•52• ○ Për njëri tjetrin

1.3K 153 200
                                    


    》Të duash do të thotë të
      shtrydhësh ndjenjat e dashurisë 
       mbi një qiparis të thatë që i
       nevojitet pak ujë nga ai i
       ndjenjave te tua, për të ngritur
       kokën sërisht dhe për të
       harruar mpirjen e errësirës.
                                   - kurtjani__

( Omeri )

Teksa po vazhdoja te puthja dhe te shijoja buzet e Emilyt i cmendur prej levizjes dhe shijes se tyre, ndjeva nje makine te zeze te parkonte perballe nesh, e cila me beri ne ato caste te shperqendrohesha dhe te shikoja ne brendesi te se ciles po qendronte bodyguardi im.
Ne ato momente e pashe te dilte prej saj nxitimthi dhe te vinte drejt meje me koken ulur, duke me drejtuar celesat e makines.

- Gjithcka gati?

- Po Boss, gjithcka eshte gati. - u degjua ai te pergjigjej, teksa une hipa ne makine bashke me Emilyn dhe fillova t'i jepja me shpejtesi sic beja gjithmone.

Ne nje moment e pashe Emilyn te kthente koken drejt dritares se kalteruar prej xhami, duke u menduar dhe duke ruajtur heshtjen, sikur te ishte e merzitur per te gjitha ngjarjet qe kishin ndodhur ne diten e sotme.

- Cfare po mendon? - e pyeta une kurjoz per te ditur arsyen e asaj mimike qe po mbante ne fytyre, ndryshe nga disa minuta me pare qe kishte nje buzeqeshje te embel dhe reale.

- Jo ... thjesht ... Po mendoja se cfare surprize mund te kesh pregatitur per mua. - teksa tha keto fjale, e pashe te qendronte serisht serioze duke me bere te kuptoja se po mundohej qe te mbante merzitjen brenda vetes, duke genjyer mbi ate qe po mendonte ne te vertete.

Nuk desha qe ta mesoja se cfare ishte duke menduar, sepse e dija qe po mendonte per te atin ose te vellain, po mendonte per ata qe nuk mund ti harronte dot lehte.

Duke mos dashur te shtoja dhimbje mbi te, fillova te flisja mbi temen qe ajo kishte hapur dashur pa dashur, "surprizen".

- Per "Ne" doje te thoje. Edhe per mua do te jete surprize reagimi yt. Them se do te te pelqeje. -   u degjua serisht zeri im, teksa syte po i ktheja here pas here drejt saj per te pare mimiken e embel qe po fillonte t'i shfaqej serisht dale ngadale mbi fytyre.

- Kjo pamje me pelqen tek ti. Buzeqeshje e embel. Shuuuume e embel !!!

Teksa degjoi fjalet e mia, vazhdoi te mbante ate buzeqeshje te thjeshte mbi buzet e saj dhe pas nje pas nje casti, hoqi shikimin prej meje sikur te turperohej duke pare serioze drejt xhamit te makines mjedisin e jashtem.

- Mos me bej si e turpshme tani, po afrohu pak te te puth se me mori malli. - u degjova une, teksa po vazhdoja te ktheja shikimin here pas here drejt asaj dhe teksa po vazhdoja t'i jepja makines me shpejtesi.

- Ejjj po flas un ! - u degjua serisht zeri im dhe ne ate moment e pashe Emilyn te kthehej drejt meje serioze duke folur.

- Boll me kto shaka pakripe. Nuk po bej si e turpshme. Shiko rrugen se je me shpejtesi dhe uro mos te te ndaloje ndonje polic si heren e fundit. - teksa degjova fjalet e saj, ndalova makinen duke e nxjerre paksa nga rruga kryesore dhe duke e hipur nje pjese te saj mbi trotuarin e kalimtareve.

- Kete here nuk do pres policine te me detyroje per te te puthur. Hajde tani, afrohu se ndalova dhe makinen vetem per ty.

- Je shume i cmendur ! Te betohem ! - u degjua ajo te thoshte keto fjale, teksa buzeqeshi dhe teksa drejtoi buzet e saj drejt atyre te miave per shume pak caste, nderkohe qe duart i vendosi mbi mjekren time te zeze.

***

Pas atij momenti, vazhduam rrugetimin ne heshtje nga London per ne Newquay, vendi surprize ku kete here ishte i servirur ne nje atmosfere ndryshe nga ditet e tij normale.

Vazhduam te udhetonim per ore te tera teksa shoqeroheshim nga volumi i larte i muzikes dhe flladi i fresket qe buronte nga dritaret e hapura te makines.
Teksa pija cigaret e njepasnjeshme, hidhja here pas here syte drejt Emilyt qe mundohej te levizte trupin lehte, nderkohe qe degjonte muziken ritmike dhe ndjente flladin e fresket t'i mbinte furishem mbi fytyre dhe t'i bente floket e saj te fluturonin ne ajer teksa i dhuronin nje pamje akoma me joshese.

Momentet e rrugetimit kaluan mes muzikes dhe atmosferes hipnotizuese, teksa ne nje moment kuptova se kishim mberritur ne Newquay dhe me duhej t'i thosha Emilyt qe te permendej prej gjumit qe e kishte pushtuar perpara pak minutash.

Teksa ndalova makinen, u degjua zeri im te thyente ate heshtje qe kishte pushtuar vendin :

- Emily, zemer zgjohu. Mberritem tek surpriza.

Teksa ajo po degjonte keto fjale, po parpaliste syte lehtazi duke me buzeqeshur dhe duke hedhur shikimin me shpejtesi rreth vendit ku ndodheshim .....

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now