•49• ○ Grushta të hidhur

1.3K 157 388
                                    


      》Disa lloj njerëzish pendohen 
         me gjithë shpirt, ndërsa disa  
         të tjerë luajnë role
         dramatike, për të dalë nga
         situata e veshtirë në të cilën
         ndodhen për momentin.
                                     - kurtjani__

( Omeri )

Po qendroja i shokuar perballe Emilyt prej fjaleve dhe guximit te saj qe nuk po me tronditte vetem mua, por edhe kalimtaret e cuditur e te fokusuar mbi veprimet tona, teksa boriet e makinave vazhdonin te ulerinin te cmendura.

- Hej ... Lere vajzen te qete ! - u degjua papritur te fliste nje djale rreth njezete e pese vjec me nje ton te eger, teksa erdhi afer meje dhe me kapi krahun per te ma larguar nga krahu i Emilyt, qe po vazhdoja ta shtrengoja dhunshem pas atij veprimi acarues.

Ne ato momente pa i kthyer pergjigje, drejtova syte drejt dores se tij, qe ishte pozicionuar mbi krahun tim dhe gjaknxehtesia qe po me karakterizonte ne ato momente me beri ta godisja me sa fuqi te kisha, duke e bere ate te pozicionohej disa hapa mbrapa, me gjakun qe po fillonte t'i dilte prej cepit te syrit.
Leshova krahun e Emilyt dhe vendosa grushtat perpara fytyres, teksa po shikoja ate te perqendrohej dhe te vinte serish drejt meje guximshem, per te me goditur edhe pse dukej mjaft qarte qe ishte nje amator ne boks.
Po ndihesha i papermbajtur prej inatit, sepse ne mendje po me rikujtoheshin fjalet e erreta te Emilyt, teksa po filloja t'i gjuaja me sa fuqi te kisha pa ndalim atij amatori guximtar dhe nderkohe po ndjeja dhimbje te fuqishme ne brendesi te plages ne anen e zemres, prej sforcimit.
Nderkohe qe grushtat e mi te forte binin mbi fytyren e gjakosur te atij bastardi, po degjoja zerin e shqetesuar te Emilyt te dilte i mekur, mes gjithe atyre shushurimave te kalimtareve, qe diskutonin per ate cfare kishte ndodhur.

- Omeri boll te lutem. Omeri ai po vdes. Te lutem eja te largohemi. Eja te ikimm ... - teksa degjoja fjalet e saj, vazhdoja t'i gjuaja atij amatori me sa fuqi te kisha, deri ne momentin qe e pashe te shtrihej i lodhur ne toke dhe t'i binte te fiket nga dhimbja qe une e kisha shprehur mes grushtave dhe vazhdoja ta mbaja nje pjese te saj mbi plagen e thelle e te acaruar qe kisha ne anen e zemres.

I skuqur ne fytyre prej sforcimit ngrita koken ngadale, teksa po shikoja perreth nje turme te madhe njerezish qe ishin mbeshtjelle per te pare ate cfare po ndodhte, teksa gumezhinin dhe diskutonin me ze te ulet per mua dhe ate bastardin qe qendronte i shtrire ne toke, me gjakun qe i kishte pushtuar fytyren.

- Omeri te lutem eja ! - teksa degjova zerin e Emilyt, e ndjeva te me afrohej dhe te me shtrengonte doren e pergjakur, duke u dridhur prej frikes dhe fjaleve te mia qe e kishin lenduar vertet shume, perpara disa minutash.

Filluam te dilnim prej turmes dore per dore, per t'u drejtuar drejt makines se zeze qe po qendronte akoma ne mesin e rruges, teksa boriet e cmendura degjoheshin akoma te ulerinin cmendurisht prej trafikut.

Sapu u futem ne makine, fillova t'i jepja me shpejtesi per te liruar trafikun dhe per te mos u ndaluar nga policia, alearma e seciles po ndihej disa metra larg nesh.
I shperqendruar dhe i inatosur fillova te futesha me shpejtesi neper disa rrugica qorre, te cilat ishin nje menyre mjaft e mire per tu fshehur dhe per te mos u kapur nga policia qe dale ngadale po na humbiste.

E parkova makinen ne nje rrugice te fshehte dhe me pas u mbeshteta per disa sekonda ne sendilen e saj, duke psheretire prej dhimbjes se forte qe po ndjeja ne brendesi te plages, ne anen e zemres, teksa po shikoja njekohesisht gjakun te dilte mbi kemishen time te bardhe.

Pas disa sekondash rrembeva nje farsolete nga pakoja e farsoletave qe ndodheshin ne makine dhe fillova te fshija duart qe i kisha te gjakosura teksa po shikoja Emilyn qe me kishte kthyer kurrizin dhe po qendronte ne heshtje duke pare nga dritarja mjedisin e jashtem e te ndotur qe karakterizohej prej mbeturinave.

- Fshije doren ! - fola une kundrejt saj, teksa pashe qe njeren dore e kishte te gjakosur me te njejtin gjak qe kishte pushtuar edhe duart e mia.

Ne momentin qe pashe ate te mos vepronte sipas urdhrit tim, bertita i nxehur :

- Fshije doren te thashe !

Pas disa sekondash e pashe te rrembente me shpejtesi nje farsolete dhe me pas ta kthente shikimin serisht drejt dritares se perhimte, nderkohe qe une po filloja te nervozohesha me veprimet e saj indiferente.

Ne ato momente dola nga makina teksa rrembeva xhaketen e zeze dhe fillova ta vishja per te fshehur pullen e kuqe te gjakut, qe me ishte krijuar mbi kemishen e bardhe prej plages qe vazhdonte te me jepte dhimbje thumbuese.
Teksa po vishja xhaketen po shkoja ne anen tjeter te makines per t'i hapur deren Emilyt.

-  Hajde, dil jashte ! - fola une me ze te larte, teksa hapa deren ku ajo po qendronte e ulur.

Pas nje casti e pashe te dilte ngadale prej saj teksa shikimin po e mbante perballe meje, nderkohe qe po merrte fryme thelle dhe syte vazhdonte t'i kishte te mbushur me lotet e fresket, te cilet kishin krijuar nje shtrese shkelqimi mbi iriset e syve te saj.

Pasi doli nga makina, eci disa hapa perpara duke shkeputur shikimin prej meje dhe duke ecur ngadale drejt nje rrugice qe ndodhej disa metra larg nesh.

Mbylla deren e makines me force dhe vazhdova te ecja pas saj, deri ne momentin qe i shkova prane dhe i kapa doren te cilen ajo po vazhdonte ta mbante lirisht, duke treguar indiferentizem ne ate qe donte te shprehte .....

Hiraeth (shqip)Onde histórias criam vida. Descubra agora