prane meje duke pare pertej deres se xhamte erresiren qe kishte pushtuar vendin.

- Hajde! - thashe une teksa fillova te ecja drejt deres prej xhami, duke marre serisht vemendjen e syve te saj per t'i thene qe kishte ardhur koha qe te dalinim jashte viles.

Ne ato momente degjova hapat e saj te shpejte te vinin mbrapa meje dhe pas nje casti ndjeva doren e saj te shtrengonte doren time, nderkohe qe hapat tone ishin hedhur ne sulm per ne pjesen e jashtme te viles.

( Emily )

Dera e xhamte e viles u hap prej dy bobyguardeve qe qendronin palevizur ne krah te saj.
U ndje ai ajri i fresket me ftohtesine e tij perveluese, qe perzjehej vazhdimisht me aromen e pakendeshme te cigares qe Omeri thithte vazhdimisht.
Ndiheshin xhurma tipike nate, qe po me benin te shtrengoja doren e Omerit fort dhe me doren tjeter te rrethoja krahun e tij teksa vijonim te futeshim mes pemeve te erreta te pyllit.

- Omeri ... Kam frike . - u degjua zeri im heshtur, mes hapave te avashta qe po benim dhe pikerisht ne mes te fjaleve te mia u degjua kercitja e nje dege, qe me beri te ndaloja dhe te shtrengoja doren e Omerit duke perdorur thonjte.

- U trembe? - u degjua ai te pyeste me zerin e tij te trrashe dhe mjaft voluminoz ne ate heshtje te erret.

Ne momentin qe ndaloi prej shtrengimit qe i bera ne dore, doli perballe meje dhe pasi une shkeputa doren time prej dores se tij, pashe ate te thithte dhe nje here cigaren qe po e mbante ne doren tjeter dhe me pas e pashe ta hidhte ne toke duke mos larguar syte e tij prej meje, por duke vazhduar te me shikonte me seriozitetin e tij te pandashem.
Ndjeva te dyja duart e tij te vendoseshin dhe te ledhatonin lehte mollezat e fytyres sime, qe po qendronin ne drejtim te syve te tij dhe me pas ndjeva zerin e tij te dilte bashke me tymin e athet te cigares.

- S'ke pse te kesh frike. Te kam thene qe je e imja. Dhe cdo gje qe eshte e imja nuk ka shance ta preki njeri.- u degjua serish zeri i tij bindshem, qe po me bente te shikoja syte e tij te zi pa shprehur ndonje ndjesi te vecante.

Po e shikoja disa caste pa bere asnje veprim dhe me pas nuk munda te duroja dot me.
Rrethova me duart e mia trupin e tij muskuloz dhe ndjeva duart e tij te vendoseshin lehtazi mbi shpinen time, duke me bere te ndjeja nje ndjenje te vecante rigjallerimi.
Ndjeja aromen e parfumit te tij te perzihej me aromen e athet te cigares, qe kishte rrethuar per pak caste vendin.
Pas disa castesh heshtje dhe ngrohtesi u degjua serisht zeri i tij te thyente akullin e asaj heshtjeje.

- Hajde ecim pak. - u degjua te thoshte keto fjale, teksa shkeputi perqafimin dhe po priste qe une te kapja doren e tij qe po qendronte pasive.

Shtengova doren e tij qe ndodhej afer trupit tim dhe me pas vazhdova te ecja serish bashke me te mes pemeve qe qendronin bindshem ne ate pyll te erret.

Per nje moment syte e mi u shperqendruan prej disa dritash te verdha, qe qendronin ne nje largesi jo shume te madhe prej nesh.
Po dalloja disa drita qe vareshin ne deget e pemeve dhe posht tyre qendronin disa objekte qe ndodheshin perballe nesh, por nuk dukeshin qarte prej largesise dhe pemeve qe pengonin shikimin tim kureshtar.

- Omeri ...

- Shhhhhhh - degjova peshperitjen e tij, e cila me beri te ndihesha nervoze dhe te vazhdoja te ecja bashke me te pa ndaluar me nje grimce te vogel frike.

Vijuam te ecnim duke u drejtuar drejt te vetmeve drita qe ndosheshin ne ate pyll te erret.

Teksa vazhdonim te afroheshim drejt tyre po vazhdoja te shikoja me qarte, petale te shumta ne ngjyre te kuqe qe qendronin te shperndara ne nje menyre te crregullt.
Po shikoja nje tavoline te zeze dhe dy karrige qe qendronin posht atyre llampadareve ne ngjyre te verdhe qe vareshin ne deget e pemeve dhe formonin nje pamje te mbushur me harmoni, stil dhe finese.
Siper tavolines qendronte nje shishe vere qe mbante mbishkrimin "Cabernet Screaming Eagle", dhe dy gota vere qe qendronin mbi tavolinen e erret.
Petalet e kuqe ishin te shperndara ne nje menyre te crregullt, mbi tavoline dhe mbi toke, aty ku kishin rene edhe gjethe te arta prej pemeve te thara te pyllit, ne kete stine vjeshtake .....

▪Pres me padurim mendimin tuaj rreth pjesës...

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now