•43• ○ I djallëzuari

1.4K 153 259
                                    


               》Djallëzia qëndron brenda
                   njerëzve që janë të
                   lindur për ta pasur dhe   
                   për ta trashëguar atë anë
                   të errët dhe të akullt.
                                          - kurtjani__

( Emily )

Si cdo mengjes, rrezet e diellit ishin ato qe me zgjuan serisht, duke shqetesuar syte e mi.
Me bene te acarohesha dhe te mbuloja koken me jastek per pak caste.

- Iiiiiiiii. - psheretita ne shenje inati dhe me pas u ngrita nga shtrati, duke larguar prej trupit batenien roze, qe me kishte shoqeruar gjate gjithe nates se djeshme.

Ne trup mbaja veshur rrobat e gjumit, nje bluze te bardhe me nje zemer te verdhe ne mes dhe nje pale tuta mjaft te shkurtra ne ngjyre te verdhe, qe nxirnin ne pah mjaft mire te pasmet e mia.

Teksa u drejtova drejt tualetit me kembet e zbathura, ndjeva trupin te me pershkrohej nga nje fryme e ftohte dhe te me behej kokrra kokrra prej asaj ftohtesie te lehte.
U drejtova drejt pasqyres se toiletit, prej se ciles rrembeva nje lidhese flokesh ngjyre roze dhe pasi lidha floket ne nje topuz te crregullt, po shikohesha ne pasqyre per pak caste, teksa ne mendje mu rikthyen fragmente nga fjalet e Omerit.

"Je shume e mire. Tashme do te jesh pergjithmone e imja."

Nuk ishte hera e pare qe me kujtoheshin momente nga koha qe kisha kaluar me te.
Gjate gjithe ketyre diteve ne momente te ndryshme me ishte kujtuar ai me egersine dhe seriozitetin e tij te pandashem, me ishin kujtuar zenkat dhe puthjet romantike e te zjarrta, qe i kisha dhuruar dhe me kishte dhuruar ne momente te papritura.

Cdo nate e ndjeja sikur me perqafonte me trupin e tij muskuloz dhe me aromen e tij, si nje halucinacion i perhershem dhe i pameshire, qe me bente te shpertheja ne lote, te cilet mjaft qarte tregonin ate qe ndjeja perbrenda.
Tregonin mjaft qarte makthet e teperta ose dicka tjeter qe nuk arrija ta kuptoja.

Teksa po shikohesha ne pasqyre, po mendoja serisht per te, per puthjet e tij te egra qe tashme ndoshta nuk duhej t'i kujtoja me, sepse ai me te gjitha karakteristikat e tij i perkiste te shkuares.
Teksa po shikohesha ne pasqyre, u mundova te injoroja kujtimet qe me vizituan mendjen per pak caste, ndaj rrembeva furcen dhe pasten e dhembeve per te bere ritualin e perditshem te mengjesit dhe darkes.

Pas shume pak castesh, degjova babin te bertiste i acaruar.

E cuditur prej te bertiturave voluminoze, mbusha gojen me uje per te larguar pasten shkumbuese prej dhembeve te mi dhe pasi e derdha serisht ne lavaman, fshiva me shpejtesi buzet me peshqirin e bardhe qe ndodhej prane pasqyres.

Dola nga dhoma me kembet e zbathura dhe po nxitoja per te shkuar sa me pare tek dhoma e tij.
Teksa po zbrisja shkallet per te shkuar ne katin e pare, e pashe te kishte dale ne korridor dhe te fliste ne telefon me dike qe po vazhdonte ta acaronte edhe me shume sec e kishte acaruar.

- Cfare dreqin po thua Barin? Si mu*tin i tregove ku ndodhemi atij bastardi? Nuk te kerkova t'i tregoje ... puuuu te peshtyfsha mu ne punen tende. Do marresh fund po me ndodhi gje mua dhe vajzes sime. - po e degjoja te thoshte keto fjale, teksa po zbrisja shkallet dhe po drejtohesha drejt tij me shpejtesi, e shqetesuar prej gjendjes ne te cilen ai ndodhej.

- Baba. - ne momentin qe me pa t'i afrohesha, ndaloi, u step dhe mbylli telefonin i nervozuar prej lajmit te cuditshem qe kishte marre prej Barinit.

Para dy ditesh ...

Barin. Kete emer e kisha degjuar edhe para disa ditesh, kur ai erdhi ne vilen tone per te takuar tim ate.
Ishte nje burre esmer rreth tridhjet e pese vjec, trupmadh, muskuloz, me floke dhe sy te zinj.
Dukej shume serioz dhe autoritar, sepse tiparet e fytyres i kishte te theksuara dhe mjaft te egra.

Teksa takoi tim ate, mendova se do e pyeste se si ishte me shendet, por fjalet e tij ishin mjaft ndyshe nga ato qe prisja.

- Eja ne zyre Z.Markus Grill, se kemi shume per te folur bashke. - dhe pasi i tha keto fjale kundrejt tim ati, nuk priti as nje cast, por u nis drejt zyres se tij, bashke me te qe po e ndiqte mbrapa, pasi me beri mua me shenje qe te shkoja ne dhomen time.

E cuditur prej vizites se papritur, shkova ne dhome, teksa po qendroja me telefon dhe si nje vajze e fiksuar pas modes, po shikoja koleksionin e ri te veshjeve per stinen e dimrit.

Papritur fillova te degjoja te bertitura dhe fjale banale qe vinin nga kati i poshtem.

- Pusho !  - degjova ne ato momente nje te bertitur te fuqishme, qe u pasua nga fjale te tjera te cilat nuk erdhen qarte deri ne dhomen time.

E shtangur prej tonit te larte, zbrita shkallet me shpejtesi per te shkuar ne zyren e tim ati, aty nga ku po vinin te bertitura dhe kercenime te tjera.
Tek dera e saj po qendronin dy prej bodyguardeve te viles sone, qe po mundoheshin ta hapnin me force deren e hekurt.

- Z.Markus jeni mire? - bertisnin ata te shqetesuar, teksa po mundoheshin akoma te hapnin deren e hekurt te zyres, nga ku po vazhdonin te degjoheshin te bertitura dhe kercenime.

- Nese guxon dhe i thua se une kam marre pjese ne trafikimin e motres se tij, do te te vras me duart e mia. - u degjua serisht zeri i trashe dhe voluminoz i Barinit te kumbonte egersisht edhe pertej zyres.

- Emily. Cfare po ndodh aty? - ne ato momente pashe te vinte drejt meje i shqetesuar Hilari, nje burre rreth te pesedhjetave, qe ishte njeriu me i besuar i tim ati.

Po vinte me vrap drejt zyres me celesin e saj, qe po mbante ne dore dhe pasi e hapi ate dere te mallkuar, pashe Barinin teksa po qendronte ne kembe dhe po vazhdonte te bertiste i nxehur kundrejt tim ati, qe po qendronte ulur dhe ne fytyre i ishte afishuar nje peluhure e zbehte.

- Une ta shpetova jeten kur ishe ne prag te vdekjes dhe une ta marr serisht. Kete mos e harro Z.Markus Grill. - pasi Barini tha keto fjale i nxehur, u largua nga zyra me hapa te shpejte, ndersa une e shqetesuar dhe e shokuar u drejtova drejt tim ati, qe po i mbahej fryma dhe po kollitej prej fjaleve te pavlera dhe genjeshtave te shumeta qe Barini i kishte thene .....

▪Cfarë mendoni për pjesën?

▪Cfarë mendoni se ka ndodhur?

▪Cfarë mendoni se do të ndodhë?

Hiraeth (shqip)Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang