•50• ○ Lavanda

1.5K 153 1K
                                    


                  》Gërvishtjet në shpirt
                      nuk bëhen me thonj,
                      por me fjalë.
                                    - anonim

Vazhduam te ecnim dore per dore, teksa ne fytyre mbanim te dy nje egersi te fjetur e te erret, deri ne momentin qe Emily ndaloi papritur dhe po shtrengonte e stresuar doren time.

- Omeri ... - degjova per nje moment zerin e saj, i cili u pasua me frymemarjen e shpeshte qe po i krijohej.

- Gjithcka ndodhi per fajin tim. Me fal !!! Ajo qe te ndodhi pak me pare ... ndoshta nuk duhet te ishim njohur kurre. Jemi dy njerez krejt te kundert qe dime t'i dhurojme njeri-tjetrit vetem dhimbje. Ndoshta une nuk duhej te isha ne ate dreq party ate nate te mallkuar ...- ne momentin qe po degjoja fjalet e saj, po ndihesha mjaft i shokuar dhe i impresionuar prej faljes qe ajo me kerkoi aq papritur.

I pushtuar prej ndjenjave boshe dhe te cuditshme si rralle ndonjehere, po qendroja perballe saj, teksa ajo po me shtrengonte doren prej ankthit.
Ne nje moment, nje ndjenje e pakuptimte me shtyhu per ta perqafuar pa exitim, teksa po e qetesoja prej zjarrit qe kishte marre, duke i folur, teksa ne zemer fillova te ndjeja nje dhimbje te lehte e te thelle.

- Shhhhhhhh. Asgje nuk ndodhi per fajin tend. Gjithcka ishte e shkruar te ndodhte keshtu. Gjerat e kunderta qe na karakterizojne plotesojne njera tjetren duke e kthyer gjithcka ne dicka te plote dhe te larmishme. Ate qe sjell e ardhmja nuk e vendos as une dhe as ti. Vetem se duhet te perballemi, edhe me lufte nese duhet, me ato dreq situatash qe realiteti na servir per te pasur nje jete te qete brenda vetes. Gjithcka po e bej per te pasur nje jete te qete brenda vetes. - riperserita fjaline e fundit, teksa ne mendje po me rishfaqeshin disa momente te se kaluares sime te ngaterruar.

Disa sekonda pasi fola, po kuptoja se mes fjaleve kisha perdorur nje fjalor ndyshe nga ai qe isha mesuar te perdorja, ndoshta sepse po e shikoja Emilyn te ndihej e erret dhe e vetmuar duke fajesuar veten per kryqezimin e paparashikueshem te jeteve tona.

- Keto nuk ishin fjalet e tua. E di ! Jane fjale qe po i thua nga keqardhja madheshtore qe ke per mua. Nese do i degjonte dikush qe nuk do te te njihte, do mendonte se je njeriu me i mire ne bote. - tha ajo me nje ze te qete, teksa e kishte mbeshtetur koken ne kraharorin tim dhe po mundohej te qetesonte lotet qe i kishin pushtuar faqet.

Dhe pasi tha ato fjale, u largua prej meje ngadale, teksa po me shikonte ne sy e deshperuar plot dhimbje dhe ne ate moment u mundua te ngushellonte fytyren e saj me nje mimike tjeter.

- Gjithsesi faleminderit ! - u degjua serisht te fliste me zerin e saj te qete, teksa po fshinte lotet prej faqeve.

Pas fjaleve te saj te fundit vendi u pushtua nga nje heshtje e plote, teksa filluam serisht te ecnim dore per dore neper rrugicen qe karakterizohej prej asfaltit, ku ne cepat e tij te plasaritur kishin nxjerre koken barishte te gjalleruara.
Pas disa hapash dolem ne rrugen kryesore dhe kaluam per ne anen tjeter te saj duke u drejtuar drejt nje ndertese qe ishte e pushtuar prej ngjyres se argjendit.
Jashte saj po na priste Lekoli, i cili ne momentin qe na pa, buzeqeshi dhe drejtoi njeren dore perpara per te na takuar.

- Omer. Eja, nxitoni sepse jeni vone. Prokurori ka tridhjete minuta qe po ju pret. - foli ai, teksa po me takonte dhe po na drejtonte drejt hyrjes madheshtore te nderteses.

( Emily )

Filluam te futeshim ne brendesi te nderteses luksoze, teksa une vazhdoja te shtregoja doren e Omerit prej nje ndjenje ankthi qe me kishte pushtuar te gjithen dhe vazhdonte te me shoqeronte ne cdo hap qe po hidhja mbi ate tapet te kuq.
Perpara nesh ecte me hapa te shpejta Lekoli, teksa na shikonte here pas here nese ndodheshim mbrapa atij apo jo.

Dhe shume pak sekonda me vone u gjendem perpara nje dere te zeze dhe te madhe, e cila pasi u hap nxorri ne pah nje ambjent madheshtor qe pushtohej nga finesa, teksa muret e saj ishin te pushtuara nga lule te bardha dhe lulet lejla te lavandes.
Ishte nje salle e madhe, gjigande, qe pushtohej nga qindra karrige te bardha e lejla, teksa perballe tyre ngrihej nje podium i pushtuar nga bardhesia, mbi te cilin qendronin dy karrige te medha dhe te kuqe, nderkohe qe perpara mbanin nje tavoline te bardhe ne krah te se ciles gjendeshin karriget e deshmitareve.

Per nje moment syte mu fokusuan tek prokurori qe po qendronte mbi ate podium, i ulur ne karrigen e tij, teksa po na shikonte me nje buzeqeshje te ngrire ne fytyre.

- Zoti prokuror. - u degjua pa pritur Omeri te fliste, teksa nisi te ecte drejt podiumit duke me terhequr lehtazi prej shperqendrimit tim qe po me sfidonte per te prekur lehtazi me mollezat e gishtave te dores, lulet aromatizuese qe vareshin dendshem mbi muret e asaj madheshtie.

Per nje moment e gjeta vetem mbi podiumin e bardhe nga ku shihej mjaft qarte bukuria e asaj salle dhe per nje moment u shperqendrova nga zeri i prokurorit qe po qendronte prane meje :

- Znj.Grill mireserdhet ! - u degjua ai te fliste, teksa me kishte drejtuar doren dhe po priste reagimin tim.

- Faleminderit ! - u pergjigja une, teksa e takova duke i shtrenguar doren dhe duke i buzeqeshur lehtazi.

Dhe pas ketij casti, u ula bashke me Omerin ne karriget e kuqe e madheshtore te podiumit.

- Le te fillojme me fjalimin ... - u degjua te vazhdonte prokurori, teksa ne deren e zeze te salles u duk nje burre misterioz te hynte dhe te dilte me shpejtesi prej saj sikur te kerkonte dike.

E cuditur prej veprimit te tij, po vazhdoja te shikoja e fiksuar drejt deres, teksa ne nje moment u shperqendrova serisht prej zerit te prokurorit.

- Znj.Grill, jeni mire ? - pasi tha keto fjale, qendroi disa sekonda ne heshtje duke me pare cuditshem dhe me pas u degjua serisht te fliste.

- Po ju pyes nese jeni dakort te beni premtimet e kurorezimit, sepse bashkeshorti juaj sapo tha se nuk ju pelqejne premtimet.

- Po, eshte e vertete. - u pergjigja une per te dale nga situata e veshtire qe po me krijohej.

- Ne rregull po i anashkalojme premtimet dhe po kalojme ne perfundim. - u pergjigj ai pas pohimit tim, qe erdhi si rezultat i shperqendrimit ne ato momente te rendesishme, ne te cilat ai kishte mbajtur nje fjalim te rendesishem per martesen dhe premtimet qe burri dhe gruaja i bejne njeri tjetrit gjate ceremonise.

- Zonjusha Emily Grill a deshiron ti te martohesh me Zotin Omer Akyüreke ne te mire dhe te keq, ne pasuri dhe varferi derisa vdekja te mos ju ndaje?

U degjuan keto fjale me nje ton voluminoz, teksa u perplasen ne jehonat e cepave te asaj salle dhe erdhen deri tek une si fjale te renda e me peshe.

Zemra filloi te me pomponte e pasigurt, e karakterizuar nga nje fllad i nxehte e pervelues, nderkohe qe syte po i drejtoja ngadale drejt Omerit, teksa po nisja te jepja nje pergjigje paksa te vertete e te pasigurt.

- Une...

- Andrea !!! - u degjua fuqishem e bertitura ime ne ate salle madheshtore, teksa u ngrita ne kembe vrullshem dhe syte e cuditur po vazhdoja ti mbaja drejt Andreas, qe sapo kishte hyre ne ate salle dhe po qendronte ne pragun e deres se zeze i shkouar prej asaj qe po shihte .....

▪Cfarë mendoni se do ndodhë në pjesën e radhës?

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now